KUJT DUHET ME IA FAL JETËN

ME ShKAS
(Për ke duhet derdhur gjak? Për kë duhet të jepet edhe jeta?)

Është për tu habitur që sot, para mediumeve, del herifi që i thot vetes “ish ushtar i UÇK-së” dhe pa fije turpi, pa mend në krye, pa ideal sepse ia kanë larë trurin dhe deklaron “jam gati të japë jetën për Erdoganin”?! E pabesueshme, por reale? Sa çudi..!
Për sa i përket UÇK-së kam respektin më të lartë të mundshëm për sakrisicën e dhënë, për heroizmin e pashoq të treguar në mbrojtjen të trojeve të atdheut tonë të copëtuar e të ndarë padrejtsisht gjatë periudhave historike në të kaluarën e që vazhdon akoma edhe sot dhe të cilëve unë u krijova e shkrova, si shumë krijues tjerë, nga ajo që ndjeja në zemër, disa poezi, balada e poema bashkë me poemën domethënëse me titull: “EPOPEJA E UÇK-së”, për kohën derisa përfundoi lufta çlirimtare e jona,e fundit, në mbarim të shekullit të kaluar.
UÇK-ja kishte ideal! Ajo i doli zot vatanit, e mbrojti gjakun e arbrit, e mbrojti nderin dhe krenarinë shqiptare. Ajo dha brigada të dëshmorëve dhe martirëve të kombit të cilët iu bashkuan në sakrificën më sublime deri në palosjen në alltar të lirisë jetën e tyre sepse i patën shembëlltyrë heronjtë kombëtarë shqiptarë që numërojnë me kolona të tëra me në ballë Kryeheroin Kombëtar Shqiptar: Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, të cilët gjatë periudhave historike nga lashtësia e deri më sot luftuan e ranë në altarin e lirisë për Atdheun e lirë, për Gjakun me gjen Arbri, për Flamurin e Arbrit, për Gjuhën e Arbrit; për gjuhën e bukur shqipe. Po ky Gjergj Kastrioti i vu fre Perandorisë Otomane dhe satelitëve të saj ballkanikë që ishin dhe mbetën armiqtë tonë shekullorë me borxh deri në fyt kundrejt shqiptarëve për shumëçka. Si gjithë Perandoritë tjera edhe Perandoria Otomane u mundua, pasi i pushtoi tokat e arbrit, ta asimilojë popullin shqiptar, ta gjobisë me taksa të rënda, ta plaçkitë duke ia marrë arin dhe argjendin, duke e shfrytëzuar si krah pune në punën “hangari”, duke e dërguar në shërbim ushtarak të detyrueshëm pjesën e popullit shqiptar që kishte pranuar konfesionin islam, madje, nëpër frontet e luftës si në Krime në Molldavi në Jemen e gjetiu… duke i vënë “mish për topa” madje në kohëzgjatje deri në 12 vjet pa e parë vendlindjen. Po kjo Perandori bëri masakrën e Manastirit ku ua preu kokat njëmijë bujarëve shqiptarë të cilët i kishte ftuar në gosti ku do tu ndante dhurata. Po kjo Perandori mundohej me mish e me shpirt e duke përdorur metoda perfide nga korrupsioni, spiunazhi, presioni, deri te dajaku e burgimi e hedhja në flakë të pasurisë së tundshme e të patundshme, pyjeve, kullotave, shtëpive, bagëtive…! Në sytë e kësaj perandorie dhe pse jo edhe me aminin e saj, nga tetitori i Perandorisë Osmane, Serbia u shpopulloi(shpërnguli me dhunë-muhaxhiroi) popullsinë autoktone shqiptare nga pjesa verilindore e Sanxhakut Kosovës që mëpastaj për ta populluar me popullsi serboslave pra, trojet shqiptare të Nishit, Leskovcit, Prokupljes, Pirotit, Toplices Brestovcit etj,në periudhën kohore nga nga viti 1804 deri në Kongresin e Berlinit në vitin 1878. Po këta pushtues otomanë nuk lejuan hapjen vetëm të shkollave shqipe, duke bërë kështu asimilimin e gjuhësor e gjenocidin kulturor ndaj neve shqiptarëve. Po kjo Perandori me një mori udhëheqësish ushtarakë më të lartë me prejardhje shqiptare e lanë vetëm Shqipërinë pa autonomi për dallim nga fqinjët e saj: grekët, bullgarët, serbët e malaziasit. Dhe më e dhimbshmja ajo pas kapitullimit të Osmanllinjve në vitin 1912, i shitën dhe ua dhanë “hedie” tokat shqiptare armiqve grabitqarë ballkanikë: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë e Malit të Zi, gjithnjë në dëm të kombit shqiptar i cili ishte i pambrojtur dhe i përçarë, bile në tërheqje e sipër i mblidhnin armët nga shqiptarët dhe fshehurazi ua dorëzonin serbeve dhe aleatëve të saj pë ti vrarë po ata shqiptarë të çarmatosur. Absurditet i paparë? Sa çudi! Po këta shqiptarë, akoma pa u mbyllur plagët nga Luftërat Ballkanike, do të shkonin në Çanakala më 1915, për ta shpëtuar tanimë mbetjen, nga i sëmuari i Bosforit-Perandoria Otomane,Turqinë e kjo si shpërblim për këtë ndihmesë me sakrificë vetë jetën e vullnetarëve shqiptarë, do të lidhte marrëveshjet famëkeqe serbo-turke për shpërnguljen e mijëra familjeve shqiptare nga trojet shqiptare në drejtim të Anadollit, Politikë të cilën e vazhdoi SKS, Mbretëria e Jugoslavisë dhe Jugoslavija e Titos e cila mban përgjegjësinë edhe morale edhe materiale për shpërnguljen pa kthim të shqiptarëve me “visika” për në Turqi si dhe përgjegjësinë penale të shkallës së rëndë për mijëra shqiptarë të pafajshëm që u vranë nëpër Monopole si ai i Tetovës, në Fushën e Sremit, në Tivar dhe në Dubrovnik të mbytur me gaz helmues si dhe nëpër shumë vende tjera…nga bandat çetnike nën ombrellën partizane, pa pasur as më të voglin reagim kundra këtyre veprimeve çnjerëzore as nga faktori i jashtëm por as nga shteti amë si ai i formacionit Mbretëri si ai i formacionit Republikë.
Dhe, tani shtrohet pyetja. Për ke duhet derdhur gjak? Për kë duhet të jepet edhe jeta? Për pasardhësit e atyre që i patëm me shekuj si “zhgjedhën” e kaut në qafë dhe si “rriqrën” e demit në shpinë; njëra duke na e shtypur kryet gjer në tokë që të mos shohim dritë e tjetra duke na e pirë gjakun deri në pikën e fundit, të atij gjaku blu të arbrit edhe ashtu të derdhur shumë nëpër luftërat për liri, por edhe në vëllavrasjet e hakmarrjet kobëzeza që skanë të sosur edhe sot!?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 23 Shtator, 2018 — 02:39

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.