ÇABEJ NJË PROFET, NJË MIT, APO NJË GJENI?

ÇABEJ NJË PROFET, NJË MIT, APO NJË GJENI?

 (Bashkëbisedim me të nderuarin Moikom Zeqo)

Besnik Z. Imeri

Nisur nga shkrimi i të nderuarit, z. Moikom Zeqo tek gazeta “Dita”, datë 26.01.2019, kam dëshirë të shpreh disa mendime. E them qysh në fillim, se ky shkrim nuk ka qëllimin e një debati, por edhe as të një replike. Thjesht dua ta quaj një bashkëbisedim me të nderuarin, eruditin, “njeriun libër”, Moikom Zeqo; nëqoftëse Ai do të ma lejonte këtë.

Paraprakisht dua të them se të gjithë gjuhëtarët shqiptarë janë me kontribute të jashtëzakonshme; ndërsa Çabej mbahet më i madhi prej tyre, pikërisht për këto kontribute. Asnjëherë nuk duhet haruar vlera e jashtëzakonshme e punës së tyre për dekada e dekada të tëra për Gjuhën tonë Shqipe, e cila kulmon me Kongresin e Drejtëshkrimit të vitit 1972, një vepër gjigande, ku shekujt vetëm do ta flladitin, por asnjëherë nuk do të mundin ta rrëzojnë.Pse?Sepse krijimi i gjuhës standarte shqipe ishte nje mission hyjnor, i cili u realizua për ne shqiptarët në shekullin e XX.

E mirëkuptoj z. Moikom për ato që shpreh në shkrimin e tij dhe e mbështes. Por nuk do të isha i një mendje, më atë që z.Moikom, në frymën e atij shkrimi shprehej më shumë, si një i revoltuar në mbrojtje të figurës së Çabejt, në shpërthim të ndjenjave të trazuara si tallaze të shpirtit; se sa atë të shpalosjes së disa argumentave në mbrojtje të mendimit të tij.

Unë do të  thosha se përqëndrimi  debatit të z.Moikom dhe “sulmuesve” të Çabejt tek vetë figura e Çabejt është i gabuar. Çabej  është një kala, ku disa “kalorës aventurierë”, ose “jeniçerë” duan ta marrin dhe ta rafshojnë deri në themel, dhe mbrojtësve të kësaj kalaje, “kalorës me tituj dhe grada shkencore”, që e mbrojnë atë. Vetë Çabej, po të  ishte gjallë, do të ishte kundër kësaj. Pse?Sepse ai është një ndërtim megalitik, ku, nga njera anë, sulmuesit nuk e pushtojnë dot, dhe nga ana tjetër, mbrojtësit janë të panevojshëm, pasi ajo kala është e papushtueshme.Nëqoftëse mbrojtësit e saj, kalorës me pancirë dhe parzmore prej metali (titujt shkencorë) fshihen prapa mureve të mëdha të kësaj kalaje dhe nuk dalin në fushë të hapët për t’u ndeshur me këta kalorëstë armatosur lehtë, por të guximshëm; nuk kanë përtë qënë asnjëherë fitimtarë dhe një ditë kanë për ta humbur këtë betejë.Por këtu problemi më i madh është ajo,vetë kalaja, sa ajo do t’i rezistojë kohës, pasi mund të vijë një ditë, që ajo mund të rrëzohet nga pesha e vet e stërmadhe, ku themelet e rrënuara nga koha, nuk do  ta mbajnë më dot këtë peshë gurësh të mëdhenj. Prandaj lereni të qetëÇabejin.As mos u mbroni pas tij dhe as mos e sulmoni atë.

Problemi kapital është ky: A ka arritur shkenca shqiptare zyrtare të arrijë në një përfundim themelor dhe objektiv  mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe për  rrjedhojë edhe të vetshqiptarëve? Jam i mendimit (dhe qofsha i gabuar) se shkenca shqiptare zyrtare ka arritur në mes të rrugës që të çon drejt këtij objektivi të shenjtë dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit tonë. Kjo arritje përgjysëm, ngadonjëherë, më së shumti merr pamjen e një udhëkryqi, se sa të një mesrruge. Gjë e cila mund të ketë rrjedhoja të rrezikshme dhe të pariparueshme.

Ne si shqiptarë shpresojmë që një ditë të arrijmë fitoren tonë më të madhe: Bashkimin Kombëtar. Kjo aspiratë e shenjtëështë akoma njëëndërr. Por shqiptarët do të arrijnë një ditë që këtëëndërr ta përjetojnë realisht. Realizimi i saj do të kërkojë sakrifica të mëdha. Populli, në mënyrë intuitive dhe të pandalshme shkon drejt saj. Por sa e kuptojnëkëtëtë mençmit, të diturit e tij, këtë intiutë gjeniale, këtë intuitë hyjnore. Sa janë ata në gjëndje t’i paraprijnë këtij llauzi të bekuar nga zotat. Nëqoftëse shqiptarët nuk do të arrijnë të mësojnë saktë origjinën e tyre dhetë gjuhës së tyre hyjnore; siç shprehej Naimi, ose të gjuhës së tyrekozmike, siç shprehej PetroZheji; atëhere e ardhmja e tyre, ekzistenca e tyre, rrugëtimi i tyrenë histori mund të futet në njërrugë qorre dhe mund të ndodhë që kësaj rruge t’i dalë përpara një humnerë e rrezikshme.

Për këtë“rrugë” ndeshen aktualisht diletantët dhe profesionistët.Profesionistët ndihen të fyer pasi diletantët po përpiqen “t’i tregojnë arat babait”.Ndërsa diletantët (një pjesë e mirë e tyre), në inferiotetin e titujve dhe gradave shkencore, ndihen të përbuzur kur të parët, këtë ua “hedhin në sy”.Por a janë kaq pa vlerë diletantët, amatorët?Për këtëi drejtohemi historisë dhe e pyesim. Po përmend dy raste dhe po bëj një pyetje. Aleksandër Moisiu, ishte profesionist apo diletant? Më thjesht akoma. Kur ai filloi të shkëlqejë, ketë e kish nga mbarimi i ndonjë akademie arti, apo e filloi si sufler, një punonjës i rëndomtë teatri?Çfarë kishte te veçantë  Aleksandri që u bë një kolos i teatrit botëror? Talentin dhe vullnetin.

Rasti i dytë vjen nga fusha që “kemi në gojë”.Kush është ai?Një toger artilerie i ushtrisë së Napoleon Bonapartit, Shampoljo (Champollion). Një diletant, një i ri entuziast, këmbëngulës, me një vullnet të paepur, por edhe me një talent të madh, arriti të deshifrojë hieroglifet egjyptiane falë gjuhës kopte. Tani i afrohemi problemit me një rast analogtë gjuhës shqipe. Gjuha kopte është sot gjuha e të krishterëve tëEgjyptit, të cilët,për mendimin tim, janë pasardhëstë pellazgëve të Egjiptit; dhe gjuha e tyre, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi në kohë i dialektit pellazg te egjyptianëve të lashtë. Ashtu si edhe gjuha shqipe sot, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi në kohë i dy dialekteve pellazge të gadishullit të Hemit.

Tani vijmë tek “molla e sherrit”. Shkenca zyrtare shqiptare, gjuhëtarët dhe historianët e formatuar dhe të mbrojtur në “kornizat” e tyre akademike, thonë se origjina e shqiptarëve vjen prej Ilirëve, ndërsa gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja e lashtë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.Kjo është një e vërtetë.Po kundërshtarët e tyre, “delenxhinjtë” amatorë, çfarë thonë?Jo, thonë ata, ne shqiptarët e kemi origjinën nga pellazgët dhe gjuha shqipe rrjedh prej pellazgjishtes.Edhe kjo është e vërtetë.Po mirë tani, do të thoni ju, cila nga këto “të vërteta” është e vërtetë?

E shikojmë problemin në kohë. Mësojmë se edhe në vitin e largët 1929 paska pasur disaamatorë kafenesh, që kur paskan dalë në “perëndim” janë habitur, pasi shumë fjalë të gjuhëve perëndimore u janë dukur të afërta me shqipen. Kuptohet që ata nuk ishin gjuhëtarë.Megjithatë, mendoj se “habitja” e tyre nuk është një mëkat.Kuptohet që u dhanë një fshikull të mirë, që herë tjetër ta nxënë mirë mësimin. Mirëpo filozofët e lashtësisë, si për dreq, na thonë se filozofia, dituria dhe të nxënët fillojnë fillimisht me habinë dhe dyshimin. Ata vazhdojnë në të tyren dhe na thonë, se pa u habitur dhe pa dyshuar në ato që na thonë dhe në ato që dimë, asnjëherë dituria jonë nuk do të shkojë përpara. Hej bela, kujt t’ia prishim dhe kujt t’ia ndreqim.

Por këtu është vendi të vemë në dukje diçka, të cilën e thamë më lart.Pellazgjistët kanë përparësi, pasi janë shumë të vullnetshëm, janë të talentuar.Por njëkohësisht kanë në maksimum ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe të atdhedashurisë.Ndërkohë, qe tek antipellazgjistët, në mjaft raste, keto cilësi, sidomos talenti, mungojnë.Shpesh herë, mediokriteti dhe ndjenja e inferioritetit ndaj të huajve, dominon.  (Vijon)

 

Vijmë pas viteve 90-të. Përsëri disa emigrantë kureshtarë, por edhe të tjerë që nuk shkuan në emigracion, dyshimtarë dhe “ngatërestarë”, do të shtoja unë, kur shkuan në Greqi dhe Itali, si për dreq, dhe pa jua kërkuar njëri, filluan të merren me gjuhën shqipe. Ata na thonë se shumë fjalë të greqishtes dhe italishtes, por edhe të gjuhëvetë tjera,  shpjegohen dhe marrin kuptim vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Po rrini o të bekuar, shikonipunën tuaj, se janë ustallarët e kombit që merren me këto punë.Po ata, përsëri në të tyren.

Por në rradhët e pellazgjistëve ka edhe të tjerë me tituj dhe grada shkencore dhe me zotërim të gjuhëve te huaja.Por këta janë jashtë gardhit të Akademisë së Shkencave dhe nuk pranohen atje.Nga kjo racë dyshimtarësh, por edhe të tjerë, janë krijuar tani falangat e diletantëve, amatorëvë, por edhe “profesorëve”, që kanë ndërmarrë një sulm në shkallë të gjërë kundër gjuhëtarëve dhe historianëve tanë të Akademisë së Shkencave. E kush i mban! Në flamurin e tyre ata kanë shkruar: “Ne dhe gjuha jonë shqipe vijmë prej pellazgëve”.

Pala kundërshtare; një ushtri e mirë organizuar, me kapitenë dhe gjeneralë të sprovuar në këto beteja, me tituj dhe grada shkencore,  me konferenca dhe kongrese ndërkombëtarë, me zotërim të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe ato të lashta dhe të vdekura, të argasur “në vaj dhe në uthull”, ustallarë në punën e tyre; i shikojnë nga lart poshtë me përbuzje, fodullëk dhe mëndjemadhësi dhe thonë: U bënë edhe këta “rrjepacakët” të ndeshen me ne. Në flamurin e kësaj ushtrie të organizuar, me mbështetje shtetërore dhe mediatike, është shkruar: “Ne dhe gjuha jonë shqipe vijmë prej Ilirëve”. Të tjerat i haroni, në mos, u bëjmë ne që t’i haroni! Kështu me sharje dhe kërcënime, të dyja ushtritë janë vënë përballë njëra tjetrës në një luftë të pabarabartë

Mirëpo këta diletantët amatorë sebashku me ca “profesorë bukëshkalë” na qëlluan guximtarë dhe nuk prapsen. Mirë ne, thonë ata, që jemi diletantë, amatorë, “rrjepacakë”, “zhulsa të pashkolluar” dhe injorantë; por janë edhe disa të tjerë, shumë më të vjetër se ne, dhe në sulmet e tyre mbajnë lartë “fytyrat” e Sami Frashërit, Jeronim De Radës, Naim Frashërit, Jani Vretos, Ismail Qemalit, At Shtjefën Gjeçovit etj, etj; po këta të paditur dhe injorantë janë, që thonë se ne shqiptarët vijmë prej pellazgëve?!!! Marrinsi shëmbull Ismail Qemalin, çfarë thotë ai për pellazgët?

Ai në vitin 1917 në kujtimet e tij, në lidhje me racën e shqiptarëve shprehet: “Ndërmjet Adriatikut, Pindit, vargut të Ballkaneve e Alpeve Dinarike mbi vijen që ndan Lindjen nga Perëndimi, ku historia ka parë takimim e shumë popullsive nomade e shumë qytetërime të lindura, atje ështëShqipëria… Në tri anë nga rrethi i majave të maleve të larta e nga ana e katërt nga deti.Shqipëria ështëbanuar që në fillim nga një racë, origjina e sëcilës shkon në kohë të Pellazgëve.  Megjithëse jo e huaj nga qytetërimi grek, kjo racë ruajti karakterin e vet dhe krenarinë e origjinës së saj parahelenike…”.[1]  Me siguri këto gjëra ky i ka mësuar në ndonjë kafene të Stambollit, se gjëkundi nuk thuhen këto përralla me pellazgë.

Këtu “ngatërohet hesapi”. Mirë, që në ‘monizëm’, Çabej dhe Stefanaq Pollo arritën t’i hedhin kokëposhtë Rilindasit, lidhur me origjinën pellazge; po tani në ‘demokraci’ si t’ua bëjmë këtyre “delenxhilerëve”, që na i nxorrën prapë me kokë lart. Mirë këtyre, diletantëve, hajde se po ua rregullojmë kokën, po si t’ia bëjmë këtij qerata populli që i do kaq shumë Rilindasit? Punët nuk venë edhe aq mirë, pasi “delenxhilerët”, kohët e fundit kanë nxjerrë edhe “fytyrat” e Spiro Kondës, Dhimitër Pilikës dhe Petro Zhejit. Për këta nuk mund të thuash që janë “rrjepacakë” pa shkollë, pa gjuhë të huaja dhe pa një “përgatitje luftarake”, pasi ata janë “gjeneralë” në fushën e tyre. Madje për Spiron nuk mund të thuash se nuk ka qënë “usta” në këto punë, pasi ai ka pasur si shegert Gjergj Bubanin, i cili edhe ai nga ana e vet u bë një “usta” i mirë. Kështu që kësaj beteje nuk i dihet fundi.Por këtu nuk duhet të harojmë edhe “njeriun akademi”, Niko Stillo, i cili ka bërë edhe një libër “Etruskishte – Toskërishte.

Nga njëra anë pellazgjistët, të cilët për mendimin tim, përbëjnë një sekt heretiktë trimëruar dhe luftarak dhe antipellazgjistët, të cilët na shfaqen si një kishë e strukturuar, të qetë, të rreptë, rigoroz dhe të vendosur deri në fund që të mos ju “lëshojnë pe” kundërshtarëve alabakë. Për këtë ata kanë thirrur për ndihmë edhe Gustav Mejerin, një kalorës luftarak albanologjik nga Allemanja, i cili për 30 vjet rresht studjoi gjuhën e shqiptarëve. Po kush është ky Gustavi, që gjuhëtarët tanë e kanë shpallur shenjtor dhe çdo ditë i falen dhe i ndezin nga një qiri?

Marim një qiri në dorë edhe ne dhe si Diogjeni kërkojmë se kush e njeh këtë Gustavin. Fati është me ne dhe rrugës takojmë një Frëng, Zahari (Zacharie) ja thonë emrin dhe Majani (Mayani) llagapin. Edhe ky frëngu qënkërka marrë me gjuhën shqipe. Madje gojët e liga thonë se ai është i pafe dhe magjistar, pasi ka dashur të nxjerrë nga varri një llauz të vjetër të Italisë, Trusho i kanë pas quajt të ndjerët. Për këtë “kisha” dhe “kardinalët” e gjuhësisë në“Avropi’ nuk e kanë lejuar të hyjë nëkatedra(let) e tyre të gjuhësisë. T’i lëmë muhabetet pa bereqet dhe të merremi me hallin tonë.Çfarë na tha ky  Zahariu për Gustavin? Or të bekuar na tha, po ky Gustavi ka bërë sikur ju ka dashur, se në të vërtetë ju ka futur nëDhe. Shën Mëria na ruajt, i thamë ne!Po pse?Në vendin tënë ne e mbajmë për shënjtor. Eh, nuk i dini të gjitha ju. Ai ka thënë se gjuha e shqipove është gjuhë arixhinjsh. Zoti na ruajt, i thamë ne!Ja ku e kam shkruar edhe në “qitapin” tim“Trushot janë ngjallur dhe u ka ardhur goja”:

“…për të njohur gjuhën e shqipove unë pashë Fjalorin Etimologjik të kësaj gjuhe (shqipes) të bërë nga Gustavi…Por N.Jokli (një tjetër gjuhëtar nga Allemanja) thotë se Gustavi ka shkuar tepër larg në mohimin e lashtësisë së një numri të madh rrënjësh fjalësh shqipe, duke i quajtur ato (të marra borxh nga shqipot) huazimenga (gjuhët e mbretërive të tjera greke, italiane, turke, sërbe etj, etj) burime të huaja…Gustavi dyshonte se prapa çdo fjalë shqipe fshihej një (borxh) huazim…Në vitin 1885 Gustav Mayerii quante shqiptarët si neo-ilirë…Ndërsa N.Jokli ka cilësuar se shqiptarët janë trashëgimtarët e ilirëve të lashtë, të zhvendosur nga veri-lindja drejt jug-lindjes…Kurse Fon Hani (një tjetër historian dhe gjuhëtar nga Allemanja) shihte një lidhje midis Zeusit Sellanion të njerzve të lashtësisë, fisit të sellëve që banonte pranë tempullit të Dodonës dhe njerzëve të Sulit, suliotët shqiptarë të kohëve tona…”.[2]

Ky Gustavi paska qënë idhulli i Çabejt?!!! Zoti na ruajt!

Kthehemi atje ku ishim dhe u hedhim një sy këtyre diletantëve edhe amatorëve. Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt, ka disa prej tyre që këpusin ca mufka që nuk “i ngre kandari”. Ca na thonë se Dodona është në majë të malit të Tomorrit, biles pak më lart se tyrbja bektashiane. Ka të tjerë që thonë, jo or jo, Dodona është në grykë të Këlcyrës. Këta duken sikur Dodonën dhe çdo gjë pellazge kërkojnë ta gjejnë brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë Londineze dhe harojnë, se me këtë u bëjnë nder armiqve tanë që duan të na mbajnë brenda këtij gardhi të ngushtë, që na kanë futurë me ndihmën e Evropës, ku ne sot me një “yxhym prej derri” duam të fusim kokën. Po amani ore, jeni në terezi apo nuk jeni! Dodona është zbuluar një herë dhe ndodhet pranë Janinës me gjithë amfitearin e saj sa një mal.(Vijon)

Ka nga ne, që në marrinë e tyre entuziaste, arrijnë të thonë se mbretëritë e Ilirisë, Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit qëndronin shumë më lartëse Galët dhe Keltët, ku këta të fundit ndodheshin në epokën e Gurit!!! Zoti na mëshiroftë. Po mirë or të bekuar, po të ishin ne Epokën e Gurit, si arritën që të sulmonin romakët në Gadishullin Apenin.Për këtë flet Polibi.Galët kishin shpata metalike dhe nuk luftonin me hobe guri. Po të ishin në Epokën e Gurit, si do të arrinin me luftë deri në Egje, ose të hynin mercenarë në ushtrinë e mbretit të Maqedonisë Antigonit, të cilët (maqedonas dhe galë) i mposhti Pirrua i Epirit. Madje vetë Pirrua mburret që mposhti galatët e fortë, mburojat e të cilëve (kuptohet prej metali, jo prej guri) ja kushtoi Athina Itones.

Ndërsa ajo që thotë Moikomi, se këta kanë thënë që Çabeji dhe Buda duhen shembur si muri i Berlinit, është një marrëzi që nuk e mban dheu.Këta janë si ata provokatorët në një protestë paqësore që hedhin bomba dhe vrasin njerëz.Çabeji dhe Buda janë figura të nderuara të shkencës shqiptare dhe me kontribute të pakontestueshme.Por kuptohet, siçdo figurë e madhe edhe ata kanë dritë hijet e tyre.Mund të kenë edhe minuse që e ulin kuotën e tyre,por nuk mund të shëmben si një gjë pa vlerë dhe konservatore.Për shembull. Fanatizmi i Çabejt ndaj disa albanologëve gjermanë për origjinën tonë ilire dhe tjetra, në kundërshtim me atë që kanë thënë Rilindasit për origjinën pellazgjike, mohimi i origjinës pellazgjike; mendoj se ja heq atij kurorën e patriarkut të gjuhës shqipe, ashtu si një mali të lartë me borë nga të nxehtit e verës i shkrin kurora prej bore. Por vetëm kaq.Çezarit i duhet dhënë ajo që i takon Çezarit.

  • Tani më lejoni të them edhe unë mendimin tim. Unë jam me “delenxhinjtë” dhe anëtar i këtij sekti heretic dhe në luftë shkencore pa kompromis me dogmën zyrtare të historisë dhe gjuhësisë. Pse? Sepse mendoj që e vërteta e shkencës zyrtare shqiptare të gjuhësisë dhe historisë deri më tani është një gjysëm e vërtetë. Një e vërtetë gjysmake. Është ajo që thamë më lart, mbetja në mes të udhës, ose në gjysëm të udhës. Pasi shqiptarët, vërtet rrjedhin prej Ilirëve. Por vetëm një pjesë, jo të gjithë. Pasi vetë ilirët, ashtu si edhe epirotët, dardanët, maqedonasite lashtë, që të gjithë, sëbashku dhe veç e veç, vijnë prej pellazgëve. Por prej pellazgëve rrjedhin edhe një pjesë e mirë e popujve të Europës.
  • Shqiptarët dhe Grekët kanë një origjinë të përbashkët. Ata rrjedhin prej Pellazgëve të Lashtë. Shqipja dhe Greqishtja e Vjetër rrjedhin prej Pellazgjishtes. Por, nëqoftëse shqipja është në vazhdën e rrjedhës së lumit ujëshumë të pellazgjishtes; greqishtja e vjetër është një degëzim i këtij lumi rrjedhashumë, degëzim, i cili pas disa qindra vjetësh u tha. Prandaj edhe Greqishtja e Vjetër sot hyn tek gjuhët e vdekura. Ndërsa shqipja është gjallë dhe ndër të gjallë, pasi ajo asnjëherë nuk u shkëput nga ky lumë rrjedhashumë.

 

Por shqiptarët, siç e thamë edhe mëlart, nuk rrjedhin vetëm nga Ilirët, pasi ka edhe popuj të tjerë shqipfolës që janë në origjinë të shqiptarëve.Kush janë ata?Ata janë Epirotët e lashtë.Por nuk janë vetëm këta.Janë edhe Dardanët e lashtë.Madje, janë edhe Paionët e lashtë. Pra kemi një katërshe popujsh të  lashtë që në kohët e reja kanë krijuar popullin shqiptar. Me të drejtë mund të thoni: Çfarëna the more!Nuk e them unë, jo. Edhe mua ma kanë thënë.Për hollësi dhe sqarime të mëtejshme mund të shfletohet libri “Epiri nga lashtësia deri më sot”. Por për të shuar kureshtjen mund të përmend disa emra, të cilët e kanë thënë këtë gjë: Hekateu i Miletit, Straboni, Apiani, Plini, Fon Hani, L.Beonley,  Jakob.Ph.Fallmerajer, Robert D’Anzhely, Jean Hatzveld, Edison Clark, Uilliam Martin Leak, Zhan Klod Faveirial, Gaetano Petrotta; por edhe Sami Frashëri, Ndre Mjeda, Frang Bardhi,Nilo Borxhia, Mehdi Frashëri, Dhimitër Canco,Nermin Vlora Falaski, Shaban Demiraj,  Aleks Trushaj etj.

Ja se si shprehetSami Frashëri:

“…Iliria është emri i një treve të vjetër në viset perëndimore të gadishullit Ballkanik…Vetëm pjesa jugore e Shqipërisë, domethëne Toskëria quhej me emrin e veçantë Epir, prandaj edhe shumica nuk e konsideronin Iliri. Kufiri jugor i Ilirisë konsiderohet lumi Vjosa…Misia e Dardania nuk përfshiheshin në Iliri, d.m.th.si kufiri lindor i Ilirisë ishte Mali i Sharrit…Popullsia e vjetër e Ilirisë i përkiste racës pellazge. Ajo është një racë dhe flet një gjuhë me popujt e Epirit dhe të Maqedonisë…”.[3]

Në vazhdim: “…Mbretëri e Ilyrisë ish veçan dhe Mbretëri e Epirë ish veçanIlyrianëtë, si dhe Epirotëtë, të cilëtë s’ndryshonin nga ata në nonjë farë mëndyre, roninë e ishinë si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim, edhe flisninë gjuhënë që flasim na sot”.[4]

Në një rast tjetër ai shprehet: “Shqipëria mbet një vent i vogëlë, që pushton gjysmën e jugës s’Ilyrisë, gjysmënë (anën e veriut e të perëndimit) të Maqedonisë edhe gjithë Epirë”.[5]

Pra Sami Frashëri flet  shumë qartë për kufij jugorë dhe lindorë të Ilirisë. Komentet janë të tepërta. Ai ndan katër popuj të lashtësisë në origjinë të shqiptarëve: Ilirët e Jugut, Epirotët, Dardanët dhe Misianët (Paionët e lashtë).Gjithë Epiri-thotë Ai.Për të cilët mjaft qartë nxjerr edhe origjinën pellazge.

Meqënëse mendimi i Mehdi Frashërit është interesant,po e paraqesim edhe atë: “…Në kohët e vjetra fjala Gegëri ose Toskëri nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri-Iliri; dhe për Toskëri-Epirë”.[6] 

Antipellazgjistët pretendojnë se të gjithë shqiptarët rrjedhin prej ilirëve duke futur këtu edhe epirotët. Megjithëse janë njerëz të fushës ata harojnë se në lashtësi (por edhe sot) si kufi midis krahinave dhe shteteve shërbenin kufijtë natyrorë: Maja, kreshta malesh dhe vargmalesh, përrenj ose lumenj, lugina, liqene dhe dete. Është një fakt historik se ilirët ballkanikë dhe ata apeninë kanë luzmuar në brigjet e detit Adriatik. Me fillimin e detit Jon, në brigjet e tij nuk banojnë më ilirë,por kaonët epirotë. Aq e vërtetë është kjo, sa që edhe në brigjet përballë, në Pulia, ilirët apeninë ndodhen deri aty ku mbaron kufiri i detit Adriatik; pasi me të filluar bregdeti Jonian, na dalin kaonët e Italisë, të cilët banonin aty prej shekujsh. Këtyre kaonëve u vajti në ndihmë Aleksandër Mollosi dhe Pirrua i Epirit, pasi i quanin vëllezër të tyre.

Por çfarëna thonë autorët antikë për këtë mendim? Mbesa e Ismail Qemalit, studiusja serioze Nermin Vlora Falaski, e cila duke ju referuar Teopompo Di Chiona thotë:

“…Ilirët banonin që nga Alpet Lindore deri tek malet Akrokeraune, në jug të Vlorës dhe nga Adriatiku deri në Danub…”.[7]

I të njëjtit mendim është edhe Plini, i cili thotë se: “…Epiri, i marrë në përgjithësi, fillon tek malet Akrokeraune”.[8]

Ptolemeu (Geographia,III,13,2) thotë: “…Pjesa perëndimore e Epirit mbaron me malet Akrokeraune të bregdetit Jon, të Kaonisë…”.

Më qartë dhe më saktë nuk ka.Besoj se shkencëtarët tanë e dinë se, nëqoftëse Herodoti është babai i historisë, Ptolemeu është babai i Gjeografisë.

Nuk mund të lemë pa përmendur këtu edhe Zaharia Majanin, pasi përbën një rast unikal, megjithëse është një iliroman, i bindur dhe kategorik që origjina e shqiptarëve vjen prej ilirëve; me siguri, edhe si rrjedhojë e presionit të së vërtetës historike, me gojën e vet na bën një deklaratë të rrallë. Është pak e gjatë.Lexojeni dhe gjykojeni vet.

“…Etruskët janë pjesërisht, trashëgimtarët e Tursha-ve.Por Tursha-t nuk janë një popull me origjinë orientale. Ata janë Ilirë të lashtë të vendosur në Azinë e Vogël…Duket e vështirë që kontigjentet e Turshave, të ardhura nga rajoni egjo-anadollian, të kenë mundur krejt të vetme të përbënin një bazë etnike mjaftueshëm të madhe,për të vendosur aty konfederatën e ardhshme të “dymbëdhjetë popujve të Etrurisë”. Shumica e popullsive ilire vendase ishte tashmë aty, përpara shfaqjes së Turshave, të cilët (andej nga erdhën) ndodheshin nën sundimin e qytetërimit lido-hitit.

Duke folur për popullsinë e mësipërme, ne kemi parasysh një embrion të kombit ilir. Ai ishte pjesë e një familje të madhe popujsh, të lidhur më tepër me njeri tjetrin më tepër nga një gjuhë me bazë të përbashkët, se sa prej ndonjë gjëje tjetër. Kësaj familje i bashkangjiteshin veç ilirëve të vërtetë, edhe epirotëtmaqedonasit, thrakët, frigjët, etruskët…dardanët, lidianët, ndoshta edhe një pjesë e kretasve, teukrëve, filistinëve, jebusianëve dhe shumë të tjerë.

Kjo është arësyeja se përse do të ishte e parapëlqyeshme që kjo familje popujsh, historikisht aq e përzier, të emërtohej përmes një termi të përgjithshëm: Proto-Danubiane…”.[9] 

E jashtëzakonshme, ky autor që në të gjithë veprën e vet prej rreth 550 faqesh flet vetëm për ilirët, duke i shtrirë ata në gadishullin Apenin, në Egje, në gadishullin e Azisë së Vogël, në bregdetin lindor të Mesdheut etj; këtu detyrohet të pohojë se përveç ilirëve të tij të dashur,paska edhe shumë popuj të tjerë me një gjuhë të përbashkët me ta, duke përmendur edhe Epirotët dhe Dardanët, veç Ilirëve. Pra është futur padashje brenda gardhit të temës tonë. Por ne nuk e lëshojmë më.Ai propozon edhe një emërtim të përgjithshëm për këtë familje të madhe popujsh, të cilët të quhen Proto-Danubianë. Por që të quhen pellazgë, nuk ja “nxe goja”. Në të vërtetë kjo familje e madhe popujsh, nuk është gjë tjetër veçse një familje pellazgjike.

 

Tani këtu më lejoni të bëjë një koment.Është një rastësi historike fatlume, që në prag të formimit të shtetit modern shqiptar, kjo origjinë e shqiptarëve del e qartë në dritë të diellit. Përsëri me numrin katër. Kush ështëky numri katër? Katër vilajetet. Amaneti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, të cilëte shpallën pavarësinë për të katër vilajetet.Kush janë ato? Vilajeti i Shkodrës, i Janinës, i Kosovës dhe i Manastirit, popullsia e të cilëve ishte pasardhëse e drejtëpërdrejtë e katër popujve të lashtë: Ilirët e Jugut, Epirotët, Dardanët dhe Paionët. Një rastësi hyjnore.Një ndarje që osmanët kanë qënë të detyruar ta bëjnë në bazë të një tradite të lashtë historike.Pra, për më tepër se dymijë vjet, populli ynë ka ruajtur këtë ndarje të origjinës me një fanatizëm dhe përgjegjësi të lartë, por duke qënë gjithmonë bashkë, që të katër. Por ja nuk kalon më tepër se gjysëm shekulli, ku dalin disa historianë, apo gjuhëtarë, qoftë edhe akademikë, qoftë edhe të ditur, që këtë amanet mijëravjeçar mos ta zbatojnë. Madje edhe ta mohojnë.Sa keq. Por mos të harojmë se këtë amanet nuk e tret as dheu. “Katër vilajetet” do të bashkohen një ditë dhe nga ky bashkim do tëdalë ajo që quhet Shqipëri, me të katër origjinat e saj. Lumë ai që i bashkohet rrjedhës historike, qoftë me grada dhe nishane, qoftë pa to. Mjerë ai qëidel kundër,me dashje, apo pa dashje.Mund të thuhet dale, dale, mos e merr rrëmbyer, historianët dhe gjuhëtarët tanë nuk janë kundër bashkimit kombëtar.Dakort. Me fjalë jo.Por teoria që ata mbrojnë çon ujë në mullirin e atyre që e luftojnë marrëzisht dhe me të gjitha forcat bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Këtu është vendi, që të themi se edhe origjina nga Ilirët, nuk është ngatë gjithë ata që në lashtësi quheshin Ilirë.Por vetëm nga Ilirët e Jugut.Të quajtur nga studiusit “Ilirët e vërtetë”.Kjo sepse origjinën nga Ilirët e ka edhe pjesa jugore e Gjermanisë së sotme, Bavaria; pjesa jugore malore e Polonisë së sotme; Bohemia; Austria me qytetërimin ilir të Hallshtatit. Fqinjët tonë të  afërm; Malazezët, Kroatët, Sllovenët dhe Boshnjakët, me të drejtë të zotit, mund të pretendojnë për origjinën ilire. Pra, siç e shikoni, nuk jemi vetëm.Pasi në rradhë për origjinën ilire janë shumë popuj.Po dale se ka edhe më. Gjitha pjesa lindore e gadishullit Apenin, ajo pjesë që laget nga deti Adriatik, duke filluar me enetët, venetët, japigët dhe mesapët, e ka të drejtë legjitime të thotë se e ka origjinën nga ilirët. Shikoni sa shumë popuj: Një perandori. A nuk duket pak si mburrjeky pretendim i yni për origjinën ilire, se ne shqiptarët, dhe vetëm ne, vijmë prej ilirëve, kur ka edhe kaq popuj të tjerë, që me të drejtë e pretendojnë atë?

Në përfundim të kësaj bisede unë dëshiroj të them:

  • Se ne shqiptarët Gegë dhe Toskë kemi si origjinë të etërve, gjyshërve dhe stërgjyshëve tanë pellazgët.Është një porosi hyjnore që sot, ne gegë dhe toskë, bashkohemi dhe formojmë kombin shqiptar, ashtu si kokat e shqipes në flamurin tonë, që janëdy koka në një trup.
  • Se në kohë të pellazgëve të parët tanë kanë folur me këto dy dialekte. Pra dialektet gege dhe toske, që sot janë dialekte të gjuhës shqipe, atëhere kanë qënë dialekte të gjuhës pellazge.
  • Se në antikitet, me shfaqjen e ilirëve, epirotëve, dardanëve dhe paionëve; këto dialekte u shfaqën si dialektë të gjuhëve ilire, epirote, dardane dhe paione. Sot, pasardhësit e këtyre popujve flasin në dy dialekte: gegë dhe toskë.
  • Se dialektet, nëndialektet, e folmja krahinore deri tek ajo me bazë fshatrash formojnë PASURINË më të MADHE të gjuhës shqipe. Ato janë margaritarët e gjuhës shqipe.
  • Porosia ime për shqiptarët do të ishte: Ruajini dialektet si sytë e ballit. Flisni në dialekt dhe shkruani në standart.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

[1] Ismail Qemali,Kujtime” botim i vitit 1997, faqe 304-305.

 

[2]Zacharie Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”, Bot.Shqip.”Fan Noli”,2018, f, 63, 195, 445, 446.

[3] Sami Frashëri,  Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-a’lam”, vëll.II, f, 1161-1162. Kostandinopojë – 1889, Bot.Naim Frashëri, f, 61-64.

[4] Sami Frashëri,  “Shqipëriaç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë”, Kreu II, artikulli “lyrianëtë e Epirotëtë”. Kostandinopojë – 1889, Bot.”Falcon”-Tiranë, f,15.

[5] Sami Frashëri,  “Shqipëriaç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë”, Kreu III, artikulli “Shqipëria nën romanëtë”. Kostandinopojë – 1889, Bot.”Falcon”-Tiranë, f,15.

[6] Mehdi Frashëri, “Histori e Lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”,Bot.PHOENIX-2000,f,70

[7] Nermin Vlora Falaschi, “Lashtë e Gjuhës Shqipe”,Bot.BARDI EDITORE ROMA-1991, f,120

[8] Dhimitër Pilika, “Pellazgët, Origjina Jonë e Mohuar”,Bot.Enciklopedike. Tiranë-2005, f,216

[9]Zacharie Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”, Bot.Shqip.Fan-Noli.Tiranë-2018,  f, 515

Vlore me 28 janar 2019.

Shperndaje ne
Updated: 12 Shkurt, 2019 — 19:12

The Author

Besnik Imeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.