Për jetë të jetëve rrezaton

Për jetë të jetëve rrezaton

Ashtu si dielli që çan retë,
e nën rrezet e tij, bëhet jetë,
ashtu si shqiponja,
po preke folenë,të vretë.

Ashtu Gjergji me shpatën e tij,
armiqët,në dysh i çante,
si vetëtimë shfaqej për Arbërin,
kushdo që provonte,
vendin e tij të pushtonte.

Nën emrin dhe shpatën e tij,
kishte jetë,përplotë lavdi,
kufijtë e Arbërit,nuk rrëzoheshin,
pa shkelur mbi trupin e tij.

Pal
Islam Idrizi 20.02.2019

Shperndaje ne
Updated: 4 Mars, 2019 — 21:33

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.