Çamëria s´është e vdekur,jo, ajo
po rilindet! Rrënjët e gjakut të
lashtë pellazg në Epir s´shuhen
Kështu u thoshte Aristidh Kolia
Kryepersonazheve në librat e tij!…
Atdhe Geci
The Author
Atdhe Geci
Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.
Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra;
1. “Demonstratat e luleve”,
2. “Antolologjia personale"
3. “Jeta në Letër”,
4. ”Mielli dhe uji”,
5. “Lirikë”,
6. “Dridhjet e barit”,
7. “Atdheu”,
8. ”Erdhëna”,
9. “Arbëreshët”,
10. “Shqipëria”,
11. “Trojet e mia” ,
12. “Rogana”,
13. “Heroika”,
14. “Gacat e prushit”,
15. “Atdhetarët”,
16. “Pasha këtë tokë”,
17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje.
Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria.
Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.
Domosdoshmërisht, demokratizimi euro-atlantik i Ballkanit është lulësim i gjakut (gjenit = genit) Pellazgjik tek neopellazgët të quajtur arbër, Alban, Albanez, Albanian. arvanit, arnaut = Shqiptarë, në harmoni me fqinjët tradiconal, Helenë, Latinë, Sllavë, Turq.
Miku im, Shqipëria është tepër e vogël për të fal një sipërfaqe toke sa Çamëria. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtar të pellazgëve.Së pari Bashkimi i trojeve tona e pastaj, demokratizimi. Kufir i Shqipërisë me Greqinë është Preveza, Tre Gurët e Zes të saj. Çamët dhe arvanitë në një moment të caktuar historik do t´ia shlyjnë emrin Greqisë.Shqipëria deri në Prevezë e poshtë saj është e pazavendësueshme. Për këtë do flas koha dhe historia. Suksese miku im!