Ku qëndron enigma çame dhe e batalionit “Çameria “?

Ku qëndron enigma çame  dhe e batalionit “Çameria “? 

( vazhdim i “Ku qëndronte suksesi historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?) 

Pa asnjë diskutim çështja çame dhe Çameria janë një  plagë që ende nuk janë shëruar dhe që vazhdimisht rrjedhin gjak. Çështjes së Çamerisë nuk do i ndalemi asnjë herë apo deri sa të egzistojmë si komb dhe si shtete shqiptare që jemi. Grekët le të kacavirren sa të duan në degët  e kalbura të drurit të  mashrimeve të tyre, le të bërtasin sa të duan , le të çfrytëzojnë sa të duan poziten e tyre  gjeografike -strategjike e cila iu jep lehtësira për demagogji dhe gënjeshtra, por nuk guxojnë të harrojnë që ne jemi popull i gjallë dhe do e mbrojmë të vërteten tonë. 

Enigma çame qëndron në pafuqinë e shteteve shqiptare në ballafaqim me grekët. Pozita e dobët ekonomike e qytetarëve si dhe dobësia politike e politikes po ashtu shqiptare e bejnë grekun superiaor. 

Ne gjithmonë kemi vajtuar që jemi si popull i papërfillur nga të tjerët dhe fajet i kemi bartur gjithëmonë tek tjerët , tek te huajt. Po sikur të kërkonim të gjenim fajtorin në mesin tonë , a  jemi edhe vetë fajtorë për shkeljen e vazhdueshme që na bëhet  ? Po , bile shumë. 

Të dëshpëruar me plotë arsye me të kaluaren komuniste mbi 40 vjeçare në Shqipëri, shqiptarët nga pezmi dhe mllefi  shkatërruan çdo gjë të ndërtuar gjatë asaj kohe. Edhe ullishtet, pa folur për të tjerat të cilat i zhbënë nga faqja e dheut . Ky ishte një mashtrim dhe një symbylltësi e atyre që e morren ne duar të tyre Shqiperinë post-komuniste. 

Të japi një shembull nga Gjermania e pas luftës, gjermanët të bombarduar , të rrenuar me shtëpi e katandi, me fabrika dhe dhe spitale , pra të shkatërruar me çdo gjë të  mundur, nuk i humbën shpresat e jetës së tyre edhepse e dinin që e gjithë fatkeqësia kishte ardhur nga  hakmarrja e botës kundër nacizmit dhe Hitlerit.

Edhe më e keqja : “Çliruesit  Rus ?  Në vitin 1945, ndërsa trupat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike përparuan përmes Europës Lindore dhe përfundimisht pushtuan Berlinin, mijëra gra në Europën Lindore dhe pothuajse dy milionë gra gjermane u përdhunuan në një nivel të dhunës që kurrë nuk shihej më parë ose që nga ajo kohë. Në shumë raste gratë ishin viktima të përdhunimeve të përsëritura, rreth 60 deri në 70 herë.  Përdhunimi vazhdoi me vite të tëra. Pothuajse 100,000 viktima përfunduan me  vetëvrasje “ 

Pra gjermanët së pari ato pak makine apo mjete prodhimi që iu mbetën, iu bënë kulmin . Vetë flinin nën çadra.  E shihni ndryshimin në mes tyre dhe nesh ? 

E gjithë kjo ishte pasojë e krijimit të kultit të shpëtimtarit. E gjithë kjo ishte nga ajo që në përgjithësi u mohua e kaluara, u krijua njeriu  “i  ri “ pa ndjenja për të përghithshmen, pa ndjenja për historinë, pra një fshierje  totale e trurit të shqiptarit. Kujt i dhimbsej ajo që që sjellë bukë, ajo që i pengonte vërshimet, ajo që e mbronte atdheun ? “Prishe se nuk është e imja ! “ –sllogani vetëshkatërrues shqiptarit të ri. Sa ishim të manipuluar, sa ishte i manipuluar shteti i 40-50 viteve të kaluara ? 

Nëshkrimin e kaluar e shkrova: “Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamerinë, për shpifjet greke,  për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre .  Eshtë një enigmë e madhe, pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një Bujan edhe për Çamerinë ?. E  di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i dikujt  përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?  
Pra pse nuk u krijua një Konferencë  e ngjashme me ate të Bujanit 1943-1944 ? edhe në Greqi kishte  grekë antifashist,. Pse ?  Pse u shkatërruar batalioni “ Çameria ‘” ? Jo, pse ajo konferencë , apo batalioni “Çamëria” i kishte ndërruar rrjedhat historike të vendosura në Konferencën e Jaltes, por në mënyrë indirekte kishte pasur një impakt  në ngjarjet e më vonëshme. 

Ndodhi, çka ndodhi me Çamerinë t`i këthehemi Kosovës së kohës së njejtë.  

Përderi sa Greqia u vendos t`i takonte Perëndimit , kurse Shqiperia dhe Jugosllavia lindjes ne si shqiptar ku ishim në atë kohë ?   Kufinjt nuk ndryshuan nga ata të  Londres 1912. Ne mbetëm me ata që ishim. Fatbardhësisht që  Shqiperia shpëtoi. Kosova ra  përsëri nën thundren sllave. 
Vetëdija dhe largëpamësia e ngritur e disave , që e organizuan Bujanin e që më vonë e  e krijuan !968-tën, e krijuan Kushtetuten e vitit 1974,  neve si shqiptar na shpëtoi nga shumë gjëra zhbërëse. 

Neve kurrë nuk na është permendur që të njohim të vërtetën e Kosovës  sepse duke i pasur dy lëvizjet si atë nacionaliste ( ballistët ) dhe atë partizane ( komunistët ) ne kemi shpëtuar nga një debim masiv si bashkëpunëtor të fashizmit  ( edhe një gjë, duhet bërë dallimin   e madh në bindje nacionale në mes të partizanëve të Shqiperisë dhe atyre të Kosovës )  

Pra, serbët ishin totalisht të penguar për një masë të tillë  të dënimit kolektiv të një kombi të tërë dhe zbrazjes së saj nga shqiptarët, dhe kjo duke i falënderuar të menduarit ndryshe të njerzëva tanë për kombin dhe ardhmërinë e tij, e që ishte pasqyruar shumë më herët ende pa u ditur kapitullimi i Gjeramnisë, pra Konferencës së Bujanit. Mendo pak , mendo me arsye ! 

Se kush e çliroj tërë Ballkanin nga gjermanët , dihet .  Por, mos të ishin edhe partizanët partizanët shqiptar të Kosovës si pjesëmarrës të luftës , neve na kishte gjetur fati i dëbimit me arsyetimin banal që e përmenda më herët. Pse, ruset nuk erdhen të “çlirojnë” Kosovën nga gjermanët ? 

Pos dëbimit , si do të kalonin gratë dhe vajzat tona ? Si mos ma keq . Mos t`a hapi këtë temë  

Me cfarë arsyetimi serbët i dëbuan gati një milion shqiptar të Kosovës në vitin 1999 ? 
– Arsyetimi i tyre se ishim bashkëpunëtor të NATO-s 
 
Nesër: Pjekuria kombëdashëse e të gjitha kohërave në Kosovë . 

Fahri Xharra,04.10.18 Gjakovë

Kthehu te: vazhdim i “Ku qëndronte suksesi historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?

Shperndaje ne
Updated: 5 Tetor, 2018 — 04:14

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.