PA ShQIPTARIZËM S’KA SHQIPTARI

ShQIPTARIZMI I VËRTETË

Në shumë shkrime, sot e tërë ditën, kur flitet për çështjen shqiptare të vërtetë, për shqiptarizmin e vërtetë, mendohet për një kohë të hershme, të moçme, të virgjër, një kohë jo të mbarsur në kuptimin ideologjik e theologjik, kohë kur shqiptarët nuk ishin të kapluar nga fetë, politikat dhe interesat ekonomike meskine të kohës së sotme e cila është shtatzënë, një shtatëzënësi pa identifikim të mbarsjes?! Ma thot mendja se ka të tillë që e kuptojnë drejtë “shkrimin mes rreshtave” miq të nderuar. Pra ajo kohë patjetër se është Koha e Artë, periudha e kohës së Atit Diell e Nënës Tokë! Ku fryma shqipe ishte e Hyjit ndërsa gjuha e asaj fryme ishte Hyjnore. Nga kjo rezulton se kur nëna pellazgjishte ishte hyjnore patjetër se edhe bija e saj, pra gjuha shqipe, të jetë e tillë. Një Çështje mund të jetë e vërtetë vetëm në një Kohë të vertetë.

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2018 — 21:09

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.