A. Kojku: Personalitet i brymosur kombetar Zyber Alliu (Poezi)

”Poezi kushtuar Zyber Alliut,- dhe personaliteteve të tjerë atdhetar nga rrethi i Librazhdit dhe më gjerë”.

Dhe me konkretisht për jetën, veprën, personalitetin, atdhetarin, humanizmin, shoqërinë miqësitë dhe cilësitë e vetit e tjera fisnike dhe burrërore patriotike atdhetare që i ka pasur në formimin intelektin memorjen karakterin botkuptimin e tijë Zyber Alliu, i ka përmbledhur dhe përkufizuar në disa strofa në poezi A,- Kojku.

I cili ka qënë dhe është shumë i përkushtuar dhe i mirë – informuar për historikun e rrethit të Librazhdit dhe personalitetet që ka pasur dhe ka nxjerr ky rreth në të kaluarën e tij historike.

Personalitete të cilët kanë qënë të formuarë brumosur dhe të dëshmuar në çdo aspekt të jetës, e në veçanti në aspektin kombëtar-atdhetare, dhe poezia kushtuar-dedikuarë Zyber Alliut dhe personalitetëve të tjerë atdhetarë nga Rrethi i Librazhdit dhe më gjerë nga A,- Kojku është kjo në vijim.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Po ju tregojë – dhe – këndojë një burrë me vlerë Zyber Alliu si skifter, si Ali Pashë Tepelena

Tre gra i kishte mrena, tre gra në fis me nomë

S’kishte burra që t’i çonte n’komë.

Kur katuni skishë shpi e drithë në hambarë,

Zyber Alliu bënte tregti me Strugë e Gostivar

Kur katundit i mehej buka, Zyber Alliu ua binte nga Struga.

Burrë me kulla,e pasuri atdhetari e fisnikëri me dyqone

E hone e mulli, ku blunin drithërat bashkëfshatarët e tij

Me punishte ku zinte raki dhe e pinte me shnet me miqtë e tij

Nja ti burri s’ia vem dot hashën

Se kishte mik për kok Aqif Pashën – Aqif Pash Elbasanin

Kur fliste tek Zyber Alliu, si mik dridhej Honi.

Ka pasë miqë dhe të tjerë burra, si Hajdar Blloshmi – Haki Blloshmi dhe Daut Gurra.

Dhe Muzhaqt nga Polisi,Hasan Ymer Çotën e Beqir Ballin nga Funarsi Abaz Beqir Biçakun nga Qarrishta,

Sali Agan e Hamdi Bej Ohrin, Xhemë – Gostivarin, komandant i xhandarmerisë në Qukës i pari.

Dhe këta burra lidhën besë në luftën e Shkodrës

Vullnetarë morën pjesë më 1913-ë -1914-ë.

Në luftë të Shkodrës kanë marrë pjesë vetë

Edhe Zeqë Bici e Daut Gurra dhe i treguan serbit se kombi shqiptar kudo ka burra.

Dhe ky Zeqë Bici me një gunë çobani të gjithë luftën në komë e boni, Zyber Alliu nga Hotolishti ju tha serbëve kthehi mbrapa

Se do ju varim dhe kryqëzojmë si e kryqëzuan Krishtin.

Dhe këta burra atdhetarë më 1920-tën shkuanë në luftë të Vlorës vullnetarë

Dhe ju bashkuan Selamë Musajtë për ta mbrojtur kombin dhe flamurin shqiptar,

Nga armiqtë dhe tradhtarët.

Dhe kur pushtuesit ktheheshin në vend të tijë,

Se të tillë burra të kombit shqiptar u jepnin vetëm plumba

Vdekje dhe varre në këtë Shqipëri

Masanaj të tillë burra ktheheshin në shpi.

Si atdhetar ne do i kujtojmë, asnjëherë s’do i harrojmë.

(Poezi e shkruar nga A,- Kojku e ripërpunuar riplotsuarë kompletuar dhe përshtatur për këtë botim, nga Autori i Monografis D , Alliu, Monografi-Poezi e botuar në muajin Mars të 2011-tës e cila i kushtohet Zyber Alliut dhe personaliteteve të tjerë atdhetar nga rrethi i Librazhdit dhe më gjerë)

Shperndaje ne
Updated: 1 Tetor, 2018 — 04:42

The Author

Dashamir Alliu

1 Comment

Add a Comment
  1. Poezia e A. Kojkut mund te quhet edhe thjesht monografi teper e thuket dhe shume informative per atdhetarin Zyber Alliu.Kjo eshte merite e poetit, i cili nuk e ka thjesht poezi, por me mire me thene nje proze poetike. Nderimet tona te sinqerta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons