Psikoza mohuese shqiptare -sipas Kadaresë

Kur flet Kadareja flet sinqeriteti i atdhedashurisë. Kur flet Kadareja flet  “Ringjallja shqiptare” e doemosdoshme. Kur flet Kadareja …. duhet dëgjuar Kadarenë , dritën e mendjes së kombit :
 
Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmonë, sidomos në kohëra të vështira. Duke i shfletuar tani, shikojmë se përveç shqetësimit të tyre themelor: çlirimit të Shqipërisë e pavarësisë së saj, ishte një ankth tjetër, i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me të parin: rizgjimi i atdhedashurisë.
 
Këmbëngulja e tyre për këtë rizgjim, këmbanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshherë të dëshpëruara, Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar dëshmojnë një të vërtetë tepër dëshpëruese: një pjesë e shqiptarëve ishin ftohur prej atdheut të tyre….Një pjesë e tyre me lehtësi ishin gati ta këmbenin atdheun e tyre me një tjetër atdhe, një pjesë kishin turp të quheshin shqiptarë, të tjerët me lehtësi viheshin në shërbim të forcave kundërshqiptare.
 
Duhet thënë se kjo nuk ishte një dukuri e rrallë. Në shumicën e vendeve, ashtu siç ka një përqindje të popullsisë me prirje kriminale, ka edhe një përqindje me prirje të mbrapshtë (perverse) kundër atdheut të vet. Shqetësimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me këtë hall të madh tregon se prirja kundërshqiptare e një pjese të shqiptarëve ka qenë një rrezik i ndjeshëm për Shqipërinë.
 
Dashuria për atdheun është një ndjenjë e shëndetshme e natyrale, e cila me pak përkujdesje kultivohet lehtë. Kurse prirja e kundërt, mosdashuria për popullin tënd, është rrjedhojë e disa faktorëve këmbëngulës. Injoranca e thellë ku u zhyt për shumë shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shtetërore e zbehu fort shqiptarizmin.
 
Edhe një arsye që e përligjte plotësisht optikën e tyre pozitive ishte propaganda kundërshqiptare, që kishte nisur ndërkaq të kultivohej nga fqinjët e Shqipërisë: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe e greke. Ishte një propagandë e egër dhe shtazarake që rrallë herë ishte parë në fytyrë të dheut. Përballë kësaj furtune të sëmurë, rilindasit shqiptarë mbajtën një qëndrim fisnik e të admirueshëm. Në vend që të binin në nivelin e saj, duke u përdhosur edhe vetë nga balta e kundërshtarëve, ata zgjodhën përgjigjen e tërthortë: lartësimin e vlerave shqiptare …Ky vizion optimalist i rilindasve, i përfaqësuar në radhë të parë prej Naim Frashërit e më vonë prej Gjergj Fishtës, u bë objekt vërejtjesh e kritikash më pas e vazhdon ende sot, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Në ngjarjet e fundit tragjike të Shqipërisë ishte pikërisht ky vizion rilindas që u sulmua në mënyrën më barbare. Një grusht intelektualësh renegatë e një grusht politikanësh të papërgjegjshëm, të bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u përpoqën dhe arritën t’ia vinin zjarrin Shqipërisë. Qëllimi i tyre ishte zhbërja e Shqipërisë,
 
Në botën e egër ku jetojmë, në kushtet kur Shqipëria është ende e brishtë, kur ajo është realisht e jo mitikisht e kërcënuar, në kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon të jetë i prerë më dysh, vizioni rilindas mbetet vizioni bazë për botën shqiptare. Kritika kundër veseve e ceneve tona, ashtu siç bën gjithë bota për vetveten, nuk është veçse një plotësim i këtij vizioni e jo një përmbysje e tij.
 
Mësimi, pra, është i qartë: demokracia e pashoqëruar nga një strukturë ligjesh e një strukturë e fortë shtetërore që të sigurojë funksionimin e saj, mund të kthehet lehtë në të kundërtën e vet.
 

E përgatiti : Fahri  Xharra
Gjakovë.30.03.17

Shperndaje ne
Updated: 30 Mars, 2017 — 16:46

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. PSIKOZA MOHUESE SHQIPTARE-SIPAS KADARESË;GRILOZA DROGUESË SHTIPFARE QITAS TRADHËTARËZEZË;O
    KUR NJË POPULL KOMB ME FAKTE ME AKTE,SI PARAHISTORIKE ORE HISTORIKE,TRIUMFON DHE RIGUFON O
    NË MOMEMNTË MË KRITIKE,MË MITIKE;DHE,NGA CIVLIZIMI MË PËRPRARIMATRË,SI NGA HIMNIZIMI OUUU,
    MË TERËKOMBËTARË DHE NDËRKOMBËTARE;SI DJEP DHE KEP I HUMANIZMIT MË HUMANITARË,SI DHE O,MË
    PËRPARIMTARË,SHI,NË KULTURË,STRUKTURË,ME NIVELË MBARË BOTËRORE,MBARË NJERËZORE;POSI DHE,MË
    SUPËRTALENTËT ME BRILANTË,TË TË GJITHA DEGËT E ARTIT,MË TË ZJARTIT,TERA LËMIJËT OR DIJET O
    MË NEVELË KULMINANTE,SI PËR TRIMËRI,HIMËRI,PËR SHKATHËTËSI DHE AFTËSI,MENDORE,NJERËZOER,O
    SHKENCORE,TALENTË RRALLË NOVATORIZMIT MBARË BOTËRORE;SI DHE,DUKE SHKELQYER,SHËMBËLLYER,MBI
    SUPEGEJNITË TË KOHËRAVE,PËR SAKRIFICA MBINJERËZORE,SI FITORE KRYLEGEJNDARE OR MBI SUPERFQI
    BOTËRORE;SI DHE,DUKE RUAJTUAR ME BESNIKËRI BESA BESË MBARË SHQIPATRE;TERË ATDHEUN,ATKREUN
    SI DHE TERË QENJËN,RRËNJËN;GJENËN EDHE KRENËN,GJAKUN DHE PRAGUN,MË GJENIALE,GJENIFALË;OREE
    MORE,TERË VETITË,KREDITË,NDËR POPUJ-KOMBET MË TË BUKUR,MË KULURË,STRUKTURË,ME DIJE,PRIJE O MBI VRIJE-PËRFIJE,QE ANËMBANË BANDAT,TRANDAT,MË KATASTROFALË,MË KANIBALË,TURRËN,SKURRËN,
    PËR ÇFARROSJE,ÇVARROSJE TOTALË,GLOBALË;QE KURRË MË,HE BURRË,NGA KJO GURRË,MOS T’KETË OREE,
    AS PËRJETË;SA BURIMI TË HUMBAS,AS DURIMI,AI KURIMI,QE T’NA UKUPOJNË,UZURPOJNË,MBARË TROJE O ZVARË,SHKARË PLOJET TONA,ZONA;DENG BABA DENG,BRENGË SHKABA BRENGË;MBARË SHQIPTARIE,FARË
    SHKRIPKAVËRRIE;QE NGA LUMEJ O LIQEJ GJAKU O PRAGU,QE ULËN O VULËN,ÇDO PËLLEMBË KËSAJ TOKË,
    KJO DHEMBË,SHKEMBË,OJ LOKE;QE ZBERTHEJNË,SHPËRTHEJNË LULEGJAKET SHQIPTARE,BULEPRAGJET ORE
    SHKRIPFARE,QE NGA VARRET MASIVE,ZJARRET MAFIVE,MARRET MARRËZIVE;NUK DURON TOKA,TUK BURON
    KOKA;QE TË RINGRITEN,RILINDEN,NGA NËNTOKË,MBITOKË,NËNËLOKË;PRI OJ LOKË;GJER LARTË O ZJARTË
    QIELLI OU DIELLI,ME BREZE BERZATIMI,OUUU,RREZE RREZATIMI;QE TË BURBULLOJË,FURFULLOJË,OUUU,
    POSI NJË VULLKAN,KY BALLKAN,AH,KALLKAN,QE TË RIKTHEJË,RIBEJË,GADISHULLI AH,ISHULLI DJEPI
    O KEPI I SHPRESËS,SHTRESËS,VESËS OUU BESËS,MË DESHËRË,MË TË MIRË,DUKE GJEGJ EDHE SOT OU SI
    PËJETËMOT,I TERË ATDHEU;KRYLEGJENDA GJERGJ KASTRIOT SKNDËRBEU TË RINGJELLËJ,PRINBALLEJ,OUU
    KRY UÇK.HY-REGJENDARIN-BASHKA-DASHKA OREEE,MU ADEM KRYLEGJENDARIN;SE KOT SË KOTI,QE MOT OR
    TEK MOTI,EDHE NGA VETË ZOTI;NUK DO ÇFARROSEJ AS ÇVARREJ MBARË SHQIPTARIA-SHKRIPKA VËRRIA,O
    POR,PRAP SE PRAP,VARP O VRAP,RRAP HE RRAP;DO T’RIFITOJË,NXITOJË,RIGUFOJË,OUUU,TRIUMFOJË;MU
    VËLLAZËRO-RIHIRO-FARE SHKRIPKA VËRRIA;OREEE,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIA!!.TË FALA NJË
    REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA E PËRVUAJTUR-TROZOVA STËRRSHUJATUR;NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË,
    PAKTHIM PËR AMSHIM,KËSO BANDA,PËSO TRANDA,PËR KOLONIZIM,HORRORIZMI,TROJE TONA,PLOJE ZONA,
    FERRË-ÇFARRË GOLGOTË SHQIPTARE,MOLKOTE SHTIP-FARE;PORSE,MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË O
    MËMO-ANTIKE;RIKTHEËMI,RISHPREHËMI,PËR DASHURI OU AMSHURI,MBARË KOMBËATRE SHQIPATRE,OH,PËR
    RINGRITJE,RILINDJE;RIBASHKIM,RITRASHLGIM;MBARË KOMBËATRE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.PSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.