O I MADhI SKËNDERBE, TY JE FRYMËZIM PËR NE

PËRShËNDETJE Unionit të Shkrimtarëve Shqiptarë!

Në përkrahje të aktiviteteve për figurën madhore të Gjergj Kastriotit, ku isha i ftuar dhe ku paraqita kumtesën time “PARAQITJA E GjERGj KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË ShKRIMET LETRARE E HISTORIKE BALlKANIKE ME ThEKS TË POSAÇËM NË ATO SERBE” si dhe poezinë ” BRIGjEVE N’ThEPISJE” por, në pamundësi të jem fizikisht atje, unë përveçse me material të shkruar jam edhe me mendje dhe me shpirt, aty në Prizrenin e lashtë, aty ku u bë dhe një pjesë e bujshme e Historisë sonë Kombëtare!

Poezi për Orën e Madhe Letrare, në Simpoziumin e VI ndërkombëtar “SKËNDERBEU NË KULTURËN EVROPIANE” që mbahet sot në Prizren

NË ShENJË PËRKUJTIMI TË VITIT SKËNDERBEGIAN

NË BELVEDERE

Atje n’Belvedere,
Në të bukurin Muze!
Qëndron e nuk flet
Shpata e Gjergj Kastriotit
Dhe Përkrenarja e trimit Skënderbe
Që mbanjë famën edhe lavdinë
Për Shqiptarinë…
Janë jeta dhe historia
E t’madhit Skënderbe
T’kësaj figure legjendare!
T’kësaj embleme shqiptare
Si në Belvedere
Dhe n’shum’ qendra bote
Shdriti ky yll epoke.
Ky hero kombëtar, po ky i joni bir
Me shpirt e gjak Arbri
Lindur nga Arbëria
Ky stërnip me yll Ilir!
Që e njohu për të bëmat
Madje vetë Perandoria
Për luftërat dhe trimëritë
Kur i frenoi hordhitë,
I asgjësoi t’pushtuesve ushtritë
Ai bëri madje shumë,
Duke e derdhur gjakun lumë
Bilee jo vetëm për ne..!
Por edhe pët të tjerët
Duke u bërë mal i pakapërcyeshëm
Për ushtritë nga Azia,
I lidhur fort, i nyjshëm
U bë tmer e lemeri
Si në ëndërr si në zhgjëndërr
Për çdo okupator, satrap zaptues
Që Evropës ia kishte mësy
Nën zgjedhën e vet skllavëruese
Nën kthetra përgjakshëm ta shtij’..!

PËRGjIGJE ATYRE QË MUNDOHEN T’I ThAJNË RrËNjËT E TRUNGUT TË VET PËR TUA LULËZUAR DEGËT E TRUNGUT TË TJERËVE

E TËRA NjË HISTORI
(Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)

Kjo figurë më se Legjendare
Është e tëra një histori
S’ka të fikur zjarri i zemrës
Për Votrën tonë, sa herë t’përbuzur
Për Atdheun tonë, ShQIPTARI..!
Emër ky që kurrë nuk vdes
As nga t’huajt e as nga tonët
Por përcillet nga brezi n’brez
Bëma e tij, bëmë njerëzore
Fat e nder pët Tokën Arbërore
Ky Hero, ky shpirt vigani
Ushqen shpirtin e çdo shqiptari
Qëkur i vu fre një Uragani
Çerekshekulli e hiq më pakë
Shumë borxh i ka Evropa Plakë
Bota e civilizuar e demokratike
Që s’ka sherr e nuk të hi në hise
Anembanë Globit ton’
Këtij fakti s’ka sesi t’i ike
Prandaj dhe n’qindra libra e kujton
Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari
Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike
As shantazhet dhe falsifikimet finoke
Nga biçim injonjoranti a tregtari
Të kulturës dhe historisë pellazgjike
Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori!
As larot e zi që shiten për lekë n’pazar?!
As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi?!
Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar!
Që kur mori të mbarrën e Diellit kah Perëndimi

Shkëputje nga poema:
“KUR BURrAT LIDhEN ME BESA-BESË”

Lidhjet vazhdonin nëpër mesjetë
Të lidhura me besën, mes veti, me jetë
Dhe, Diadema qiellit ngrihej e shndriste
Sikur Dielli kur i jep dritë Hënës
Në një zemër dhe në një tru niste
Ishte vetë shpirti që donte e fliste
Lidhja e Lezhës lidhej për gjuhë e gjak;
Gjergji i Kastriotëve në të, ylli n’bajrak.
Vullnetin më të madh se mosha e kishte
Dhe amanetin më të fortë se vetë jeta
Vetëm kështu Shqiptaria mund të ishte
Dhe frymë të merrte padërpre sadopak

***
Shkëputje nga poema:
“AJO QË PËRSËRITET (në fole të shqipes)”
…..
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
Amanet e besë, kurrë s’i theu!
Mbi armiqtë, Ai ngadhënjeu
Tamam sikur Prometheu
Për liri e përcaktoj veten
Nuk kurseu madje as jetën
Mbi të gjitha i ishte Atdheu
I lumtë nënës, Atë që leu!
Atë e njohu mbarë Bota
Falë atij shpëtoi Epoka
Nga hordhitë aziatike
Fise mongole edhe tatare
Që pushtuan Evropën mike.
***
Oh, si nuk lind prapë një Kastriot ?!
Që, këtij vendi t’i dalë zot
Atij, populli prapa t’i shkojë
I huaji më, mos ta poshtrojë !!
Plagët gjak mos t’i kullojnë
Dhimbjet trupin mos t’ia përshkojnë
Le t’kthehet njëherë ky për s’mbari!
Sikur ish dikur dhe ky zog shqiptari.
…….
© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 9 Tetor, 2018 — 01:39

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.