PERIUDHA E TË KAPËRCYELLIT NGA FJALA “DISA” NË FJALËN “SHUMICA”

PERIUDHA E TË KAPËRCYELLIT 

NGA FJALA “DISA” NË FJALËN “SHUMICA” 

Kjo trajtesë merr shkas nga dakortësimet, ose më qartë drejtëkuptimet, e profesorëve të nderuar, zotërinjtë Eshref Ymeri dhe Faruk Myrto, që me qnedrimet tona, ti përgjigjemi kërkesave të kohës në përshtatshmëri me stadin në të cilin, të paktën shoqëria euroatllantike, përpiqet për të përfshirë gjithë popullsinë e kontinentit në vendosjen sa më parë të projektit të parimeve themelore të të “Drejtave Universale të Njeriut”. Njëherazi, më jepet rasti për falenderime të sinqerta dhe të përzëmërta për konsideratat në adresë të Atdheut dhe të mirëqënis tonë të përbashkët.   

Për shtjellimin e temës, mendoj të përqendrohem në tre realitete, të cilat nuk janë më në rolin e indikatorit, por, gjithnjë në arësyetimin tim, janë vërtetuar se kanë fituar epërsi të dukshme, në pengesat e zhvillimit politik, ekonomik, social dhe atdhetar.  

                           a).- Nga “Disa” tek “shumica”  

Janë dy fjalë, që në rastin tonë  do ti shtjellojmë me politikat partiake; mediatike; veprimtaritë prodhuese dhe tregtare (bizneset); të cilat ose e trondisin zhvillimin shoqëror, ose e nxisin atë. Të gjithë shprehemi me këto dy fjalë, kur vrejmë se në jetën tonë të përditshme ndikojnë faktorë njerëzorë për keq apo për mirë. Po ashtu gjithmonë dëshirojmë që elementët negativë, në mos eliminimin e tyre të paktën të renditen në sasi numerike tek fjala “disa”, dhe e kundërta dëshirojmë që elementët pozitivë të jenë tek fjala “shumica”. 

▪ Gjatë këtyre afro 30 viteve, duam apo nuk duam, vërtetohet se grupimet politike, në “shumicë” kanë treguar paaftësi, pasiguri, zhvillim të venitur, arrogancë, konflikte ndërpartiake me ndikim në mbarë shoqërinë, tensione krejtësish të pa arësyeshme, deri edhe në konflikte mes grupeve militante apo simpatizante.  

▪ Shfletojmë gazetat e përditëshme të printuara dhe ato onlain, jo në kuptimin e rënies në dëshpërim, apo shpresëhumbjes, por në kuptimin e cekjes të së keqes,  ndeshemi me ngjarje negative, tepër negative, me horrore, me anësira të theksuara partiake, të cilat në “shumicë” kanë zaptuar dhe ndjekin praktikat partiake. Qoftë veprimet brenda për brënda, apo mes tyre, pa mëdyshje edhe sjelljet apo qendrimet në foltoren parlamentare.  

Duke punuar me këtë trajtesë, qëlloi që lexova sot (28 shtator) një shkrim në gazetën Tema, i cili në brendi shpreh revoltën popullore ndaj ngjarjeve të shëmtuara, njëherazi tregon dhe mos veprimet për zbatimet e ligjeve. Autori i nderuar, ndër të tjera shprehet: “Ne nuk mund të mbajmë më të tilla dalldi politike, që po shkatërrojnë mendërisht një shoqëri të tërë e po na bëjnë të marrim arratinë të gjithë, natën madje”. Kuptohet: Kërkesa për ndryshim rrënjësor, ndjehet në çdo qelizë të shoqërisë, ajo është kudo e pranishme!. 

▪ Tek mediat vrehet re edhe një fenomen interesant. Në “shumicën” e shkrimeve, artikujve, apo ngjarjeve që shkruhen, për të mos e tepruar 70% e komentuesave onlain, mbajnë qendrime të drejta, të sakta. Pavarësisht se shumë kërkojnë mbylljen e këtij varianti, por edhe kjo formë, mendoj se është një opozitë anonime e nevojshme. Sigurisht duke i anashkaluar edhe “disa” fjalë apo shprehje të papërshtatshme, jashtë etikës; japin mendime të vlefshme, kritikojnë në mënyrën e tyre ngjarjet dhe veprimet jo korrekte, ndaj të cilave mbajnë qendrime të ashpra, neveritse ndaj publikimeve mashtruese, propagandave të “dala boje”, duke u përfshirë vullnetarisht edhe në dhënie mendimesh për zgjidhjen e këtij apo atij problemi, veprimi apo ngjarjeje.  

                     b).- Sindroma Down e pushtetit, s’njeh kufi. 

Epitete të shumta, nga më të shëmtuarit kemi dëgjuar dhe dëgjojmë nga foltoret partiake dhe më lart. Pseudo epitete të vendosura vend e pa vend, të politikanëve ndaj njëri-tjetrit; mes tyre; ndaj veprimtarëve të veprimtarive të.prodhimit; tregtarëve- biznesmenëve; kanë “shtuar” fjalorin e gjuhës shqipe.  

Ka kohë që politika për interesat e saja, marrjen e pushtetit me çdo mjet, shton fjalë në fjalorë, të cilat në shumë raste jo vetëm nuk përshtaten, por prekin në palcë “shumicën”; çorodisin mjedisin popullor; tromaksin dhe frenojnë ecurinë në fushën e tregtarëve; të prodhuesave të ndryshëm, të domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit.  

Mëngjes, drekë, darkë, shikojmë dhe dëgjojmë në ekranet televizive, në foltoret e politikës dhe të ligjvënësve, mes shumë debateve, konflikteve, akuzave po thuaj për gjithçka edhe fjalët “Oligarkët” e qeverisë, sepse vazhdon mentaliteti i shkuar se gjithshka duhet të financohet nga buxheti i shtetit; ndërsa iniciativa e lirë në veprimtaritë prodhuese dhe të tregut, thuajse nuk veprojnë, kjo se pushtetarët ndjenë “dhimbje të thella”; dhe si të tillë nuk e lëshojnë “arën” ku mbillen-koren përfitimet materiale në favor të tyre dhe për ata që kanë pranë. 

Akuzat dhe denoncimet, “shumica” të pavërteta ose të pa argumentuara, hidhen me “shumicë” në mjedisin popullor. Ndërsa mbajtja e përgjegjësisë, për tensionimet e situatave, si rrjedhim i shprehjeve për përmbysje të qeverisë, me vrasje apo me “mos bindje civile”, etj, kanë rënë dhe bien “në vesh të shurdhër”. Përflitet nëpër shumë tribuna shprehja: “Prisni, s’keni parë gjë akoma” dhe ne, populli i thjeshtë, rrimë e presim me zemër të dridhur, duke menduar “gjëmën e madhe” që njerëzit e shtetit na i shërbejnë si të jenë lojtarët fëmijësh!  

Ndëshkimi ndaj veprave korruptive është i kufizuar dhe i pafuqishëm kryesisht në radhët e politikës dhe afër saj. Për të kuptuar pavlerën e denoncimeve dhe akuzave, në morinë e tyre, dhe mbretërinë e të ligave në “shumicë”, na vjen në ndihmë edhe një fragment nga denoncimi i freskët i PD-së: “Marrëdhënia e politikës me krimin është transformuar, nuk janë më në Kuvend kriminelët, por janë politikanët e lidhur me krimin”. (Gazeta Dita date 28.09.’18). Ja, ky është një fragment-akuzë, ku informohemi se politikanë tanë janë të lidhur me krimin. Sa e lexova “akuzën” më erdhi ndërmend shprehja popullore: “Më thuaj me cilin rri, të të them se cili je”.  

Deri këtu, shkurtimisht u ballafaquam me realitetet tona ku si në politikë, në media, në veprimtarinë prodhuese dhe në tregti, për fat të keq, e keqja ka rrëmbyer fjalën “shumicë”. E thënë ndryshe, në këto fusha veprimi, mbretëron fjala “shumica” në negativitet!.. Një këmbanë që bie fort ndërvite, por e keqja ka arritur që tingujt e saj ti suprimojmë (kançelojmë).  

                 c.- Nga “forca e zërit” tek “forca e fjalës” 

Nëse do i drejtohemi urtësive popullore të trashëguara, do kuptojmë se duhet të mbizotërojë “forca e fjalës”. Shprehja popullore: “Mos ngri fort zërin, por jepi forcë fjalës. Nuk janë bubullimat dhe vetëtimat, por është shiu rrit bimësitë”.  

Edhe njëherë!  

Në këto afro 30 vjet, për fat të keq, kemi dëgjuar bubullima dhe vetëtima, të cilat i kanë sjellë dëme të mëdha shoqërisë tonë (nuk është e nevojshme të numërohen sepse, veç se janë në “shumicë”, por dihen nga të gjithë). Të gjithë mbi 40 vjeçarët kanë dëgjuar konflikte, debate të ashpra, kanosje, trimëri me fjalë, akuza të ndërsjella mes palëve në politikë. Të gjitha përplasjet e ashpra, apo debatet nuk bëhen për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit, por mbizotërojnë akuzat mes tyre, sharjet me tone tepër acaruese, konflikte bajate dhe tepër me teprime përdoren poligonet e qitjeve kundër viteve të shkuara, të para nëntëdhjetës. Kur me të shkuarën, kryesisht le të merren profesionistët e fushave përkatëse.  

Kohë me “shumicë”, e humbur për “mustaqet e Çelos”. 

Në mbyllje të trajtesës, e mendoj të nevojshme të theksohet se shoqëria jonë duhet të ndalë elementët negativë, të cilët fatkeqësisht përbëjnë “shumicën” dhe në vend të tyre të nxisin elementët pozitivë, të cilët sëbashku me intelektualët, profesionistët, politikanët dhe mbi të gjitha, e gjithë shoqëria shqiptare të arrijë të bëjë të mundur dëgjimin e forcës së fjalës.  

Ky ndryshim kahje, mendoj është tepër evident për të ndaluar revanshin e rrëshqitjes drejt humnerës gllabëruese, errësirës që ka kohë që troket si efekt i paaftësisë, apo i pa ndërgjegjësisë për përgjegjshmëritë e mëdha që kemi ndaj Atdheut dhe popullit. 

 Për kthesën e Madhe, krahas gjithë shoqërisë, e cila detyrohet të ngrejë forcën e fjalës, duhen ristrukturuar dhe ndërgjegjësuar të tre faktorët që u përmendën më sipër. 

Vetëtimat dhe bubullimat e lëshuara në tokën tonë gjatë këtyre afro 30 viteve, është vërtetuar se nuk kanë ujitur asgjë, përkundrazi kanë shurdhuar, shqetësuar, stresuar, varfëruar dhe vrarë këtë popull. Prandaj është radha e përfitimit terren e “ngritjes së forcës së fjalës” nga e cila ujitet gjithshka dhe rilind një kthesë e madhe, që e sigurtë do sjellë veç me “shumicë” të mirat. 

Për të na ndihmuar, sepse për keq apo për mirë, na nevoiten edhe përvojat e popujve dhe arritjet e studiuesave të fushave përkatëse, zgjodha disa thënie të Luis Xhons (Lucy Jones, gazetare dhe autore e pavarur; ka shkruar mbi kulturën, shkencën dhe natyrën).  

Tek “Histori e shkurtër e evolucionit të së keqes”, lexohet se sjelljet, veprimet e këqia, mund të kategorizohen në katër grupe themelore, por për të na lehtësuar në ndërgjegje shton “…. të gjitha ato (është fjala për kategoritë) nuk janë aspak unike për specien tonë”. 

 E keqe është çdo gjë që është thjesht e keqe, e ligë apo mizore. Më tej ajo shprehet: ”E keqja përfshin të vepruarit në një mënyrë keqdashëse – është e arsyeshme të pyesim se pse ajo filloi të ekzistojë. Ne e dimë që njerëzit evoluan nga majmuni, dhe në fund të fundit nga kafshët më të thjeshta. Kjo do të thotë që ne kemi marrë shumë nga sjelljet e paraardhësve tanë”.  

Për ta kuptuar më qartë këtë çështje, na duhet t’i shqyrtojmë veprimet e qëllimshme në 4 kategori themelore: Tetrada e Errët. 

“Një grup psikologësh fillimisht përcaktuan një Triadë të Errët, që përfshinte Makiavelizmin (manipulues, i interesuar vetëm mbi veten, mashtrues); Psikopatinë (antisocial, i pamëshirshëm, i pashpirt) dhe Narcisizmin (i madhërishëm, krenar, me mungesë ndjeshmërie). Më vonë Triada kaloi në Tetradë, ku veç tre këtyre të parave që përmenden,  përfshinë edhe Sadizimin e Përditshëm (kënaqësia që ndjehet prej mizorive)”.  

Gjithnjë sipas stujueses dhe gazetares Luis, mësojmë se ”Makiavelizmi, përfshin përdorimin e strategjive inteligjente dhe dinake për të fituar pushtet dhe mposhtur rivalin. Natyrisht, ai është një pjesë normale e jetës politike, edhe nëse individët që janë pjesë e politikës janë njerëzorë. 

Sigurisht ka shumë përkufizime të ndryshme të “natyrës të së keqes”, por sado qofshin dhe cilatdo qofshin “e keqja” është një akt që shkakton vuajtje të qëllimshme, shkatërrim ose dëmtim të njërit element, ata të ”shumicës” për të fituar të mirën elementi tjetër, ata të   “Disave“. 

Koha, për tu njësuar me të ardhmen tonë, kërkon pashmangshmërisht ”Ngritjen e forcës së fjalës”.  

                                                  Studiues i pavarur Fahri DAHRI 

Itali, më 29 shtator 2018.-      

Shperndaje ne
Updated: 1 Tetor, 2018 — 05:07

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons