Perkujtimore per DESHMORET e rene ne Demonstraten e 27.03.1989-te

Te dashur miq,shoke, te nderuare familjar te DESHMOREVE te rene ne Demonstraten e 27.03.1989-te: SHUKRIJE OBERTINCA, ISMET KRASNIQI, SEVDAT XHAFOLLI, VETIM SHALA dhe MUSTAF VESELAJ.

Te gjithe ju te plagosur apo te lenduar dhe ju pjesmarres te Demonstratese se 27.03.1989-te.Bashkohem me ju si sot e 28 vite me pare per te ndare dhimbjen por dhe krenarin,per t’kujtuar ate dite.Dite te nje rendesie dhe kthese historike.Pas demonstratave te vitit 1981-82,pas vrasjeve,burgosjeve,largimit nga puna,shkolla. Persekutimit, qe po i behej nje populli te tere e sidomos te atyre qe kundershtonin politikat shfarosese anti shqipetare.Ishte pikrishte Demonstrata e keti vitit 1989-te qe ktheu edhe njeher shpresat per liri te t’gjithe shqipetareve ne ish Jugosllavi.

Vendimi i marre nga LPRK-ja qe te zhvillohet nje demonstrat gjithepopullore ne te gjitha viset ku jetonin shqipetare ne ish Jugosllavi iu pergjigjen nje numer shume i madhe siq ishte ajo ne Prishtine ne 27.03.1989-te.ku me mija veta te rinje e te reja te moshuar, nxenes, studente, punetore qe te gjithe ju bashkuan demonstrates se thirrur nga LPRK-se.Ishte fati apo rastesia qe ate dite ne se bashku edhe njeher te tundim themelet e Jugosllavis se atehershme dhe endrren disa shqipfolesve qe me qdo qmim donin te rrinin ne pushtet ne menyre qe te mbanin te gjalle Jugosllavine qe po vdiste.I thash te gjitha keto dhe shume tjera kisha pasur deshir te thoja por tashme te gjitha jan te njohura dhe se une nuk dua te perseris.Fati qe me ra mua te flisnja dhe te udheheqe ate dite demonstraten ishte per mua nje ndere por njekohsishte edhe pergjegjesi.

Nuk ishte e parapregaditur se kush do printe duke pasur parasyshe situatat e asaj kohe rrethanat e veprimtarise sone, shoket ishin te ndare pothuajse ne te gjitha qytetet e Kosoves te njejten kohe dhe ore, ku do te zhvilloheshin demonstratat..! Pas disa pengesave qe na u shfaqen po ate dite qe ne edhe pse kishim lajmruar se fillimi i Demonstrates do behej ne oren 13:00 ne u desh qe ate ta shtynim per ne oren 15:00 kte vendim aty per aty kisha marre une bashke me Milaim Buzukun, sepse koha dhe rrethanat me detyruan qe te merrnja nje vendim te till.Me pas ngjarjet shkuan sipas parashikimeve tona,pas intervenimit te policis me gaze lotesjelles dhe panikut qe u krijua duke pasur parasyshe se ne mesin e turmes kishte njerez qe per te krijuar panik dhe huti ishin futur ne mesin e demostruesve e sigurishte edhe per te arrestuar ndonjerin.Pas perleshjes qe zgjati diku 20 min.demostruesit u shperndan ne drejtime te ndryshme qe me vone per tu takuar prap tek Kodra e trimave dhe kjo situat vazhdoi deri ne oren 21:00.

Heroizmi qe une them me plot gojen i asaj dite ishte i pa shembullte,te rinje qe versuleshin tankeve perleshja fyt per fyt me policin jugosllave edhe pse ne ishim te pa armatosur kurse pala jugosllave e pajisur deri ne dhembe me armet me moderne te kohes.Ne kohen kur u sulmuam nga qielli ku nga hilikopteret gjuanin pa meshir mbi kokat tona ushtria e policia Jugosllave,Bien edhe deshmoret e pare te asaj dite i pari ishte Ismet Krasniqi dhe me pas bie nje nxenes i medreses qe ate dite deri sa eshte qelluar mbi te nuk me eshte ndare per as edhe nje momente nga une me pare nuk kam njohur .Ishte hera e pare dhe e fundit qe takova ate djale zemer shqiptari .Nuk di si ta pershkruaj ate dite afer kisha edhe Fahri Fazliun kisha edhe Afrim Zhitin qe ate koh nuk e njihja edhe pse vepronim bashke ne LPRK-ne por ne celula te ndryshme. Jan shume njerez qe ate dite pata krah meje duke rrezikuar jeten por qe jan shume per ti thene me emra te gjithe por ne zemer e ne mendje i kam qe te gjithe. Nuk desha te tregohem se kush jam por e ndjej si pergjegjesi jo mburrje per gjithqka qfar ka ndodhur ate dite do kisha pasur deshir te isha edhe une ne mesin e te reneve po ate dite.

NDERIM DESHMORVE TE RENE PER QLIRIM DHE BASHKIM TE SHQIPERISE.

Islam Idrizi

Shperndaje ne
Updated: 27 Mars, 2017 — 15:30

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.