Kënga e re jehon…Ty Flamur të duam shumë

Ty Flamur të duam shumë

Ty Flamur të duam shum’
Ti për ne je nën’ e bab’
Për ty gjakun derdhim lum’
O Flamur i kuq me shkab’

Kënga e re jehon mbi det
Mbi qytete, fush e mal
Për Flamurin e vërtet’
Për të shtrenjtin ideal

Ylli i ri na prin o shok’
Do të bëhet qielli mir’
Pa sopata përmbi kokë
Fluturon shqiponj’ e lir’

Ti qëndron shqiponjë e lir’
Përmbi shkëmbin arbëror
Këput pranga dhe zinxhir’
Frymëzim na sjell në tok’

Kënga e re jehon mbi det
Mbi qytete, fush e mal
Për Flamurin e vërtet’
Për të shtrenjtin ideal

Ylli i ri na prin o shok’
Do të bëhet qielli mir’
Pa sopata përmbi kokë
Fluturon shqiponj’ e lir’

Pal Islam Idrizi

Shperndaje ne
Updated: 4 Shkurt, 2019 — 14:41

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.