Letersi Kombetare: GONA-EMËR I LAVDISË

GONA-EMËR I LAVDISË

Cikël poetik nga Zymer Mehani

(Dëshmores së kombit Antigona Fazliu)
I
Si shqiponja dykrenore
Antigona, vashë arbërore
Porsi shkaba n’fushë të kuqe
E kësaj toke- lulëkuqe
Porsi thëllëza mitare
Rritej Gona guximtare
Me sy kënge për flamur
Për këto shkrepa, shkëmb e gurë
Porsi shqipe, gjeraqinë
Xixëllonjë që vetëtinë
II.
Ti je lulëkuqe
Ti je trëndafile
Në qiell të atdheut
Yll mes yllësive
Seç u ngrite
Në lartësi
Në rrugëtimin
Për liri
N’portret tëndin
Syri takohet
N’pika lotësh
Turbullohet
N’ato male
Atje lart
Tok u hodhe
N’valle t’zjarrtë
III.
Lirinë e pate ëndërruar
Pa të u rrite
Kurrë s’e ke gëzuar
Për të u flijove
Shqipe në flatrim
Kur të pushoi zemra
Kombi ra n’pikëllim
IV.
Ti, Gone
Je Ylli i qiellit tonë
Dritë e së vërtetës
Dhe galaksion
Për vargjet e mia
Je i zjarrtë frymëzim
Je Gjerdan Lirie…
I atdheut tim
V.
N’flakë lufte
U fute
S’u stepe
S’u tute…
Pranë shkëmbit
Burimit
Për peshë
Të betimit
Me flamur në gji
Ti re për liri
VI.
Midis reve
E yjeve
Mes lisash
E pyjeve
Për liri qëndrove
As kurrë s’u dorëzove
Emër i lavdisë
BUKUROSHE E LIRISË!….

Shperndaje ne
Updated: 16 Nëntor, 2018 — 15:10

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.