Ku qëndronte suksesi historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?

Kosova si Kosovë e përplasur herë nga veriu e herë nga jugu, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi , nuk e ka gjetur qetësinë e saj me decenje. Të “harrojmë” periudhen turke kur ishte “ Vilajeti i Kosoves” rëndësia e të cilit është vetëm në emrin e saj, sepse si i tillë tregonte që aty banon shqiptarët në tokat e tyre – një fakt dhe dokument i pa mohuar kurrë, të kalojmë në kohen e zaptimit serb nga viti 1912 e deri sot Kosova nuk e kishte dhe ende nuk e ka qetësinë e saj.

Të përsëris, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga perëndimi por kurrësesi të del nga kthetrat e e lakmive dhe sabotimeve të shtetësisë së saj.

Janë disa periudha të histories së Kosoves jo fort të largëta nga e sotmja të cilat mund të spjegohen drejt vetëm nga ata që i kanë përjetuar vet dhe janë edhe sot dëshmitar të asaj kohe. Unë mund të flas lirisht për kohen që prej vitit 1968 e deri më sot, fatbardhësisht që i kam “prekur ‘ me duar të mia.

Rënja e Rankoviqit , vitit 1966 e solli një rizgjim të kombit shqiptar në Kosovë por e rriti armiqësinë serbe ndaj nesh (armiqësi në heshtje për publikune gjërë, por shumë agresive për bartësit e poltikës së asaj kohe ). Edhe demonstratet e vitit 1968 e sollën një kthesë të madhe në zgjimin e kombit ( zgjim pra, që nuk kish të ndalur )

Çdo kush që mendon se me ate ka filluar historia është në gabim të rëndë. Edhe Skënderbeu në perkrenaren e tij karakteristike tregonte pa kurrëfarë apetitesh megalomane qe historia ka filluar edhe para tij. Ai e adhuronte Pirron dhe Aleksandrin e Madh, dhe kjo tregon se sa i përsour që ishte duke mos thënë që larine ua solla unë.
Kur do te bindemi që ne jemi vazhdues te vegjël te çështjes së madhe shqiptare , atëherë e kemi më lehtë të balalfaqohemi me të vërteten e tanishme si dhe me atë historike.

Çdo lëvizje kombëtare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, sa do e madhe apo e vogel që ishte, në mendje e kishte” Konferencën e Bujanit” . Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj [2].

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së).

Pse po e citoj dhe me plotë përgjegjësi po e përmendi Konferencën e Bujanit ? Edhe pse vendimet e saja u sabotuan, fryti i kësaj konferenceje ishte i madh në mënyrë indirekte tek shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare në ish Jugosllavi edhe pse mbetem nën Jugosllavi.
Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamerinë, për shpifjet greke, për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre . Eshtë një enigmë e madhe, pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një Bujan edhe për Çamerinë ?. E di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i dikujt përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?
Nuk dua të harroj këtë shumë me rëndësi : ” Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.” (https://pashtriku.beepworld.de/files/bashkimikombetar/shtjaame.htm ) dhe vazhdojmë :
” Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. “

Nesër çka dhe pse ndodhi me batalionin “Çameria” ?

VIJON : Ku qëndron enigma çame dhe e batalionit “Çameria “?

Shperndaje ne
Updated: 5 Tetor, 2018 — 04:06

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. I neruar z. Xharra. Nuk po zgjatem per te komentuar shkrimin tuaj, sepse eshte i plote, por po ju bej me dije lidhur me pyetjen qe behet nga ana juaj: Pse nuk u be nje Bujan edhe per Camerine? Nga patritotet shqiptare te Camerise i eshte derguar ne ate vit nje shkrese, ish nje udhehqesi te PKSH Shefqet Peçit, i cili ishte i ngarkuar per jugun shqiptar, per te bashkepunuar me partizanet e Shqiperise, por ajo kerkese nuk u muar ne konsiderate. Perkundrazi, ne ate kohe nga Shqiperia u ndihmuan partizanet greke qe vepronin ne anen juglindore te Shqiperis (brenda kufirit te Greqise)me materiale, te deleguar qe keshillonin drejtuesit e partise komuniste Grejke. etj. Besoj kuptohet aresyeja pse nuk u mbajt nje “Bujan” edhe per Camerine. Ndersa nga 1946 e deri ne vitin 1990, Drejtuesit e shtetit shqiptar e lane ne harrese dhe mbollen nje heshtje te trishtueshme.
    I nderuar Xharra, tema juaj eshte shume domethenese dhe ka shume per te folur, shkruar dhe mbi te gjitha vepruar. Por ja qe jo te gjithe ata qe duhet te merren me drejtimin e shtetit perfshihen ne politike. Ndersa ata qe nuk duan te shikojne dhe te kuptojne se individi eshte i vdekshem ndersa populli jo, kane “magjine” e thithjes se pushtetit dhe “leshimin” ne mos interesimin per interesat kombetare.
    Respekte, shendet dhe krijimtari te mbare. F. Dahri. Itali, me 05.10.2018.-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons