Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- ERËRAT NËN KRAHË TË LIRISË

ERËRAT NËN KRAHË TË LIRISË – lirikë politike

Amerikë, mike e Pavarësisë së Kosovës
Mike e popullit më të lashtë të tokës
Flamuri yt sot është edhe flamuri im
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty
 
Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja
mbi ty të ranë tëra urrejtjet e fqinjëve
festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri!
 
Mbi varret pellazgo-ilire  të  dardanëve
Ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë
Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës
Erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë
 
Fqinjit serb nuk i pëlqen Ushtri e Kosovës
Ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi
Shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor
të qytetëruar jemi prej tokës së zeshkët.
 
Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike
Kosova dardane, – dashuri ka Amerikën.
Prijësit e saj; Klintonët, Bushët,Trampi,
Ollbrajtët, Engel, Sarkozitë dhe Blerët,
Janë tanët, të perëndishmit e hyjnorëve.
 
Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar
Mbi qiellin e Kosovës sot s´kemi një plagë
Zemër, ti je bekuar nga Perendia, Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë
 
Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim
Aq më tepër mëngjese të pasura lirie
Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më
shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës
 
Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
Nëpër Amerikë po kalon Ushtria e jonë
Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi ynë
Nëpër Amerikë do të jemi,… Amerikë !…

                                                  Atdhe Geci – Dortmund, 12. 12. 2018

Shperndaje ne
Updated: 16 Dhjetor, 2018 — 18:00

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.