Aktualitete: DOMOSDOShMËRI?!

E KEQJA E DOMOSDOShME

E keqja tek ne që, një kohë të gjatë po manifestohet hapur, pa “havale”, nuk qëndron vetëm në akuzat dhe zënkat e njëpasnjëshme brenda të të njëjtit format por, tani janë përzier kopetë; ajo e dhenve me disa desh brirëpërdredhur tepër të fuqishëm si dhe ajo e dhive me disa cjep brirëlakuar shumë të shkathtë. Po ndeshen hiç pa u ndalur! Dhe si duket tani u kanë lëvizur krymbat në kokë dhe ua “xiglojnë” brirët, e ata gjithnjë në hutim, kërkojnë pretekstin pët ta shuar këtë tundim?! Njëri me siguri do ta pësojë në mos të dy. Vallë a është kjo ajo e keqja e nevojshme që po ndeshen kokë me kokë këta cjep e desh me “kumbonë”, derisa nuk bien shakull në tokë ose ta thejnë qafën në xingonë? Humbja e energjisë si dhe pësimi i njërit apo të dyve do tu konvenojë, gjithsesi, çakejve, ujqve dhe hienave që, ma lehtë ta asgjësojnë prenë e vet, qoftë duke u eliminuar ajo vetvetiu, qoftë duke e zhvatur ata me kënaqësi atë ashtu të stërlodhur..!?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 23 Shkurt, 2019 — 16:20

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.