Atdhe Geci: Rilindja e Shtetit të Çamërisë epoke qe lidhet me Rilindjen Kombëtare Shqiptare

Fjala e Atdhe Gecit me rastin e promovimit të librit dokumentar, “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” në Vlorë.

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarëtë të çështjes kombëtare çame. I nderuar president i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato!I nderuar kryeministër i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu! Të nderuara media!

Libri dygjuhësh, shqip-anglisht, “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, me 150 faqe, që po i jepet në duar sot lexuesit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare të qendrave të vendosjes, është një fillim i mbarë në udhën tonë të Rilindjes.

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!

Atdhe s´quajmë vetëm të sotmen, por edhe të kaluarën, edhe të ardhmen. Liria s´lypet por fitohet, ky është amanet i stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë. Libri dokumentar, ”Rilindja e Shtetit të Çamërisë” shqip-anglisht me 150 faqe tekst e fotografi, nuk është thjeshtë libër, por manifest i një lëvizje të rëndësishme kombëtare.

Ky libër i ardhë në këtë kohë jo aq paqësore, shypreh një frymë të re, një histori në një çështje shumë të ndërlikuar, e që breza të këti shekulli duhet ta zgjidhin se s’ bënë.

Miq të librit dhe bashkëveprimtarë të çështjes çame!

Lufta e Trojës ende nxjerr tym nëpër parlamentet tona. Libri “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” është libër që lidhë dy epoka, dy Rilindje, – Rilindjen Kombëtare Shqiptare, me Rilindjen e Shtetit të Çamërisë. Njerëz të mirë të atdheut. Shqipëria dhe Kosova dardane ende kemi nën pushtim mbi 63% të atdheut tonë, dhe atë në dy shtete: Në Greqi dhe në Serbi.

Në Greqi Shqipëria ka një Shyqipëri të tërë, me 23 mijë e 5-qind
kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra. Ndërsa në Serbi dhe Mal të Zi, shqiptarët kemi 32 mijë kilometra katrorë siperfaqe tokë denbabaden shqiptare. Lexoni Hartat e para Kongresit të Berlinit të vitit 1878, do të shohim se atdheu ynë vetëm në ato dy shtete gjatë luftërave ka mbi 2 milion varre të rënësh dhe mbi 4 milion të dëbuar e të shpërngullur nëpër Turqira e vende të tjera.

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëvepormtarë!

Me librin “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, ne sot po promovojmë Republikën e III Shqiptare në Gadishullin Ilirik e më gjerë. Rilindja e Shtetit të Çamërisë me në krye presidentin e Republikës së Çamërisë z. Festim Lato, është misioni i një populli shumë herë të plagosur e të gjenociduar.

Perënditë e Panteonit Pellazgjik janë gjallë. Toka nuk ka frikë as nga luftat as nga tërmetet. Epiri pellazgjik (shqiptar ) – Çamëria, priret nga një mendje e zgjuar dhe e guximshme, nga një zemër e pathyer për Pavarësinë e Çamërisë, Festim Lato,

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!

Asgjë s’ mund të jetë më kombëtare se gjuha, shkrimi, Asgjë s’ mund të jetë më kombëtar se identiteti kombëtar, se përbashkimi i etnitetit gjuhësor, kulturor, historik e teritorial. Shpallja e shtetit të Greqisë nga Oto Bavarezi mbi teritorin etnik shqiptar s’mund të quhet ndryshe, pos krim historik ndaj popullit më të lashtë të tokës, Shqipërisë.

Shikuar rrethanat, formimi i Akademisë Pellazgjike, nga “Zëra të mirë të atdheut”, është lajm i mirë për gjithë kombin. Riformimi i lashtësisë sonë kombëtare do të zgjidhë shumë dilema të së kalurës sonë edhe të sotmes. Kjo tokë që na është dhënë nga perëndia e kemi për borxh t´i dalim zot e ta mbrojmë. Çamëria është gjaku dhe shpirti i atdheut tonë. Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së Kuqe, pavarësisht zemërimit të fqinjëve, atdheut tonë do t’ ia japim tërë dashurinë që e meriton. Republika e Çamërisë, me 30 tetor, 2018, kremton dy vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Libri dokumentar, “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” është thirrje ndërgjegjes shqiptare dhe ndërkombëtare, se çelësi i zgjidhjes shqiptare është Pavarësia e Çamërisë, dhe e Krahinës së Mollës së Kuqe.

Çamët dhe arvanitët nuk kanë frikë nga liria. Shteti Greqisë ua ka vjedhë atdheun çamëve dhe arvanitëve. Prandaj, çmontimi i shtetit grek nga vet çamët dhe arvanitët ka filluar. Himni flamurit të gjithëve na obligon të jemi të përbashkuar!

Faleminderit Lidhje e Shkrimtarëve të Vlorës!

Faleminderit Lidhje e shkrimtarëve të Kosovës!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dhe shtete mike të Evropës!

Atdhe Geci, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë

Vlorë, 06. 10. 2018

Shperndaje ne
Updated: 29 Tetor, 2018 — 20:37

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Arbëror Epiroti

    I nderuar Z. Geci. E lexova mesazhin tuaj. Historikisht jam dakord lidhur me territorin etnik sgqiptar dhe çlirimtarët që krijuan sgtetin Grek në hapësirën territoriale të para trembëdhjetës. E ndjek vazhdimisht situatën gjeopolitike të Ballkanit, ju lexoj edhe juve dhe ata që ju permendni vazhdimisht që paskeni krijuar Republikën e Çamërisë. Komenti im nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse kërkon një përgjigje prej jush:
    Vallë kjo Republika e Çamërisë,që më heret jeni deklaruar se do të jetë si federatë edhe me shtetin Grek, kështu më kujtohet në mos gaboj. Nëse është kështu,ju lutem mos më keqkuptoni, por më jepni një përgjigje, sepse kjo më kujton diçka që ka “nxjerrë kokë” në vitin 1914, por që nuk u pranua nga askush as nga të mëdhenjtë, por indirekt na ndërron ngjyrë nga “Vorio Epir” në republikë e Çamërisë dhe në Konfederatë me shtetin Grek. Po Republika e Shqipërisë ku do mbetet? A do të jetë pjesë edhe kjo në atë konfederatë? .
    Besoj se nuk bëhet fjalë për 1914 e Korfuzit.
    Përgjigja juaj e sinqertë, do të na rrisë shpresat dhe besimin se Shqipëria do të bëhet.
    Me respekt Arbëror Epiroti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons