Histori Kombëtare: RILINDJA E SHTETIT TË ÇAMËRISË

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 13 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut.

Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të artit, shkencës, filozofisë, dhe të kulturimit, Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Çamëria Pellazgo-Iliro-shqiptare, përjetoi gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët, kurrë të padënuara. 

Epiri i Ilirisë, Çamëria-shqiptare, jo pa të drejtë quhet foleja e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgjiko-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i kanë dhënë njerëzimit. Republika e Çamërisë, apo thënë shkurt, Shqipëria e Poshtme, në Greqi, Çamëria, ka 17 mijë e 500 kilometra katrorë, sipërfaqe tokë dhe 6 mijë kilometra katrorë, sipërfaqe ujëra dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë.

Në Rilindjen e Shtetit të Çamërisë, kontributi i patriotit Festim Lato është kontribut i veçantë dhe i jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare. Ky kontribut i Festim Latos është i veçantë për vetëfinancimin e mbi 2 mijë protestave dhe veprimtarive të tjera për Pavarësinë e Çamërisë dhe shpalljen e Republikës së Çamërisë në të gjitha shtetet e Evropës.

Kam patur durim shprehet Festimi që heshtjes për Çamërinë dhe rreth Çamërisë t´ia thyej të gjitha dyert e dritaret që Çështjen Çame e mbanin të mbyllur nëpër katakombet burg të grekëve, evropianëve e shqiptarëve. Trokitja çame për të drejtën mbi ekzistencën në trojet e gjyshërve dhe stërgjyshërve, është trokitje mbi një vullkan të fshehur e të heshtur. Gjenocidi grek mbi Çamërinë është i vërtetë dhe me dëshmi të pamohueshme. Dorëzimi i Dosjes Çame është shënuar edhe nga ( Arkivi i Institut të Historisë – Tiranë. ) „Lajm i mirë për Kombin! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë për njohjen e Gjenocidit grek ndaj çamëve, për rikthimin e çamëve në pronat e tyre, për dëmshpërblimin e pronave të çamëve, dhe heqjen e Ligjit të Luftës të Greqisë ndaj Shqipërisë! Është një ditë e mbarë dhe, një çast historik, tha Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare „Çamëria“ qendra në Hollandë, Kryetari, Festim Lato.

Ky shkrim u publikua me 12 shkurt të vitit 2016, dhe mund të themi se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këtë rast u tha se më në fund Çështja çame po njihet ndërkombëtarisht, mbaron shkrimi i Institutit të Historisë- Tiranë. Vëllëzër, Greqisë po i themi hapur se ne shqiptarët nuk kemi tokë për të falur. Shqiptarë, atdheun tonë të ndarë e të copëtuar, në pjesë-pjesë, vetëm një lavdi mund ta shpëtojë, fitorja mbi Krahinën e Mollës së Kuqe dhe Pavarësia e Republikës së Çamërisë.

Atdhe Geci – Dortmund, 2018

Shperndaje ne
Updated: 18 Shtator, 2018 — 21:02

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.