EPOKA e Artë të kombit tonë….

Të nderuar miq, shokë dhe familjarë më besoni apo jo…!?
Plot 5 orë më është dashur të punoj këtë forografi !
Sado që unë përpiqem ta “z’bukuroj, ta bëjë të duket madhështor” ashtu siq në të vërtet ishte Gjergj Kastrioti, prap se prap “Teknologjia, apo kompjuteri dhe fantazia e ime”, nuk arrijnë në atë pik të duhur për të përshkruar të verteten,fizikun e tij të pa përshkrueshum dhe të pa përsëritshum.
Megjithatë. unë të gjithë juve. më sinqeritetin tim. ju kërkoj ndjes!
Në kohën Arbërit, apo EPOKEN e Artë të kombit tonë,nuk e kishin këtë “lluks apo këto veshje moderne” dhe se pamja e jashtme nuk do të thotë asgjë, s’paku për mua! Ishin të hekrt dhe të pastërt në gjakë e në zemër,në fjalë e në vendime,mbi të gjitha, ishin të hekurt e të k’thjellët në dashurinë për atdheun.
Prandaj cdo punim i imi është dhe do punohet me shumë delikatesë, pa dashur ti bëjë dëme figurës së Gjergj Kastriotit apo luftëtarëve tjerë të kohës (largë qoftë), pres nga ju, me dashamirësi të më korigjoni.
Në mënyrë që të jem i pa gabueshum, të paktën të përpiqem të jem i tillë.
Ju më nderuat gjatë gjithë kësaj kohe, nga zemra ju jam shumë MIRNJOHES të gjithve!
Këtë vit vërtet përjetova disa qaste shumë të bukura,më nderuan gjithë andej, duke filluar nga Gjeneva-Irfan Musmuratin që kam si vëlla shkuar vëllait (shok)-Agim Sylejmanit që e kam shokë me zemër-Gjergj Prenkoçaj dhe shumë të tjerë!
Në Mynih nga Shkrimtari i mirënjohur Xhon Keka, autor i shumë veprave mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.
Në Dyzelldorf nga Lulzim Veliu.
Më të madhin, njerun më të dashur në mbar hapsirën shqipfolëse Paulin Z.Zefi Lezhë.
Kruja do mbetet një nga kujtimet e mia më të bukura, nuk kam fjalë për ta përshkruar pritjen dhe gjithë atmosferën e asaj vizite që i bëra me familjen time Muzeut në Krujë.
Prishtinë nga luftëtari i LIRISE-Komandant Bilall Syla dhe ushtari i tij Bardhë Shigjeta,më pas pa harruar veprimtarin e pa lodhëshum Raif Gashi etj.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera që nuk i kapi dot për momentin, janë pjes edhe e juaja miqt e mi, pa juve nuk kisha mundur të arrijë këtu ku jam sot.
Sigurishtë mbështetjën e gjithë familjes sime që unë e dua shumë.
Ju paqa… e them me zemer.

Shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.
Faleminderit.
Pal-Islam Idrizi
04.10.2018

Shperndaje ne
Updated: 4 Tetor, 2018 — 15:02

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.