Letërsi Kombëtare: ATY NË GOLI OTOK

ATY NË GOLI OTOK

(Dedikim-Ramë Bislim Malokut,ish i burgosur politik)

Aty në gjykatën e Pejës
Akuzën e bëri copë e grimë
Para gjykatësit shqiptar
Që ishte kundër bashkimit kombëtar.

Ju bë ai rob regjimit gjakatar
Me barka e dërguan të lidhur me pranga zingjirësh të ndryshkur
Aty ku kishte vetëm ndëshkim e ferr. Në Goli Otok nuk binte borë,
aty nuk lejohej asgjë e shkruar të shkruhet!

Fytyra të molisura nga puna
E kurrë të ngopur nga buka
Në karantinë
Na njoftuan për rregullat e burgut.

Eshtrat as kufomat
Nuk do t´ua kthejmë familjeeve
Pa e kryer denimin!…
Çdo ditë nga çelia 121 dilte nga një i masakruar.

Shikimi i trupave të tyre ishte ekspozita jonë
Gurë dhe vetëm gurë
Sa të sheh syri
Nga dritaret e vetmisë.

Shoh tym pluhur rroba te zhurbosura
Nga lindja e ishullit të mallkuar
Akoma derdhen djersë të vdekjes
Aty ku ka të burgosurit vriteshin.

Në atë burg të përgjakjeve
xhaxhai im ua qante hallin
Gurëve, rërës së pakët,
frymës së vetmuar të detit!…

Akuzën e beri copë e thërmijë më thonjë
Me lekurën e tij të përveluar
Nga rrezet e diellit që ishin duke të mprehta si tehe thikash.
Lot ishte i tërë deti për rreth ishullit!

Në Burgun e Goli Otokut, në
dhomën 121 akoma e kujtoj
at´ferr të bërë kundër njeriut
nga shteti që vrau veten!…
Dosjet e xhaxhait tim kurrë nuk do ti kap pluluri i harresës
Ato do të ruhen në dhomen e shpirtit tim e të familjes sime,
Babai im i vdekur
Pushon afër trupit tuaj.

E për se gjalli ishte ideator i yt
Amanet na lanë të dy lirinë
Bashkimin në mua e rininë përgjithmonë.

Xha Ramë falma edhe një herë plisin tuaj
Mos t´i ndi kurrë dhimbjet e tua.

Isa Maloku.

Shperndaje ne
Updated: 7 Nëntor, 2018 — 20:53

The Author

Isa Maloku

1 Comment

Add a Comment
  1. Te pergezoj z Isa per keto vargje sa te dhembshme aq edhe krenare.Tani ju po e senbilizoni te kaluren e idhet,heshtjen e pa drejt nga rexhimi komunist, denimet drastike, vujtejet anti njerzore qe kishte instalue rexhimi fashisoid i sebosllave ndaj shqiptareve te cilat per kete heroj qendrese nuk pati guxim as kush te shkruaj.Ishte njeri i dytë ne fshat, pas Gjeme Elshanit qe dinte shkrim e lexim.Ishte nje rapsod qe ngjllte , shperndan,te dhe ruente patriotizmen kombetare neper popull, ruente kujtime dhe vuejtje qe nuk harrohen.Ai gjate gjykimit, te pa drejtave qe i mvisheshin ne proqes-verbal , u tmerrue, me nje guxim tw pa pare, ia hjeki daktilografes proqesin nga makina dhe e shkeu para syve te gjykatesve dhe gjanadaeve qe e ruanin.Nga ky shkak dhe per shkak sigurie proqesin e qvendosin nga Peja ne Prishtin.Ne arhivin e Kosoves ndodhet dosja e tij qe kerkon lexim, hulumtim te me tutjeshem nga historianet qe kane guxim..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.