Intervistë: Afrim Ajredini- Bashkimi i trojeve shqiptare domosdoshmëri, qeveria meriton përgëzime për Samitin e Diasporës

Z. Afrim Ajredini pjesëmarrës në Samitin e dytë të Diasporës Shqiptare të mbajtur në Tiranë, Shkurt – Mars 2019

Sipërmarrësi, humanisti dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Ajredini ka komentuar ditën e djeshme aktualitetin politik në Shqipëri e Kosovë, duke e ndalur theksin tek disa çështje të rëndësishme si roli i diasporës, mbështetja që qeveritë i japin këtij aseti por edhe tek Samiti i Dytë i Diasporës që u mbajt në Tiranë dhe pritshmëritë që pritet të sjell ky aktivitet. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Ajredini përgëzoi qeverinë shqiptare për organizmin e këtij samiti, ndërsa theksoi se një aktivitet i tillë është tejet i rëndësishëm për komunitetin shqiptar që jeton në kurbet. Në këtë, kontekst veterani i UÇK-së deklaroi se vetëm bashkimi i trojeve shqiptarë mund t’i qetësojë ata, pasi ky bashkim natyral, siç e quajti ai, është domosdoshmëri për stabilitetin e Ballkanit, madje gjithë Europës.

-Zoti Afrim Ajredini, ju jeni një emër i njohur si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në Austri ku jetoni, pasi keni dhënë shumë për bashkëkombësit shqiptarë duke i ndihmuar, ndërkohë që jeni edhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të UÇK-së. Na thoni më shumë për veten tuaj, në mënyrë që publiku shqiptar dhe jovetëm t’iu njohë më shumë.

 

Unë jam Afrim Ajredini nga fshati Randobravë (Qëndresë) i komunës së Prizrenit dhe prej 35 vitesh jetoj në Linz të Austrisë. Në Austri jetoj me familjen dhe punoj në sipërmarrjen private. Po ashtu unë jam i angazhuar shumë fort në çështjet patriotike, ku vlen të përmend këtu luftën e Kosovës, pasi unë isha një prej shumë djemve që lamë kurbetin për t’u rikthyer në Kosovë, duke kontribuar në luftë dhe mbështetur UÇK-në me logjistikë dhe burime njerëzore. Dhe shyqyr zotit edhe pse patëm dëme të konsiderueshme nga lufta si në infrastrukturë dhe jetë njerëzore, më në fund Kosova me ndihmën edhe të aleatëve ia arriti të ishte e lirë. Thashë dëme, pasi në familjen time dhe kemi pasur shumë dëshmorë që rranë për çlirimin e Kosovës nga okupacioni Serb por edhe shumë miq, të cilët dhanë jetën për atdhe. Nga ana tjetër, ne si diasporë shqiptare në Linz gjatë festave kombëtare, organizojmë aktivitete të ndryshme kulturore, me qëllim rruajtjen e traditës shqiptare dhe transportimin e saj edhe në brezat e rinj, të cilët kanë lindur në Austri. Fakt interesant është se flamuri i Shqipërisë me ngjyrat kuqezi valëvitet bukur jovetëm në çdo familjen dhe ballkonin e shqiptarëve të diasporës por në çdo cep të Austrisë, padyshim që Linz-i është njëri prej këtyre vendeve. Ndërkohë dua të ndaj me ju, se unë, familja ime dhe miqtë e mi, kemi vite që kontribuojmë duke ndihmuar familjet në nevojë, siç janë dhënia e fondeve, duke rindërtuar shtëpitë e shumë familjeve në Preshevë, etj, madje edhe shkollat dhe spitalet në mënyrë që këta banorë të mos shpërngulen nga këto troje. Në të njëjtën kohë, unë jam kontribut në familjet kosovare dhe shqiptare, duke i ndihmuar ato që janë në nevojë dhe duke mbajtur në shtëpi shumë njerëz me qëllim marrjen e asistencës në spitalet e Linz-it në Austri.

-Prej dy ditësh iu vizituat Tiranën, ku ishit i ftuar dhe morët pjesë në Samitin e dytë të Diasporës. Si ju duke organizimi?

Perfekt, madje super doja të thosha. Organizmi ishte i mirë dhe aty pata rastin të takojë shumë personalitet të artit, sportit dhe politikës shqiptare dhe jovetëm, duke filluar nga ministri i Shtetit të për Diasporën, zotin Pandeli Majko, deri tek shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, etje, përfshi këtu edhe miqtë e mi që kam në Tiranë. Pra, desha të them që si aktiviteti i datës 2 mars, por i gjithë aktiviteti në tersi ishte i mirë organizuar, ku ne patëm mundësi që të ndajmë pikëpamje dhe të njohim më nga afër kulturën dhe objektet e veçanta të Shqipërisë, duke filluar nga Pallati i Brigadave, deri tek kalaja e Prezës. Zoti Majko dhe qeveria ka bërë një punë të mirë dhe e inkurajoj që gjithmonë të zhvillojnë aktivitet të kësaj natyre.

-Çfarë prisni ju nga ky samit?

Samiti i Diasporës është urë lidhëse dhe një nyjë nevralgjike mes shqiptarëve, pasi në këtë aktivit shohim bashkë shqiptarë në të gjitha vendet e botës, ku e bukura është se të gjithë e rruajnë vlerën dhe kulturën shqiptare edhe atje ku jetojnë. Kështu që, aktivitet të kësaj natyre duhen dhe janë një domosdoshmëri, sidomos për ne që jetojmë në kurbet dhe që ëndërr kemi vetëm bashkimin e trojeve shqiptare. Madje, dua të përgëzoj këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, i cili ka uri që t’i bashkojë këto troje, qoftë edhe duke përdorur retorikën politike. Janë të rrallë liderët shqiptarë që e kanë përmendur fjalën “Bashkim”, sidomos mu në mes të Beogradit, sikundër bëri Rama. Mos harroni që shumë lidera shqiptarë, kur ne luftonim për çlirimin e Kosovës, punonin kundër ne duke mbështetur Millosheviçin dhe thyer embargon e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe aleatëve, e vendosur për Serbinë. Pra, me pak fjalë ne jemi shpresë plotë se një ditë Shqipëria e madhe do të bëhet realitet dhe flamuri kuqezi do të valëvitet në të gjitha trojet, ku ka shqiptarë.

-Po nga qeveria shqiptare dhe e Kosovës keni ndonjë pritshmëri?

Patjetër. Përfitoj nga rasti që t’iu bëj thirrje të dy qeverive që të bëjnë më shumë për diasporën, duke filluar nga dhënia e nënshtetësisë shqiptare për ne të diasporës, deri tek mbështetja me libra për fëmijët tanë, në mënyrë që të rruajmë dhe të mbajmë të paprekur gjuhën shqipe. Madje, nga dy qeveritë kërkojë që të mbështesin pa rezerva nismat tona. Ndërkohë që iu bëj thirrje të dy qeverive që të bëjnë më shumë për veteranët e UÇK-së, duke i mbështetur kërkesat e tyre.

Intervistoi: Rigels Seliman

Shkeputur nga : sot.al

Shperndaje ne
Updated: 3 Mars, 2019 — 09:15

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. RIBASHKIMI I TROJEVË SHQIPTARIE-RITRASHËGIMI I KROJEVË SHKRIPKAVRRIE;SI MALI I
    MALIT-SHI,IDEALI IDEALIT;SHKEMBI SHKËMBIT-RREMBI RREMBIT;LISA SHPARDHI,RRËNJË
    TË THELLA-PRISA,PLISA BARDHI,NGRENJË KËDHTJELLA;GUR MBI GUR,GURANA-MUR N’VRI
    MUR,MURANA;GUR I BARDHI-MURI GARDHI;MAJA KODËR-RRMAJA VOTËR;BALL OXHAKU-MALL
    LOXHAKU;GACA PRUSHI-BACA MBUSHI;TIME FLAKË-TRIME FALKË;FLAKA FLAKADANE-DALKA
    NA DARDANE;GJAKU GJENË-PRAGU KRENË;ASHTA SKELETI-RASHTA NGELETI;GJUHË SHQIPE-
    RUHË SHKRIPE;ABCEJA SHQIPTARIE-ADENEJA SHKRIPKA VRRIE;SHTATË SHTATDHJETË-SHPATË
    SHTATPJETË;NËN DHUNË PËRDHUNË-KËRCUNË PËRZUNË;BISHË POROSITUR-KISHA HORORZITUR;
    ÇFARROSJE TOTALË-ÇRRANOSJE GLOBALË;POR,KOT SE KOTI-ZOT TEK ZOTI;O,MOT PREJ MOTI;
    GJEGJI I ZOTI KËTI DHEU;GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU;SHI SHEKUJ-PRIR TEMPUJ;OUU,
    NA GJEGJKA NË TANDEMA;GJERGJA MË ADEMA,OUUU,GJERGJA MË ADEMA;PËR RIBASHKIM,RIT-
    RASHËGIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM,PRAP TEPRAP,VRAP,VRAP-RRAP,RRAP;VËLALZËRO RIHIRO
    FARË SHKRIPKA VRRIA,OUUU,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;MBARË SHQIPTARIA!!.
    SHUMË TË FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZENË ME DHUNË,NGA KOSOVA NË NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.