Thirrje: “Shqiptaret jane te vetmit qe kane ruajtur gjuhen e vjeter te tyre pellazgjike dhe me te drejte mund te quhen edhe si pellazget e rinje” sipoziumi mbahet ne VLORE me date: 19-20 Tetor 2018

Thirrje

Të nderuar miqtë e mi.
Në datat 19-20 tetor 2018 Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë dhe Qendra e Studimeve Pellazgjike Tiranë do të organizojnë Simpoziumin e V-të Ndërkombëtar “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.

Në këtë Simpozium, që do të mbahet në qytetin historik dhe turistik të Vlorës, ftohen të marrin pjesë me studimet e tyre të gjithë ata historian, arkeolog dhe gjuhëtar shqiptar ose të huaj, apo studiues të pavarur që kanë bërë zbulime dhe studime të reja mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Europës dhe botës.

Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe kanë diçka të re për të na thënë për Pellazgët, Ilirët, Etruskët dhe Shqiptarët janë të mirëpritur në Vlorë.

U lutemi të gjithë biznesmenëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë, të gjithë atyre që e duan kombin shqiptar dhe flamurin kuq e zi, që të kontribuojnë financiarisht për mbarëvajtjen e këtij simpoziumi, i cili ka rëndësi themelorë për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.

Ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirësve të çështjes shqiptare, të historisë sonë të lashtë, të mitologjisë, të heronjve dhe perëndive pellazgo-iliro-shqiptare, që të mbështesin organizimin dhe mbarëvajtjen e Simpoziumit të V-të “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.

Jemi në pritje të kontributit tuaj.


Ju faleminderit!

Ju lutem shpërndaheni kudo dhe kujtdo që flet shqip dhe ka mundësi…

Shperndaje ne
Updated: 14 Tetor, 2018 — 03:29

The Author

Çlirim Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.