PSE U PENGON SKËNDERBEU EDhE DISA ShQIPTARËVE

PËRMENDORJA E SKËNDERBEUT KA TË NjËJTËN VLERË KUDO

Përmendorja e Skënderbeut kudo që të vëhet ajo e ka të njëjtën vlerë. Ai i dha emër Epokës,e cila u quajt SKËNDERBEGIANE. Veprimtria e tij luftarake i kaloi kufijtë nacionalë! Ai u bë legjendë për së gjalli, u internacionalizua.

Atij i kënduan me pietet dhe i shkruan libra me art finë shumë autorë të huaj.

Për nder të figurës madhore të tij u ngritën përmendore nëpër shumë metropole evropiane e botërore edhe pse Gjergji ishte shqiptar por kombesia e tij nuk u pengoi kombeve tjera të qytetëruara dhe liridashëse ta respektojnë atë dhe të bëmat e tij. E jo më brenda një kombi të njëjtë siç jemi ne shqiptarët kudoqofshim: në Tiranë, Prishtinë apo Shkup.

Pra gazetarët e analistët si Halil Matoshi me shokë janë demode, ata janë të matufosur, me tru të rrjedhur…të lathitur kur thuan se permendorja e Skënderbeut nuk duhet ë jetë në Prishtinë sepse Gjergji nuk qenka Kosovar?!

Apsurd i llojit të vet!

Po Bill Klinton mos vallë është kosovar që i ngritëm bust këtu!?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 24 Tetor, 2018 — 15:26

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.