Letersi Kombetare: ISHE LULËKUQE(DËSHMORES ANTIGONË FAZLIU)

O

ISHE LULËKUQE
(Dëshmores së kombit Antigonë Fazliu)

Ishe lulëkuqe
U bëre flamur
Porsi gjeraqinë
Mbi shkrepa e gurë

Në Drenicë u rrite
Na u bëre dritë
Na u bëre dhe diell
Përherë me kokë n’qiell

2
Vashë mitare ishe tinë
Shumë e deshe Shqipërinë
Malet, fushat, Qyqavicën
Dhe Gradicën, mbarë Drenicën
Tërë atdheun e deshe ti
Që nga jugu në veri

Bjeshkët, shkrepat, përrojet, brigjet
Lumenjtë, krojet, grykat, shtigjet
E deshe flamurin kombëtar
Për shqiptarë thesar dhe ar
Ishe dhe je vashë arbërore
Moj lulëkuqe pranverore
Me gjak tëndin, heroinë
Na e dhurove lirinë
3
Gone, motra jonë
Moj zemërshqiponjë
U bëre dashuri-
Flamur kuq e zi
Shqipe Shqipërie
Flakadan lirie
4
Krah shqiponje
N’Qyqavicë

Ag mëngjesi
Në Drenicë

Mali seç ushton:
-Antigona rron

5
Në tufan
E në stuhi
Lufton Gona
Për liri

Popullatës
Duarthatë
U lidh plagë
U mjekon vrragë
6
Ishe rreze drite
Në flamur u ngjite
Aty rron gjithmonë
Bukuroshja jonë

Autor Prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 24 Nëntor, 2018 — 20:54

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.