THUAJ JO RRENËS SE RADHËS! THUAJ JO MARRËVESHJES QË S’TË SJELL ASGJË!

Na vrasin, na pështyjnë, na i shkelin fëmijët me kerre, lagjet dhe qytetet tona ne atë shtet duken si paradhoma e ferrit….por votën na e duan?
Një komb pa komb, një shtet pa arsyeje, kujtohet se i ka shqiptarët brenda, e ata i shfrytëzon si material harxhues sa herë, përherë, ju vie laku i identitetit të rremë në qafë!
(Me jep lirinë ose vdekje) kishte thënë revolucionari amerikan Patrick Henry në vigjiljet e kongresit të parë indipendent amerikan, maksima, shahadeti, formula e pagëzimit politik të shqiptarët e Fyrom duhet të jet :

Shqiptarët shpresojnë se me votimin pro marrëveshjes Greqi-Fyrom përfitojnë edhe ata me faktin se Fyrom mund të futet në NATO e BE, edhe? Çka tash?
Çfarë garanton kjo për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë veriore?
Ku është kontrata që duhet ta lidh shteti i Fyrom me gati gjysmën e popullsisë brenda vendit të vet?
Ku janë fabrikat në pjesët shqiptare të Fyrom?
Ku janë dënimet për vrasësit nga radhët e tyre që vrasin fëmijë?
e kur një shqiptar e vjedh një radio të kerrit i merr 10 vjet burg (komplet ma kujton diskriminimin që Amerika e bardh ja u benë zezakve atje) shqiptarët duhet të tregojnë sa peshojnë, nuk janë pak, po nuk janë as shumica, mos voto pa kushte, mos voto pa koparë (kopara duhet të jetë fillimi ndërtimit të një fabrike në Çair në Shkup…ta zëmë) mos voto nga euforia se mos këta të këqijtë po bahën ma në fund të mirë, nuk të do brenda atij shteti, në fakt të urren si asgjë tjetër në këtë botë, nëse referendumi dështon, dështon Maqedonia, JO SHQIPTARET e nëse dështon Maqedonia, të ashtu quajtur maqedon do e kuptojnë sa dëshprimisht ju duhen shqiptarët, e sa pak vlejnë ata vet, Maqedonia ose do ndahet, ose duhet të jet shtet bullgaro-shqiptar, për ndryshe nuk i duhet askujt, të drejtat dhe qenia e juaj nuk janë pune e një dite, te drejtat e juaja janë te papërsëritshme, referendumi i Fyrom mund të përsëritet çdo herë, çdo ditë, çdo orë – rinia jonë nga Ilirida po ik çdo orë, çdo minutë, çdo ditë, po pakohemi!
Mbase ra shembulli Amerika, këtë vend që e duam te gjithë, ne nuk jemi indianët e kohës moderne, siç ishin indianët në Amerikë kur të bardhët ja u morën tokën, njëmend na e morën tokën, por ne mbetem aty, andaj historia sillet si bumerang, e vërteta jonë kolektive do të fitojë!
Nuk ka mundësi me të artë se 30 shtatori 2018 të dëshmojmë se jemi hisedarë të pa-kontestueshem në shtetin Maqedoni veriore apo, Fyrom!

KËMBËNGULNI NJËHERË, DO VUANI VEÇ PAK, E DO FITONI PËRGJITHMONË!

Shperndaje ne
Updated: 1 Tetor, 2018 — 04:34

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.