Islam drizi: luftë me grushta mes plumbave

27.03.1989 Prishtine
“luftë me grushta mes plumbave”

Me anë të kësaj foto-Irfan Musmurati-Islam Idrizi- dhe një përshkrimi të shkurtër për demonstratën e vitit 1989,dua të ndaj bashkë me ju të nderuar miq,kujtimet e kësaj date historike,sa krenare po aq të dhimshme!
Nga largë dua t’i përshëndes të gjithë familjarët e të rënëve në këtë demonstratë,t’u them se gjithmon me mendje dhe me zemër do të jemë me ju.
Të plagosurve që nuk ishin të paktë në numër,u uroj me zemër, përveq kujtimeve,t’mos kenë pasoja tjera me shëndetin, nga plagët e marra në këtë ditë të shenuar.
Po ashtu të burgosurit të po kësaj dite, të jenë mirë dhe të ken marrë vetën,për të vazhduar përpjekjet bashkë,për të realizuar, finalizuar “ëndrrën” e madhe bashkimin e kombit Shqiptarë.
Nga zemra do doja të përshëndesnja shokun tim,që më udhëzoj në atë kohë,i cili edhe ishte njeri nga organizatorët (vinte nga kreu-kryesia i LPRK-së) e kësaj demonstrate Irfan Musmurati, shokun ton,HEROIN e HESHTUR Xhevat Qerimin për të cilin më von mësova se ishte caktuar t’u printe demostratave në Gjilan. Pra Irfani dhe Xhevati ishin të parët që më besuan këtë detyr me përgjegjësi.
Dua të përshëndes shokun tim,nga më të mirët,i cili atë ditë,ishte në gjendje të jepte edhe jetën,për të me mbrojtur mua (këtë e dëshmoi gjatë demonstratës) Milaim Buzuku.
Gjithë ata pjesmarrës,mbrapa meje…ishin mbi 5000 veta,”luftë me grushta mes plumbave” atë ditë ishin të gjithë trima,ishin të gjithë Mic Sokola.
Dhash disa mendime të thjeshta,por kjo pak ka rëndësi!
Rëndësi ka kjo ditë-datë dhe njerzit që atë ditë pata në krah: Si Milaim Buzukun,Afrim Zhitine,Fahri Fazliun,Ismet Krasniqi e shumë tjer që unë do ti kujtoj gjithmonë,dhe padyshim përmbushjen e detyrave të lëna në gjysm.
LAVDI të rënëve dhe nder kësaj date historike.

Islam Idrizi 27. 03. 2019

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2019 — 11:26

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.