Nje kujtim per te madhin e kombit Enver Hoxha , qekur isha femije….

 

Të nderuar miq,shokë dhe shoqe, familjar të mi të dashur,ndaj me ju këtë foto që e kam puthuajse të vetme si fëmijë…e ruaj me fanatizëm.
Kjo foto është bërë me 16.10. për vitin nuk jam i sakt, ka qenë 1971 apo 72 .
Unë isha fare i vogël,më i vogli në këtë foto, më shokun Enver Hoxha në gjoks, kurse dy të tjerët janë vëllezërit e mi më të rritur, më i madhi me flamur,kurse ai në mes me foton e Gjergj Kastriotit!
E veqanta e kësaj foto është:
Nuk do ti harroj kurrë syt e përlotur të babait dhe mikut të tij që punonte në atë kohë si fotograf, Vezir e quanin, ishin shokë të mirë me babën.
Që të dy pasi bënë foton na puthën në ball, ashtu të përlotur,mua më bëri shumë përshtypje dhe pyeta vëllezërit:” ç’far kanë pse po qajnë?”
Në mbrëmje baba na tregoj se ç’far do të thot ajo ditë për të!
Në këtë datë ka lind një burrë i madhë i Shypnisë,sot ai është Kryetari i shtetit Shqipëtarë…fliste e fliste pa pushim,bënte sukur po qeshte, por në fakt ishte më shumë i merzitur, prandaj ne ishim në njëfar mënyre të “detyruar” ta dëgjonim,sidomos unë që isha më i vogli.
Pastaj filloj të hapej akoma më shumë,tregoi për fotot që na kishte vënë në gjokset tona,të bëmat e tyre (për herë të parë në jetë emrin Skenderbegu e dëgjoja nga babai) po ashtu edhe për xhaxhin Enver Hoxha!
Baba disa herë e përseriste, unë nuk di shumë, por ju do të rriteni, do mësoni më shumë për historinë,për trimat tanë, pastaj do të mi tregoni gjërat që unë nuk kam pasur mundësi ti mësoj!
I kujtoj dhe marr gjithmonë këshillat e tija, të një patrioti të vërtetë e me zemër jo pse unë e kisha baba por sepse i tillë ishte patriot.
Ai nuk ia kishte frikën askujt,as atyre që jo pak herë vinin për “vizita” dhe shtireshin si të “fort e të pushtetshëm”!
Jo rastësisht, pikërishtë këta njerëz të përkushtuar me gjithë “energjin” e tyre për ta mbajtur gjallë Jugosllavinë fashiste,”bashkim vllazrimin” etj., përhapnin edhe fjalë se gjëja Azizi (babai) është i ç’mendur… mos i dëgjoni fjalët e tija.
Do të përpiqem të përshkruaj një rast,shkurtimishtë.
Një ditë erdhi një hoxh tek ne , i thot babait që mbante në muret e dhomave flamurin dhe portretet e patriotëve shqipëtarë që ishin jo pak,”Duhet ti heqësh këto fotografi deri sa të falem.”, thot hoxha-” Ç’far the o hoxh?Po ti duhet të lutesh e të ulësh në gjunjë parpara ketyre burrave”.Hoxha e përsëriti prap,” Atëher , ma gjej një dhomë tjetër ku nuk ka foto”Baba ia ktheu më shumë zemrim:”Veq në novejtore (WC) nuk kam vendosur këso foto.”
Tek dera e shtëpisë në dalje e kam dëgjuar duke i thënë:” Këta në foto dhe flamuri që ti nuk u gjunjëzove para tij janë gjaku i ynë dhe fal tyre ne jemi këta që jemi sot.” Hoxha ia ktheu:” Unë kam dëgjuar që ti ke luajtur mensh por bash qishtu se pasna menu.”Babai i thot:”Ec dhe mos më hajde më kurrë”.
Sapo u kthye në dhomë ashtu siq bente zakonishtë sa here mërzitej, puthte fotot një nga një dhe pastaj i pershendeste me grusht.
Babi priste se një ditë do ta bastisnin…rrinte disi edhe i shqetësuar,sikur donte të thonte, s’paku kemi tashmë një foto,e mbante me veti kudo ku shkonte.
Mbi të gjitha flamuri ishte pika e dobët tek babai, ishte qëndisur-punuar i tëri nga duart e Nënës (shoqes se tij),për herë të parë jashtë shtëpisë, ishte shpalosur shumë pak vite më përpara,në demostrat e vitit 1968, ku u kërkua e drejta për përdorimin e Flamurit kombëtarë Shqipëtarë,më pas në këtë foto,pastaj u bënë shumë dasma,pa fund dasma, me këtë flamurë, pothuajse i tëri u dumtua nga plumbat që shtinin me armë pa kurfar kontrolli,rezistoi deri në fund viteteve 90-ta!
Ngjarje si këto e shoqëruan gjithë jetën,por as edhe njëher nuk u thye përball pushtetit të atëhershëm jugosllav dhe klyshve të tij.
Prandaj e dua këtë foto,me lidh më të gjitha, shqipërinë që më përshkruante baba,fushat ,kodrat,malet që u kthyen në toka pune etj. akoma më bukur, hapat e parë të jetës time, atëher kur baba përpiqej t’më bënte “burrë” parakohe.

Pal-Islam Idrizi 16.10.2018

Shperndaje ne
Updated: 17 Tetor, 2018 — 17:54

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.