GjYQE EPOKASh

MË PYESIN PAREShTUR

Andej, matanë kufirit
Po më pyesin ca të huaj
Bile ashpër dhe si me qesëndi
Ku e kanë hallin dot s’e bluaj
As pretekstin madje nuk ua di!

Nga vjen ti djalë, -më thanë!
Nga cili vend i botës je?
Trego për veten tënde diçka!
T’parët e tu kush ishin,
Dhe ti tani kush je?

U ndala për çastin sa mendova
Se, çfarë sikleti paskan ardhacakët?
Historinë shpejtazi e shtjellova
Dhe thash ndër vete bindshëm
Dimrin e acrtë dhe të gjatë
s’e përballojnë dot trumcakët!

Vetëtimthi mendja sa ma shkrepi
Nga zemra më doli me krenari
Jam, thash, nga Shqiponja dhe Kepi
Vij nga vendi im i lashtë, Arbëri!
Atje ku Retë e Bardha më janë mburojë
E sa për shigjeta i kam Rrufetë
Majëmalet lajmëtarë në rojë
Krushq dasmash luftëtarët Kuretë.

E ju që po më pyetni pa hezitim
Dhe për vete asgjë nuk thoni?!
Kush jeni ju..?
Që nën maskën “korrigjim”
Fshehni fytyrën tuaj prej kameleoni
Për zaptim tokash t’mia n’veri
Tinëz, me marrëveshjet bizare…
Me ca lolo tonët ashiqare!
Të cilëve s’do tua lërë për veresie
Djalëria e ndritur shqiptare!

Çudi! Sa të mjerë që jeni?
Jeni të pacipë, vetëm gënjeni!
Gjithçka që krijuat nga tjerët e keni
Edhe unë nuk rri duarkryq
E as nuk fle gjumin e vdekjes
Por jam duke bredhur…
Nëpër arkiva të botës së lirë
Sa për të mbledhur…
Dokumenta, akte dhe shkrime
Bashkë me tapitë e vjetra
Për tokat e mia dem baba dem
T’aneksuara, t’marrura me dhunë
Që u falën me pasturpësi
Nëpër kongrese e konferenca
Metropolesh që unë i ndërtova
Pikërisht nga popuj e shtete
Të cilët unë i formova
Ua falën atyre ardhacakëve
Që unë i strehova në shtëpi
E pastaj m’i dogjën me gjithë tapi.

Por, po ua them tani prapë
Se, asnjë pëllëmbë tokë
Nuk e kam ndërmend ta japë
Me mendjen esull në kokë
Bile shpejt do të më keni atje
Përtej Mollës Kuqe
Atje dhe ku pata le!
Do të vijë bashkë me shokë
Përkrah me shqipen e artë
Që në flamur valvitet
Ashtu si fluturon lart
Dhe digjet e përdigjet
Për tokën e stërgjyshit
Që në ëndërr i fanitet!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 3 Mars, 2019 — 06:51

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. GJYQE EPOKASH-PYRQE EKRROKASH;MOJ QYQE,TROKASH-OJ KYQE TOKASH;QELËN ZOGJËT FOLE HUAJA-NGELËN
    GOXHET VOLE VUAJA;KRROKA KRROKE-PRROKA PRROKE;SORRA KORBA-HORRA HORBA;HUTA NUK BEHËJ
    JOOO,KURRË
    SHQIOPNJË-FUTA NUK DEHËJ OOOR,BURRË,SHKRIPZONJË;KUR KORBAT,HORBAT;ZGJODHËN E DRODHËN,
    SI MBRET
    SHPENIE;ME UDHËRESË,KURTHËPRESË;ÇDO MENGJES,GRO KRENPRES;SOLLËN E VODHËN,NGA NJË ZOG BILBLI,OH,
    LOG ZIMBILI;SHI,HUTA,SI FUTA;SIPARI E PËRDHUNONTE,O,BIZARI E GLLABËRONTE;NË MALËSI,O, MALEVRI;ALARMË
    MALËSIE-KAVARMË VRAGËZIE;QË URGJENT KTHEHËJ VETË SHQIP SHQIPJA,DHE,PËR MASAKËR,KASAPËR,
    NGA HUTA
    HUTËN-SA FUTA FUTËN,E SHKARKON,E MALLKON HUTËN-E SHKALLMON FUTËN;DENON-FRENON,POSI-ORSI, MASAKRON,KASAPRON,
    TERË MALSINË,MALEVRINË;NË ZGOR MORE HOR;ÇDO MËNGJES-GRO PËRBESË;SËPARI DHUNOJË,BIZARI
    TANI GLLABËROJË;
    ZOG BILBILIN-LOG ZIMBILIN,OU,DUKE SHUAR,NDUKE SHTRUAR;TERË RILINDJE,PRERË RINGRITJE,AH,
    OUUUH,MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;QOFSHË O VOFSHË,MË I MALLKUAR;DUKE U VËRBUAR;MOS TA SHIJOFSHË
    AS DRITEN DIELLI,
    AS RRITEN QIELLI;VETËM O,VETËM;TERRIT NATËS,FERRIT GRATËS;DUKE HUKATUR,OUUU,KUKE KUKATUR,
    PËR KOKËN TENDË,
    OOOO,PËR KRROKËN TRENDË;TË RENDË,TË TRENTË;MORE,I SHKALLMUARI,OUUUH-ORE,I MALLKUARI!!.
    SHUMË TË FALA,
    NJË REFUGJAT LUFTË,PËRZENË ME DHUNË,NGA KOSOVA NË NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.