Nje prognoze qe mund te mos realizohet!

Ngadhenjim Sopjani

Mitrovica do të shpallet qytet i veçantë i mbikqyrun përjetësisht nga Kombet e Bashkume me statusin e një etniteti te papercaktum politik, për dy arsyeje, e para të glorifikohet si rast precedent mbarë-global një qytet ku dy etni në të cilin njëra etni ka mëtuar ta zhduk tjetrën (serbet kanë mëtuar ti zhdukin shqiptarët) dhe viktimat shqiptarët jetojnë bashkë dhe në gzim artificial (Mitrovicen e pret fati i qytetit të Nikozisë, të bëhet qyteti i dytë i Evropës me këtë gjendje politike dhe statusore, Nikozia është kryeqendra e ndarë e Qipros, e cila është e ndarë në mes turqve dhe grekëve, ky shtet për një përkim gjeopolitik e ka si flamur shtetnorë hartën e shtetit te vet, si na, si Kosova, ose si një lloj Kashmiri, krahina e kontestume në mes Pakistanit dhe Indisë, apo , apo një Brco Distrikt, ky është një kanton apo krahinë e askujt pra pa pronarë brenda territorit të Bosnës e cila e ekziston vetëm për mos ta leju një vazhdimësi të pa shkëputshme të territorit të Repuplika Srpskas)…
Së dyti, askush nga fuqitë e vërteta botnore nuk mund ti len pasuritë marramendëse të kësaj pjesë-bote (Trepça me gjithë minierat e veta) në dorën e ballkanasve pa balancë mentale dhe egërsi hipokrite, sipas gjitha gjasave pasuritë e Mitrovicës nën dhe mbi tokësore do mbesin nën zotërimin e të fortëve kurse do lejohen të shfrytëzohen nga të gjithë!
Zubini, Zveqa e Leposa do ti shkojnë Serbisë ajo pune u kry, Presheva, Bujanovci, diçka Medvegja shkojnë me ne, qëllimi i shkëputjes se atij cepit verior të Kosovës është i thjeshtë, bota e bëri testin me ne pa e kuptuar ne fare, ne si Kosove jemi islamizuar shumë, nga një rit bakllavaje e kemi bërë pjesë të identitetit tonë integral, andaj Amerika dhe sidomos Evropa nuk guxon të lejoj lidhje apo vazhdimësi direkte tokësore në mes Sanxhakut ku jetojnë shqiptarët që veten e quajnë boshnjak dhe shqiptarëve që kanë etni të qartë por me fe janë shumicë islame.
Lufta e armatosun do zhvillohet në Kumanovë dhe Shkup askund tjetër, pjesët e tjera të këtij shteti bullgaro-shqiptar që quhet tashmë Maqedoni Veriore, ku shqiptarët janë shumicë si ne Omea (Tetova) Kërcova (Uskana), Gostivari, Struga dhe rrethinat e këtyre qyteteve përkatëse janë shqiptare, pra sëbashku me Kosovën do ti bashkëngjiten Shqipërisë!
Qëllimi i të fortëve është me largu një hall, një problem një paqartësi në kontinentin plakë, si kush çka fiton pak ka rendësi! 

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2018 — 19:10

The Author

Ngadhenjim Sopjani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.