Gjuha më e lashtë e kontinentit shqipja, po sulmohet përsëri nga sllavomaqedonët (Banorët sllavë të Maqedonisë)!

Gjuha shqipe është gjuha më e lashtë e kontinentit tonë, e shkruar më herët se të gjitha gjuhët e botës. Ajo sot përbëhet nga disa dialekte, ku dialekti maqedonas, që flitet nga shqiptarët e Maqedonisë, është njëri prej tyre nga më të vjetrit. Të mos kujtojnë sllavo-maqedonasit, se kjo gjuhë erdhi nga Shqipëria, sepse kjo gjuhë trashëgohet nga kohërat më të lashta historike, ku sllavët ende nuk kishin ardhur në Ballkan.

Gjuha shqipe po sulmohet përsëri, ashtu si shumë herë të tjera gjatë historisë së saj mijëra vjeçare, Kësaj here në Republikën e Maqedonisë, ku ajo duhej të vlerësohej më shumë se kudo, sepse emri i këtij vendi dhe historia e tij kanë lidhje të ngushtë me gjuhën shqipe. 

Maqedonia njihet si një vend i urrejtjes dhe sulmeve të shpeshta ndëretnike ndaj shqiptarëve autoktonë, që përbëjnë rreth 40 % të popullsisë së vendit, ndësa sllavo-maqedonët rreth 50%, të cilët sillen si padronë të vendit dhe duan të shtypin të tjerët. Pabarazia solli rebelimin e shqiptarëve të armatosur në 2001, që u qetësua me ndërhyrjen e ShBA dhe BE me marrëveshjan e Ohrit. Marrëveshja solli në një farë mase barazinë midis maqedonëve etnikë dhe sllavomaqedonëve, por vetëm në letër, sepse nuk u zbatua kurrë. Mos zbatimin i Marrëveshjes së Ohrit solli, që shumë të drejta të shqiptarëve, të fituara me armë, të mos gjejnë zbatim të plotë dhe nga kjo shqiptarët nuk i fituan të drejtat e premtuara. Përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi partitë shqiptare dhe drejtuesit A. Ahmeti dhe M. Thaçi, që u kënaqën me privilegjet e tyre dhe harruan popullin, që i zgjodhi.

Një nga çështjet më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit është përdorimi i gjuhës shqipe në të gjithë vendin si gjuhë e dytë, krahas asaj sllavomaqedone. Por qarqeve raciste në Maqedoni ky barazim i dy gjuhëve nuk u pëlqen dhe kështu injoranca ndër ta pjell marrëzitë etnike. 

Pas zgjedhjeve të reja në Maqedoni, partitë shqiptare mësuan nga e kaluara dhe për këtë së bashku ndërtuan platformën e tyre për të hyrë në qeversje: të drejtat e shqiptarëve në plan të parë dhe kërkesa, që gjuha shqipe të përdoret në të gjithë vendin. Lideri social-demokrat Zaev pranoi të formojë qeverinë me partitë shqiptare, u formulua i gjithë dokumentacioni dhe ju dorëzua presidentit të republikës Ivanov, që të japë pëlqimin për formimin e qeverisë së re. Por Ivanov ashtu si dhe ish kryeministri Gruevski, janë dy persona antishqiptarë më të tërbuar në Maqedoni dhe kësaj here dolën hapur edhe kundra gjuhës shqipe dhe formimit të qeverisë së re në Maqedoni. Padija i çon disa njerëz në vendime të marra!

Ç’ është gjuha shqipe?

Gjuha shqipe është gjuha më e lashtë e kontinentit tonë, e shkruar më herët se të gjitha gjuhët e botës. Ajo sot përbëhet nga disa dialekte, ku dialekti maqedonas, që flitet nga shqiptarët e Maqedonisë, është njëri prej tyre nga më të vjetrit. Të mos kujtojnë sllavo-maqedonasit, se kjo gjuhë erdhi nga Shqipëria, sepse kjo gjuhë trashëgohet nga kohërat më të lashta historike, ku sllavët ende nuk kishin ardhur në Ballkan.

Në Kulturën Pellazge Vinka-Turdas, përhapur gjatë neolitit (6 mijë vjet p.e.s.) në Ballkan, shënohet qytetërimi i parë në botë. Popullata e kësaj kulure të lashtë përmendet, se ka bërë revolucionin e parë bujqësorë në histori: e para u shkëput nga jeta e mbledhës-gjuetarit në shoqërinë njerëzore dhe filloi jetën e ngulur në një vend, themeloi fshatin me shtëpitë e para, disa dykatëshe prej druri, por me themele guri, u përpunua guri dhe balta, nga e cila u prodhuan enë dhe pjata për ngrënie, u përpunua qumështi, leshi, lëkurat, u end fija dhe në vegjë u prodhuan pëlhurat, të gjitha për herë të parë në historinë njerzore. Në këtë kulturë shënohen minierat e para dhe u shkri bakri, prej të cilit u prodhuan armë, enë dhe stoli zbukurimi. Të gjitha këto, që arrihen në këtë kulturë janë për herë të parë në botë, në një kohë, që pjesa tjetër e Europës ende jetonin nëpër shpella.

 

Enë balte Vinka, varësja Tataria, Turdas dhe figurinë balte veshur me fustanellë Vinkë

Por arritja më e rëndësishme në këtë kulturë pellazge është shpikja e shkrimit, me të cilën janë shkruar edhe fjalët e para në botë. Në tasin prej balte të Vinkës është shkruar shprehja “III VIJV 1”, ku V = U, ahere kemi: III UIJU 1. Në këtë shprehje të lashtë kemi fjalën “UIJU”= UJI i gjuhës pellazge/shqipe si dhe numrat III dhe 1. Në varsen Tataria ndodhen të gdhendura germat: P, Pdor dhe shenja të tjera, ku veçojmë fjalën “Dor”= DORA të gjuhës shqipe. Fjalët “UJI” dhe “DOR” janë fjalët e para të shkruara në botë, të cilat i përkasin gjuhës së lashtë pellazge, që ruhen edhe sot në gjuhën shqipe, sepse rrjedhin prej saj. Në Vinkë janë gjetur pothuajse të gjitha germat, që kemi sot në përdorim, i cili përbën alfabetin më të lashtë të botës, mbi bazën e të cilit u formuan alfabeti grek dhe ai latin. Edhe numrat e parë në histori janë ndeshur në këtë kulturë të mahnitëshme pellazge.

Por në kulturën e Vinkës është ndeshur edhe figurina e veshur me FUSTANELLËN, veshje karakteristike kombëtare e shqiptarëve të sotshëm. Bashkë me të është ndeshur edhe shenja e Zeusit pellazg “ZEUASTIKA”, ose kryqi i thyer, një simbol mjaft i lashtë pellazg. Edhe kryqi, që kanë sot në përdorim të krishterët është pjesë e kulturës pellazge të Vinkës. Kështu pellazgët, stërgjyshët e shqiptarëve, ndërtuan qytetërimin e parë në botë, Qytetërimin Pellazg.

Maqedonia me gjuhën shqipe dhe folësit e saj ka bërë historinë dhe po bën emër. Emri i vendit në lashtësi ka qenë “Emathia”, pra “Emadhia”, emër që vjen nga gjuha shqipe, që më pas u transformua në Madhedonia dhe sot quhet Maqedonia. Gjuha shqipe është gjuha e popullit autokton maqedonas, që ka banuar dhe vazhdon të banojë në Maqedoni qysh nga kohra më të lashta. Maqedonasit, ilirët, dardanët, epirotët, thrakët, dakët etj. janë popullsi me origjinë pellazge, por shqipfolëse, të një gjaku dhe me të njejtat zakone. Të gjithë kanë ardhë nga pellazgët e lashtë dhe ruajnë prej tyre gjuhën, veshjet, zakonet etj.

Njerëzit më të shquar në historinë e Maqedonisë: Mbreti Filipi i II i Maqedonisë,

Aleksandri i Madh dhe Aristoteli, Olimpia, nëna e Aleksandrit dhe Nënë Treza.

Edhe personat më të shquar në historinë e popullit maqedonas kanë folur gjuhën shqipe: Filipi i II-të, mbreti maqedonas, që bashkoi vendin dhe krijoi shtetin më të fortë në Europë gjatë shekullit të katërt p.e.s., biri i tij, Aleksandri i Madh, udhëheqësi ushtarak më i madh i të gjitha kohërave, që theu Perandorinë Persiane dhe ngriti Perandorinë Maqedone me pjesën më të madhe të territoreve të njohura, filosofi i shquar Aristoteli, njëri nga mësuesit e Aleksandritë të Madh, Olimpia, princesha epirote/shqiptare, nëna dhe edukuesja e Aleksandrit të Madh dhe Nënë Tereza, shenjtorja e madhe e gjithë njerzimit. Të gjithë këta njerëz të shquar, që njihen në historinë e Maqedonisë, kanë folur gjuhën maqedone, që ruhet sot tek shqiptarët e Maqedonisë dhe që është një dialekt i gjuhës pellazge dhe shqipe. Gjuha maqedonase e ka origjinën tek gjuha e lashtë pellazge, ashtu si ilirishtja, gjuha epirote, gjuha dardane dhe gjuha e sotme shqipe.

Sllavët janë popull i ardhur në Ballkan nga stepat aziatike. Gjatë shekujve 5-6 fiset sllave u shtrinë në Europën perëndimore, pasi fiset gjermane lëvizën prej këtu më në perëndim. Gjatë shekujve 6-7 të erës sonë fiset sllave lëvizën drejt jugut dhe arritën në Ballkan, në bazë të një leje të dhënë nga Perandoria Bizantine. Ballkani perëndimor në atë kohë banohej nga fiset ilire dhe në jugë të tyre shtrihej Epiri. Në lindje të ilirëve shtrihej Dardania dhe në jugë të saj shtrihej Maqedonia, që arrinte deri në detin Egje. Gjeografia përshkruan se më në lindje shtriheshin paeonët, dakët dhe thrakët. Të gjithë këta popuj të lashtë kanë folur dialekte të ndryshme me origjinë nga gjuha më e lashtë pellazge. Këta dialekte përmblidhen sot në gjuhën e përbashkët shqipe. Thrakët, dakët, paeonët, një pjesë e maqedonëve, dardanëve dhe ilirëve u asimiluan nga fiset sllave, pas luftrash të gjata shekullore, por pjesa jugore e Ilirisë (afërsisht Shqipëria e sotme), pjesa jugore e Dardanisë (afërsisht Kosova e sotme) dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë i ruajtën territoret dhe gjuhën e tyre. Në jugë të Ballkanit shtrihej Greqia, në të cilën arvanitët (arbanët) me origjinë pellazge, kanë përbërë dhe përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë. 

Sllavomaqedonët, banorët sllavë të Maqedonisë, janë pjesërisht bullgarë dhe pjesërisht serb, dhe vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kur u formua Republika Jugosllave e Maqedonisë, u bashkuan në një shtet më vete. Ata nuk përbëjnë një komb më vete, prandaj nuk njihen si i tillë dhe kanë ende ngatërresa me shqiptarët, bullgarët dhe grekët. 

Si gjuha shqipe ashtu dhe historia e shqiptarëve të Maqedonisë i japin nder dhe lavdi të gjithë Republikës së sotme të Maqedonisë dhe popullit të saj, prandaj duhet vlerësim dhe respekt më i madh për to.

Ngjarjet e ditëve të fundit, tregojnë se ndjenjat raciste dhe nacionaliste në Maqedoni janë të forta dhe shtyhen nga politika. Janë ish kryeministri Georgievski dhe presidenti Ivanov, që frymëzojnë dhe shtyjnë popullsinë sllave të vendit në urrejtje daj shqiptarëve etnikë. Përveç disa thirjeve histerike antishqiptare, nacionalistët sllavo maqedonë sulmuan edhe shtëpinë muze, ku në vitin 2009 u mblodh Kongresi i Alfabetit në Manastir, sikur për problemet, që maqedonasit kanë, fajin ju a kanë shqiptarët dhe shtëpia muze. 

Historianët dhe gjuhtarët shqiptarë në Maqedoni kanë në dorë një thesar të madh të botës , që historia ju a ka besuar ta ndriçojnë dhe ta zbardhin sa më mirë dhe ta venë në shërbim të shoqërisë maqedonase dhe shqiptare. Duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të ndriçuar gjuhën dhe historinë e lashtë të Maqedonisë dhe të mos e lenë atë të falsifikohet nga sllavomaqedonët dhe grekët si pasuri e tyre. Ka shumë studime nga sllavomaqedonët dhe grekët për këtë problem, por pak ose aspak nga studiuesit shqiptarë. Ata duhet ta ndjejnë se janë pasardhës të pellazgëve të lashtë, të Aleksandrit të Madh dhe të Nënë Terezës. 

Studiuesit Prof. Dr. Hamit Xhaferi, Dr. Ilmi Veliu, Arben Llalla, Besir Bajrami, Teuta Llalla etj.,vazhdojnë të botojnë studime mjaft të vlefshme për gjuhën shqipe dhe historinë e shqiptarëve në Maqedoni, por medoj se duhen më shumë studime për historinë e lashtë të vendit dhe gjuhën pellazge/shqipe, që shqiptarët e Maqedonisë të ndjehen zot në shtëpinë e tyre qysh nga lashtësia dhe ta studiojnë më thellë historinë dhe gjuhën e tyre. Atyre ju përket e gjithë historia e lashtë e vendit, për të cilën duhet të jenë krenarë dhe të punojnë më shumë për ta ndriçuar atë, për tu njohur nga populli.

Vetëm me ndërgjegjësimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në trevat e tjera, të banuara prej shqiptarëve autoktonë, për vlerat e mëdha që ka gjuha shqipe dhe historia e shqiptarë të Maqedonisë, bëhet e mundur mbrojtja dhe zhvillimi i tyre maksimal. Nga ana tjetër kjo do të bëjë stepjen e sulmeve barbare të sllavomaqedonëve, të cilët nuk e njohin historinë e vendit të tyre. 
Nga:

Pragë, më 9 mars 2017

 

Shperndaje ne
Updated: 30 Mars, 2017 — 03:53

The Author

PROF.DR.LUFTULLA PEZA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.