Tradhtia shqiptare – largimi i Princ Vidit

I motivuar nga kjo pikturë që e shihni më lartë ( Pikture e vitit 1914. Perleshjet ndershqiptare ne Durres, qe çuan ne largimin e Princ Vidit.  (via Qaz Rudi ) ) dhe i frikuar nga këto që shohim në të dy shtetet shqiptare si dhe në Maqedoni , desha të bëj një pyetje : Pse nuk e deshëm Princ Vidin, dikur ?  Kush nuk e do Amerikën , sot ?
 
Në vitin 1902  shkruhej : “Diplomacia evropiane të mos frikësohet, vepra jonë është një vepër paqeje. Pretendimet tona nuk janë të padrejta, ne nuk kërkojmë pronën e të tjerëve, ne duam vetëm atë që kanë edhe popujt e tjerë në botë: një Atdhe    (shkruante Juan Pedro Aladro Kastrioti 1902 ) . E vërtetë kjo , që  ne nuk deshëm të huajën  por pyetja të imponohet si  u sollëm ne pas 1912 me  atë që na u dha ?
 
A është e nevojshme një qasje ndryshe në historinë tonë, duke e krahasuar me të kaluarën e njëjtë shumëshekullore të popujve të Ballkanit.? Ku ishte gabimi që na bëri që të mbesim të fundit në Ballkan? Pse na u desh që mos të ndahemi nga e kaluara në mënyrë të butë? A ka pasoja edhe sot,nga ajo mos ndarje e domosdoshme? A jemi duke u ballafaquar me të njëjtat “marifete” “ të miqve “ tanë? Kush është“miku “ e kush “ armiku” i ynë? Kush na pengon të bëjmë dallimin në mes tyre? Çka lypet prej nesh?
 
E domosdoshme është për të menduar më  thellë si ishim dhe si jemi sot . Në vitet 1858-1859, populli i Vllahisë dhe ai i Moldavisë vendosën që të dy principatat të bashkohen ndër një administrim të përbashkët dhe si udhëheqës të kenë një princ nga ndonjë familje fisnike e Evropës.
 
Pse nuk mësojmë nga përvojat e mira të të tjerëve?  “Të rikujtojmë që principatat si dhe shteti i vetëquajtur Rumania ishin ende nën vasalitetin e Perandorisë Osmane. Më 1866, qeveria kërkoi që 27-vjeçari Karol Hohencollern-Sigmaringen të jetë udhëheqës i ri i Rumanisë. Pavarësia e Rumanisë u njoh nga Imperatoria Otomane më 1878, në Kongresin e Berlinit, dhe principata u bë Mbretëri sovrane më 1881 me princin Karol si mbreti Karol i Parë i Rumanisë. Mbreti Karol kishte lindur në Sigmaringen, i biri i Karl-Anton Hohencollern-Sigmaringenit, i cili pas shkollës së mesme u diplomua në Akademinë Ushtarake të qytetit Mynster dhe pastaj në Shkollën Artilerike.
 
Më 10 maj të 1866 u prit me gëzim të madh nga turmat e njerëzve dhe personalitetet politike. Ajo ditë u konsiderua si ditëlindja e Dinastisë Mbretërore Rumune, dinasti e cila mbretëroi në Rumani deri në vitin 1947.”
 
Edhe me Bulgarinë e njëjta gjë. Ata u udhëhoqën nga Dinastia Sax-Koburg-Gotta. Imperatoria Otomane e mbajti Bullgarinë të pushtuar që nga viti 1389, por përfundimisht u përzunë jashtë më 1878. Kur Bullgaria u bashkua në një shtet e u lirua nga e kaluara otomane shumëshekullore, më 1885 vendosi të kërkojë një princ të huaj me shpresë se një familje e traditës mbretërore evropiane do t`i jepte vendit prestigjin e duhur.
 
Për fatin tonë jo të mirë : Greqia, e pavarësuar nga Turqia më 1829, gjithashtu kërkoi nga familjet e vërteta mbretërore të Evropës të ketë një mbret nga gjaku evropian. Greqia bëri edhe më shumë për t`u shkëputur nga e kaluara otomane dhe u udhëhoq nga mbreti Otto, djali më i ri i mbretit Ludvigu I i Bavarisë.
 
Për ne, fuqitë e mëdha e zgjodhën princin Wielhelm nga familja princore e Vidëve, që të udhëheqë me shtetin e ri të pavarur e të parehatuar të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në nëntor të 1913-s. Edhe Ismail Qemajli e mirëpriti dhe e pranoi këtë vendim .
 
Kush ishte princ Vidi? Kishte lindur në Kështjellën e Neuwiedit në Rajnë afër Koblencit (Gjermani), i biri i tretë i princit Wilhelm të 5-të të Wiedit (vëllai i Elizabetës, mbretëreshës së Rumanisë) dhe princeshës Maria të Holandës (motra e Luizës, mbretëreshës së Suedisë). Gjyshërit nga babai ishin Hermani, princi i Vidit dhe princesha Maria e Nassaut dhe gjyshërit nga nëna ishin princi Frederik i Holandës dhe princesha Luiza e Prusisë. Luiza ishte e bija e princ Wilhelmit të Tretë të Prusisë. Princ Vidi ishte nip i familjes mbretërore të Rumanisë. Princ Vidi dhe gruaja e tij, princesha Sofia, mbërritën në Shqipëri më 7 mars 1914, duke e shpallur mbret të Shqipërisë.
 
Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për ”dinë e dovlet”, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke. Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar .
 
Shikojeni ngjashmërinë me sot : Esad Pasha me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. 
 
Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij. Pra, si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.
 
Ai u shfaq si një fatkeqësi, por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.
 
A jemi dëshmitarë të haxhiqamilëve të rinj? Fjalën e kam për kohen e pas pavarësisë së Kosovës. A po e ndiejmë në vetvete se diçka e ngjashme me kohën e Princ Vidit ka filluar të lëvizë në ditët tona? Jemi duke kaluar një kohë kur haxhiqamilët, jazegjitë dhe bukëpërmbystit kanë filluar të çapurisin ndjelljen e së keqes së kohës së Princ Vidit.
 
Jo ! Sot e kemi Amerikën dhe rrugës së saj nuk do t`i ndahemi  .
Amerika nuk do të ikë si Pronc Vidi i gjorë.
 

Fahri Xharra,01.04.17
Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 31 Mars, 2017 — 23:52

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. TRADHTIA SHQIPTARE-LARGIMI I PRINC VIDIT;TRANDIA SHTIPFARE-TRANDIMI I BRINC TRINDIT;NJË
    MALSOR NGA MALËSIA SHQIPTARE,KISHTE VETËM NJË DJALË,JO TË MEQËM;EH,I AFROHEJ MIELLI,VENDOS
    QE MË KËRSTINË-QERRE DY RROTA,ME ÇENGELË MBUSHUR ME THASSË GRURI;DHE,DY QE E DJALIN DERGON
    ME BLUAR TEK NJË MULLI PËRRONI MATANË BJESHKË;AI FILLON RRUGËN A,KUR MBËRRINË TEK NJËFARË
    MAJA E ZEZË;VËREN NJË PUÇILLË MES RRUGËS;DHE,NJË RRUGICË TJETËR PROVIZORE ANASH,AI BUDALLA
    SI TUTALLA,FUTEJ TRUP PUÇILLES,TUÇILLËS,GJEJA NUK E LAKOJË RRUGËN KRYSORE,KRYZGORE;DHE,KUR
    PUÇILLA BUKUR E THELLË MESRRUGË;A,ME UJË E BALTË,BALTAK-SHKALKLAK;QE KËRSTINA ZHYTEJ TERA
    NË PUÇILLË,JASHTA I MBESIN,TRESIN;VETËM DY STUPCAT PËRPJETË,STËRQETË;DHE,DY QETË FUTËN NË
    SHAMAK,SA VETËM KOKA ME BRINA U MBESIN JASHTË;AI BUDALLAI,TUTALLAI;THIRRET O QIRRET NGA
    MAJA E ZEZË,MAJE BJESHKE,TEK LAGJA BARDHAJ PREJ FASHTIT;MË ZË TË LARTË,ZJARTË:-OOOU BABË,
    SHKABË;ENI MË M’NDIHMUAR SE KERSTINA ME QENGELË EDHE DY QETË M’U KANË MBYTUR BASHKË EDHE
    ME THASËT E GRURIT,NË PUS TË MAJES SË ZEZË,PUSIT T’BJESHKËS,MAJA E ZEZË;PLAKU I TRONDITUR
    I GODITUR;DUKE E DIJTUR SE MAJE BJESHKE TEK MAJA E ZEZË,NUK KA KURFARË PUSI,DHE SE,O,VETËM
    NDONJË PUÇILLË E VOGËL,QE AI BUDALLË,TUTALLË,PREJ MOSDIJËS,SOSGRIJES,EDHE MAJE BJESHKE,OU,
    RESHKE;DHE,TERA RRUGËT,VRUGËT MALORE,HALORE;I BEHËN,DEHËN,SI PUSE-TRUSE;EDHE,URDHËRON QE
    VRAP O VRAP,NËSE MUNDEN TË I NXJERRIN DY QETË GJALLË;SEPSE AI BUDALLË,O,QERREN E PRAPTON MIDIS RRAFSHIT,DHE,ATË BUDALLË,TUTALLË,NUK BENË TA DERGOSH,DREJTOSH;AS PËR TË BLUAR O
    NË MULLI;SEPSE,NËSE RRIMË,BIMË,NË SHPRESËN,O VESËN E TIJ;GËRDI,KËRDI;E TERË FAMILJA DO
    VDESIN OR,DO TË TRESIN,NGA URIA;HEU,MJERË MALËSIA,PËR KËSI FARË BUDALLËSH,TUTALLËSH!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,NËN DHUNË O
    FURTUNË,NA PËRZUNË,PËRDHUNË;PAKTHIM,PËR AMSHIM;TERË KOLONIZIMI,HORRORIZIMI,NGA BANDA,O
    TRANDA KATASROFALE,KANIBALË;QE KURRË HE BURRË S’DO NGOPEN-KOPËN,ME GJAK-PRAG SHQIPTARI,
    POR,DUKE NA SHKEPUR,TRETUR,NË MOLKOTE-GOLGOTË SHQIPTARE;PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,OU,OR KONTINENTË MËMO-ANTIKE;RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,ORE,RIBSHKIM,RITRASHËGIM;RINGRITJE,RILINDJE,
    MBARË KOMBËATRE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.