Arbreshët dhe unë – ne jemi një Arbër.

“Ishte një kopromis i detyruar”?
Apo ne”trathtuam” vetvëten dhe padyshim historinë???
Sot gjaku i ynë, nga i njejti trung,Pellazgo-Ilir dhe më e rëndesishmja (e dukumentuar) për ne si një komb, është kuvendi i Lezhës,nga i cili kuvend lëshohet vula e unifikimt nga të t’gjithë Princat Arbër, të udhëhequr nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Kuvendi, përcakton se kush jemi, ç’gjuhë dhe flamur do të përfaqesoj popullin Arbër dhe kulturën e tij.
Sot gjaku ynë është i shpërndar në të katër anët e botës!
Arvanitas,Arnaut,Arbëresh,Shqipëtare,Kosovarë,Iliridë,
boshnjak etj!
Dhe të mendosh, në mesjet të gjithë ne, thirreshim Arbër!
Pra, unë pyes: Në interes të kujt shkon kjo “zhveshje” nga identiteti ynë,të qenurit ARBER ???
Kjo është ajo që më shtyri të shkruaj këto vargje!

Arbreshët dhe unë-ne
jemi një
Arbër.

“Eh ç’fat”,
të këndojmë, apo të vajtojmë?
Nga e njëjta degë,
të t’njëjtit lis na ndanë,
Arbër isha, Arbër jam.

“Ike” Arbër, me kokë lartë, krenarë,
u ktheve ne fole,
aty, ku dikur thirrej Arbëri
s’ishte më,quhej Shqipëri!

E unë,unë i ziu,
“ika” si shqiptarë,
kthehem, ku linda,
“jo më si më parë,
tash më thonë, je kosovar”!

Ti ulim armët thanë,
besuam atyre që s’duhej besuar,
prandaj dhe tretëmi larg,në dhe të huaj,
këtu të them,bashkë kemi gabuar.

Besuam atyre që nga vdekja kishin frikë,
e sa për turpin!
Thonë-thonë, ti mbyllim syt,
frigacakët,kështu këshillojn,
krahë me armikun,kundur nesh luftojnë!

E morëm me vrap,pa menduar gjatë,
duke menduar,një ditë,do kthehëmi prapë,
vajtëm e vajtëm rrugëve pa fund,
ti përtej detit, dhe më largë,
e unë,unë atje, ku dielli bie në gjume!

Pal
Islam Idrizi-06.12.2018

Shperndaje ne
Updated: 6 Dhjetor, 2018 — 20:28

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons