Besnik (Zoto) Imeri: GENOCIDI DHE SPASTRIMI ETNIK NË ÇAMËRI

MATERIALIZIMI HELENIZIMIT NË TERRITORESHQIPTARE 

         (GENOCIDI DHE SPASTRIMI ETNIK NË ÇAMËRI) 

  1. Europa “Noterja” e dhënies së trojeve shqiptare  Greqisë në shekujt e XIX dhe XX.

       Kush ishte Greqia në prag të fitimit të pavarësisë? Ose më saktë duhet shtruar pyetja: Kush ishin territoret e banuara nga grekët në Ballkan, të cilat duhet t’i kërkonte dhe duhet t’i jepeshin Greqisë me krijimin e shtetit të pavarur? Ka shumë autorë që kanë thënë, se Greqia e vërtetë ndodhej në jug të vijës së hequr nga perëndimi në lindje: Pjesa jugure e gjirit të Ambrakisë në perëndim deri tek grykëderdhja e lumit të Peneut në lindje. 

       Zhan Klod Faveirial na tregon se: “…Vetë Anglia, qysh më 1830nuk donte që mbretëria e re të kalonte malin Parnas. Kjo,-thoshte ajo- pasi nuk ka Grekë më përtej. Nga Parnasi deri në Pind (në veri), banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Me që raca greke,ose e greqizuar, nuk i kalonte, 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, domethënë deri tek gjiri i Prevezës në perëndim dhe të Lamisë në lindje…”1  

        Por Greqia pas pavarësisë, me ndihmën e Anglisë, mori edhe dyzetepesë ishuj si dhe ishujt jonianë, duke e shpënë popullsinë e saj në 700.000 banorë. Orekset e Greqisë u shtuan pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1853 dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, duke kërkuar Thesalinë dhe veçanërisht Agrafën. 

        Historia është mjaft interesante: Pas çdo lufte që bënte Rusia kundër Turqisë për të zgjeruar territoret e saj drejt jugut, fillimisht për të dalë në brigjet e Detit të  Zi, dhe më pas në drejtim të brigjeve perëndimore dhe jugure të Kaspikut, pra Kaukazet; si dhe me synimin e Pjetrit të Madh për të kapur Bosforin dhe dalë në Mesdhe; ortodoksët e Ballkanit, si ata zagarët që ndiejnë erën e gjahut, suleshin dhe kërkonin territoret e banuara nga shqiptarët. 

        Kështu ndodhi edhe pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1878. Ku përfaqësuesi grek në Kongresin e Berlinit, Delijani kërkoi që t’i aneksoheshin Greqisë territore të banuara nga shqiptarë dhe vllehë: “…Delijani kërkonte për momentin Kretën, Epirin dhe Thesalinë, dhe nuk e fshehu se Greqia i konsideronte për më tepër si të sajat të gjitha krahinat ku flitej greqisht, domethënë Thrakën, Maqedoninë, dhe një pjesë të Shqipërisë…”2 

     Por, Europa e asaj kohe, Fuqitë e Mëdha, plotësuan  orekset e para të Greqisë, duke i dhënë një pjesë të Epirit (Çamërisë) dhe Thesalinë, e cila banohej me shumicë nga vllehë.  

     Vendimet e  Paqes së Shën-Stefanit dhe Kongresit të Berlinit i dhanë Greqisë midis të tjerave territore nga Epiri i stërlashtë shqiptarArta, Preveza dhe krahina të tëra shqiptare u futën përdhunisht brenda kufijve të shtetit helen që nuk nginjej me troje shqiptare.  

         Por para se të njihemi me vendimet e këtij Kongresi famëkeq, të mësojmë edhe një veprim “dashamirë” të Francës kundrejt shqiptarëve:  

“Mbas luftës ruso – turke të vitit 1877, atëhere kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë “bujari” nga Franca që t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas”3  

“Më 24 maj 1881 u vendos që Greqisë t’i jepej në Epir vetëm qyteti i Artës me gjithë rrethe. E së rishmi Bismarck-u e miratoi këtë variant”. 

     Pas Luftës Ballkanike, ku Turqia ishte kthyer në një coftinë, territore të tjera shqiptare u pushtuan nga ortodoksët sllavë dhe ata helenë. Dhe, përsëri Fuqitë e Mëdha i njohën këto pushtime: 

 “Konferenca e Londrës e Ambasadorëve e njohu më 29 korrik 1913 Shqipërinë Shtet Sovran….Vendimi lidhur me kufijt’e Shqipërisë u zgjat dhe u bë tërkuzë sepse meazalla se binin n’ujdí përfaqësuesit e Austrisë e të Italisë nga njera anë, si edhe ata të Francës edhe Rusisë, nga ana tjetër. E kështu frenat e ndërmjetësísë i mori në dorë ministri i Punëve të Jashtëme Britanike Sir Eduard Grey, i cili ndikoi që kufiri shqiptar i jugut të caktohej në zyrat e Institutit Gjeografik të Firences !(?) Rezultati ? Me 17 dhjetor 1913 nënëshkruhet protokolli i ashtuquajtur i Firences ku gjysma e territoreve të banuara nga shqiptarë autoktonë të mirëfilltë mbeti jashtë kufinjëve të Shtetit Shqiptar ! Ç’paturpësí ! I u la Greqisë e gjithë Çamëria me qytetet e saja Filati, Paramithía, Margëllëçi, Parga, Gumenica e Preveza, që banoheshin 100 për qind nga shqiptarë myslymanë, ku edhe orthodhoksët i ruanin të pastra ndjenjat kombëtare ! Pa le Janina e cila kishte qenë qëndra e Toskërisë në të gjitha kohët ! Ai vendim i padrejtë ishte për të uluritur tek dihej mirëfilli se Kosturi dhe Nestrami, përgjatë Mesjetës, kishin qenë pjesë e principatës së Muzakajve ! O Zot ç’padrejtësí!… 

…I a dhanë Greqisë ishujt e detit Egjé e ata nuk u kënaqën. Ia dhanë edhe Çamërinë me 50.000 banorë etnikë shqiptarë, e së rishmi grekët donin më shumë. I a aneksuan gjithashtu edhe Vilajetin e Janinës me gjithë 500.000 banorët e saj, ku vetëm 100.000 ishin greqishtfolës (ndonëse edhe ata arbanitas me ndjenja shqiptare), me një fjalë gjith’atë që grekët artificialisht e kishin emërtuar Epiri i Jugut simbas Megalidhesë e prap danajt, çakenjt’e Ballkanit, ishin të pakënaqur nga Fuqit’e Mëdha : e donin ata Epirin të tërë, Korçën e Gjirokastrën pa lënë jashtë as Vlorën !(?)…”4  

    Asnjëherë, popullsia patriote e krahinës së Çamërisë, nuk e pranoi këtë copëtim. Ajo aspiroi të bashkohej me trungun mëmë. 

       Sot në mënyrën më hipokrite Europa na thotë ne shqiptarëve: Rregulloni problemet me fqinjët që të hyni në BE. Hyrja në BE bëhet kur të kini zero probleme me fqinjët. Europa është e mençme, dhe unë si shqiptar nuk e kuptoj këtë zeron dhe nuk di si ta marr: 

  • T’i njohim Greqisë Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Vlorës si greke?!!! Të cilat të gdhendura në gur në një bazoreliev të madh tek sheshi “Sintagma” në mes të Athinës dhe para parlamentit grek, ku deputetëve u kujtohet për ditë, se pa marrë Vorio-Epirin nuk ka Greqi. Ku gjithë qytetarët grekë, që mblidhen në këtë shesh, e quajnë këtë një të drejtë të ligjshme. Tani më thoni ndonjë qeveri shqiptare, ndonjë kryeministër, apo ndonjë ministër i përjashtëm; të ketë bërë ndonjë protestë për këtë fakt tragjik, turpërues dhe kërcënim seroz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë Cung?!!! Jo vetëm protestë që nuk ka patur dhe nuk ka, por më turpëruesja është ajo që ne kemi pasur me Greqinë një Traktat Miqësie, “peshqesh” nga qeveria “mavri”; që grekët, me këtë qeveri “mavi”, duan ta ripërsërisin. Sa Turp!!!! 
  • Apo, të na njohë dhe të na kthejë neve Greqia, gjithë Çamërinë deri në Artë dhe Prevezë, Janinën, Kosturin, Follorinën dhe Konicën dhe le të mbajë Pindin?!!! Sepse kjo është zeroja, kështu zerohemi ne me grekët.  

        Ndërsa me sërbët dhe malazestë kemi hesape të tjera. Ato fillojnë më Ulqinin, Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Sanxhakun, Pazarin e Ri, Nishin, Medvegjën, Preshevën etj. Me maqedonasit, po dihet ku është kufiri. Zonja Europë, shqiptarët kërkojnë “katër vilajetet”, është një amanet nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini, amanete që “nuk i tret as dheu”. Dhe, ka për të ardhur dita që do t’i marrim se “s’është punë”. Koha punon për shqiptarët. Këtë ta dinë mirë, miqtë dhe armiqtë. Zerim tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Problemet me grabitësit e territoreve tona, me ndihmën tënde zonja Europë, nuk mund të mbulohen me “gjethe fiku”. 

 

          B.Europa “kisha” që ka falur mëkatet e Greqisë ndaj shqiptarëve. Genocidi dhe spastrimi etnik grek në shek. XX. 

  1.  Genocidi ndaj Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, ku sipas gazetës “Ndryshe” datë 31 janar 2009 del: “Në vitet 1913-1914 shovinistët grekë, pasi okupuan Shqipërinë e Jugut, rrafshuan 280 fshatra, duke lënë popullsinë gjysëmmilionëshe shqiptare pa mbrojtje dhe pa strehë. Dhuna e ushtruar për dy vite me rradhë detyruan shpërngulje masive duke krijuar një bilanc tepër tragjik, mbi 20 mijë të vrarë dhe 280 mijë të vdekur nga uria dhe masakrat e tjera…Nuk mund të harohen kaq lehtë këto çmenduri ballkanike dhe europiane në kufijtë e “Holokaustit shqiptar”…Më 27 tetor 1914 kryeministri grek Elefterios Venizellos shpalli nga Athina pushtimin e “Vorio-Epirit”. 

    Ja si e përshkruan këtë genocid dhe “holokaust” shqiptar dëshmitari i asaj kohe  Mid’hat Abdyl Frashëri në një shkrim të emërtuar “L’affaire de l’Epire”, shkruar në vitin 1919, në Gjenevë: 

 

“…Në verën e vitit 1913 Zografos, ministri i Jashtëm i Greqisë, atëhere guvernator i Janinës, gjatë një darke që jepte për shqiptarët e shquar të Janinës dhe të rretheve të tjera, përveç mjaft fjalëve plot butësi evangjelike, la të shqiptoheshin nga goja e tij auguste këto fjalë të një “mirësie” të përjetshme: “Mos krijoni iluzione: edhe nëse do të jemi të shtrënguar të braktisim Epirin, ne nuk do të lemë veçse tokën, gjithshka mbi dhe do të rrafshohet.”…  
 
…Tani Zografos është shfaqur si burrë me karakter dhe i ndershëm. Në zanatin e tij prej batakçiu, ai e mbajti fjalën. Zografos ishte atje dhe ai s’e kishte harruar hiç kërcënimin e bërë… fjala ishte për të mbajtur Epirin dhe në pamundësi të mos braktisej ky rajon i shqiptarëve pa e masakruar, e pa e shkatëruar me parë rrafsh me tokën…  

 

     …Por Greqia, e cila e dinte më mirë se kushdo që për ta mbajtur Epirin…ajo iu drejtua dy fuqive mike dhe mbrojtëse, Francës dhe Rusisë prej të cilave fitoi shpejt mbështetjen dhe ndihmën e duhur…  

     …Ndërsa zyrtarisht e sa per sy e faqe gjoja largoheshin ushtarë grekë nga Epiri, në të vërtetë rrënohej vendi dhe bëhej kërdia. Zografos, Venizellos dhe Lidhja (ose më mirë klika) ushtarake paguhej nga kreu i Fuqive(!). Kështu luhej komedia: grekët luanin rolin e tyre dhe EUROPA bënte sikur nuk e kuptonte, ose me keq akoma, lëshonte klithma admirimi për poshtërsitë e panumërta të tyre… 

     …Gjatë këtyre operacioneve grekët nuk nguruan të kryenin qindra mizori: i vunë flakën shumë fshatrave, i therën dhe i dogjën të gjallë banorët paqësorë e të pafajshëm – përfshi edhe gra e femijë.  

     “Do t’u tregojmë këtu një prej periudhave të kësaj lakmie të këtyre fqinjëve tepër kristianëKrahinat tona më të pasura dhe më të lulëzuara të Jugut, tani s’janë me veç gërmadha të mbuluara nga hiri. Një popullsi e tërë paqësore, që kërkon veç të jetojë në tokën e të parëve të saj, është shfarosur… 

     …Shqipëria neutrale e nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha, është shqyer e shkatërruar prej Greqisë. Ky krim është i pashëmbëllt, pasi është pasojë e pabesisë dhe e dredhisë… 
     Kjo fatkeqësi nuk ishte pasojë e një lufte. Fshatrat tona nuk u shndërruan në hi dhe njerëzit tanë (përfshi gra dhe femijë) nuk u masakruan gjatë furisë së ndonjë beteje. Këto barbari u kryen me qetësi dhe të peshuara mirë e bukur. Këto tmerre u injoruan, bile kaluan pa u vënë fare ne dukje. Shumë pak persona të së ashtuquajturës botë e qytetëruar, u shqetësuan për këtë. Disa syresh edhe i duartrokitën, duke u përpjekur t’i quanin ato si një veprim civilizues të Greqisë...”5  

 

     Pas këtyre krimeve monstruoze të Greqisë më 1914, le të dalë ndonjë politikan e të guxojë të më flasë për Europën Demokratike të 1914-ës, e cila, për këto krime të Greqisë është po aq fajtore, në mos më shumë. A do të bëhet burrë ndonjë nip, apo stërnip i atyre europianëve që gatuan këtë çorbë, të na kërkojë falje ne shqiptarëve sot. A do t’i vrasë ndonjëherë ndërgjegja kriminelët?! 

 Ja edhe një panoramë tjetër e atyre krimeve të përbindëshme të bëra nga grekët kundrejt shqiptarëve, në atë vit të mbrapsht,1914: 

“…ushtarët grekë, duke i hequr shënjat dalluese të uniformës tyre u bashkuan edhe me bandat e terroristëve grekë të liruar nga burgu i Kretës qëllimisht e të maskuar si “Detashmente të Krishtera”, në të gjithë zonën e Korçës e Gjirokastrës veç zjarr, dhunë edhe krime nga më të pashëmbulltit përdorën ata. E tmerruan popullsinë shqiptare! Qindra fshatra dogjën (për të qenë të saktë, 314 ishin ata). Mijëra qenë viktimat burra, gra, pleq e fëmijë!  

     Po sjell këtu tekstin autentik se ç’tha në Dhomën e Lordëve të Londrës Markezi i Lansdoune lidhur me kasaphanën që po bënin grekët ndaj shqiptarëve : 

      …preludi i një vazhde dhune, krimesh edhe gjaku të derdhur pafund ku mijërat e fantazmave të viktimave fëmijë, pleq, gra edhe burra shqiptarë do t’a kenë ndjekur dhe vazhdojn’edhe e ndjekin si mallkim shpirtin e arkitektit të asaj skëterre tokësore, Sir Eduard Grey-n, edhe në jetën’e përtejme!…”6   Mallkim më të rëndë për ministrin e jashtëm të Anglisë, të atyre viteve, nuk mund të ketë, dhe për më tepër nga një bashkëatdhetar i veti. Amin!  

 

 

     Pra Zografos-i, siç na thotë Mid’hat Frashëri, e mbajti fjalën. Ai nuk bëri as më pak dhe as më shumë se sa gjaksori Pal Emili rreth 20 shekuj më parë. Zjarri, thika dhe krime monstruoze u kryen ndaj shqiptarëve dhe grekët me duart të lyera deri në brryl me gjak shqiptari, takoheshin me politikanët europianë të pudrosur, të cilët edhe sikur bagëti të kishin therrur këta kasapë, nuk duhet t’i takonin. Por jo, Europa, sikur kënaqej kur therreshin shqiptarët si bagëtia në therrtore. Asnjë shënjë pendese (të krishterë) nuk ka deri më sot, nga nipërit dhe stërnipërit e atyre që gatuan këtë kasaphanë. Kur do të na kërkojë falje Europa?! Pasi, Greqia, e dimë, që nuk ka për të kërkuar kurrë. 

        Ambasadori ynë fuqiplotë në Athinë në vitet 1922-1925 Mid’hat Abdyl Frashëri në një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, më datë 30 korrik 1924, shprehet: 

“Po bëhenë 10 vjet qëkurse çeta dhe ushtarë grekër, oficerë dhe kanonë të Greqisë, shkretuanë Jugën e vendit. Do të qe mirë, sikur në udhën Sarandë-Korçë të ngrehësh ndonjë monument, simpl në stil,  po prej guri të shëndoshë, mbi të cilënë mbi një pllakë mermeri të nëmërohenë emërat e atyre që vajtënë dëshmorë për Shqipërinë duke u kundrështuarë çetave dhe ushtarëve të huaj që mësyjtnë Shqipërinë, sikundrë që edhe të radhitet katallogu i plotë i katundeve të shkretuarë. Pa dyshim në rradhua të viktimave s’do haruarë numri i atyre që u masakruan në Kodrë…Nuk e di, nga tjatër anë, a munt që edhe të bëhetë një hap nga ana e Shqipërisë në Konferenca të Ambasadorëvet në Shoqëri të Kombevet (Lidhja e Kombeve), a gjetkë, për të kërkuarë një pjesë në reparacionet për shkretimet e bëra prej grekëve…”7 

        Kanë kaluar gati 100 vjet dhe asnjë nga qeveritë shqiptare, dhe kjo e “rilindura” e soçme, nuk e kanë ngritur një monument të tillë. Përkundrazi, në Grykën e Këlcyrës, këta qeveritarë të ‘sorëm’ që e mbajnë veten për patriotë të “kulluar”, do të ngrejë një monument apo memorial për të vrarët  e ushtrisë pushtuese greke në vitin 1940. Ndërkohë që duhet ngritur një monument për martirizimin e Shqipërisë së Jugut. Mund të ngrihet në rrugën e ‘Kakabisë’, që sa herë të kalojnë aty shqiptarë dhe grekë, të kujtojnë dhe të mos harojnë krimet kundër njerëzimit të Greqisë në vitet 1913-1914. Por monumente të tilla mund të ngrihen në Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër, Panarit etj etj. Madje edhe në Korçë. Kjo me qëllim që ata turistë të huaj që vizitojnë Jugun e Shqipërisë të mësojnë, se “pasardhësit e Perikliut” kanë bërë krime monstruoze kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.  

        I vetmi shtetar shqiptar, ambasadori shqiptar në Athinë, në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar, Mid’hat Frashëri,…i ka sugjeruar Tiranës Zyrtare për të apeluar në Gjyqin e Hagës grekët për krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare. Ai sugjeronte se “duhej bërë Memorandum në Konferencën e Ambasadorëve ose në Gjykatën e Hagës për të kërkuar zhdëmtim prej Greqisë për 300 katundet e shkretuara prej saj më 1914.8 

 

  1. Genocidi ndaj krahinës së Çamërisë në vitet 1923-1925 

       Një nga pikat e planit të “Megalidhesë” ka qënë: Në territoret e pushtuara të bëhet spastrim etnik, të çrrënjosen shqiptarët nga trojet e tyre etnike mijëravjeçare, dhe në vend të tyre të vendoset popullatë joshqiptare greke dhe vllahe; kjo me synimin që të mos ketë më kthim mbrapa dhe shteti amë, Shqipëria, në asnjë rast, të mos kërkojë më kthim territoresh, pasi ato do të jenë të zbrazëta nga shqiptarët. 

“Qeveria greke ka përgjysmuar elementin shqiptar në Çamëri dhe përpiqet të dëbojë edhe të tjerë; sugjerohet të merren të njëjtat masa kundër elementit grekofon në Shqipëri”9        

        Ambasadori ynë fuqiplotë në Athinë në vitet 1922-1925 Mid’hat Abdyl Frashëri në një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, më datë 31 gusht 1925, shprehet:      

“Greqija, kundër cdo engazhementi kërkon që t’i përzerë Shqiptarët që kanë mbetur në Greqi. Në vitin 1922, shqiptarët myslymanë ishin afëro 100.000. Prej këtyreve 35.000 frymë u përzunë nga dy prefekturat Kostur (24 katunde) dhe Follorinës (14 katunde), dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga…Pasuria e tyre, ku vetëm ajo e Follorinës dhe Kosturit llogaritet në një milion napolon flori, u grabit dhe u rrëmbye prej Greqisë”10 

         Ambasadori ynë në Athinë në vitet 1922-1925 Mid’hat Abdyl Frashëri në një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, më datë 8 shtator 1925, shprehet:      

“…Përkundër deklaratës të  Delegatit grek në Lozanë z.Caclimani, në janar1922, u përzunë me pahir dhe me dru

Të tërë shqiptarët e Prevezës. 

Të tërë shqiptarët e Janinës. 

-Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Konicës. 

Të tërë shqiptarët e Pargës. 

-Një shumicë shqiptarësh të Çamërisë…”11 

“Në qershor të vitit 1923, shteti Grek duke shfrytëzuar Traktatin e Lozanës të 30 janarit të po atij viti, sipas të cilit do të bëhej këmbimi i popullsive turke e greke në këto dy shtete, nisi spastrimin dhe dëbimin e popullsisë çame nga tokat e saj. Në pak ditë të gjithë banorët e 31 fshatrave shqiptare të Kosturit dhe Follorinës u dëbuan dhe pronat e pasuritë e tyre u konfiskuan. Pavarësisht protestave të shumta të qeverisë shqiptare, që ngulmuan në faktin se çamët kishin vetëm fenë të përbashkët me turqit, qeveria greke nuk u tërhoq nga spastrimi, përkundrazi në pronat e çamëve nisi vendosjen e popullsisë greke”. 12  

     -“…Gjatë viteve 1923–1925 u dëbuan nga Çamëria 30.400 çamër të besimit musliman, si edhe 30.000 shqiptarë muslimanë të tjerë nga krahina e Janinës si edhe nga Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja!…”13  

 

  1. Genocidi ndaj krahinës së Çamërisë në vitin 1944. 

        Një pasqyrë të pjesëshme të këtij genocidi ka paraqitur Miranda Vikers: “…Masakra më famëkeqe kundër shqiptarëve nga grekët ndodhi më 27 qershor 1944 në qarkun e Paramithisë, kur forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) të gjeneral Zervës hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë – shumë nga të cilët u përdhunuan dhe u torturuan para se të vdisnin. Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një tjetër batalion i forcave zerviste u sul në Pargë dhe vrau 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u grabit qyteti i Spatarit dhe 157 njerëz vdiqën. Gratë e reja dhe vajzat u përdhunuan dhe burrat që ishin ende gjallë u grumbulluan dhe u internuan në ishujt e Egjeut…Në mars 1945 njësitë e forcave të shpërndara të Zervës kryen një masakër kundër çamëve në zonën e Filatit, ku u vranë 1286 persona dhe praktikisht e pastruan trevën nga minoriteti shqiptar (ndërkohë që minoritetit etnik grek në kufijtë e Shqipërisë, nuk i ka hyrë  as një gjemb në këmbë nga shqiptarët)…Sipas statistikave të përpiluara nga shoqata Çamëria në Tiranë, gjatë sulmeve mbi fshatrat e tyre në vitet 1944-1945 u vranë 2771 shqiptarë. Nga këta 1276 ishin nga Filati dhe rrethinat e tij , 192 nga Igumenica, nga Paramithia 673 dhe Parga 620. U shkrumbuan dhe u grabitën 68 fshatra dhe 5800 shtëpi u plaçkitën dhe u dogjën. U grabitën 110.000 kokë dele dhe 2400 gjedhë, 21 mijë kv grurë, dhe 80 mijë kv vaj, më shumë se 11 milion kg drithra…Sipas të gjitha informacioneve që unë kam mundur të mbledh për çështjen çame: Në vjeshtën e vitit 1944 dhe muajt e parë të vitit 1945, autoritetet në Greqinë veri-perëndimore kryen me egërsi dhe brutalitet dëbimin e rreth 25 mijë çamëve – banorë të Çamërisë – nga shtëpitë e tyre…gjithësejt 102 xhami u dogjën…”.14        

     Dhe EUROPA DEMOKRATIKE  me parime të larta, para se t’u kërkojë me forcë shqiptarëve respektimin e të drejtave të të ashtuquajturve “Minoritet Grek” në Shqipëri, dhe “Minoritetit Sërb” në Kosovë, minoritetit romo-egjyptian, si dhe komunitetit  LGTB; duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për asimilimin, spastrimin etnik, genocidin dhe “Holokaustin”  ortodoks  GREKO-SËRB  të shekujve XIX-të dhe XX-të  ndaj shqiptarëve, në sytë dhe “nën hundën” e Europës. 

     Na vjen mirë, që Franca Demokratike dhe ish presidenti  Sarkozi, njohin genocidin turk ndaj një milion armenëve në fillimshekullin e XX. Por, na vjen akoma më shumë mirë, kur Sarkozisë ju bashkua edhe një zë tjetër i fuqishëm që përtej Atlantikut, ish presidenti i SHBA-së fuqiplotë, Barak Obama. Ne shqiptarët, si një komb që në shekuj kemi vuajtur persekutimin, genocidin, shfarosjen, sulmin e dhunshëm dhe të pafre ndaj jetës tonë, familjeve tona, gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar; bashkohemi fuqishëm dhe mbështesim ndjesinë e botës perëndimore, demokratike, ndaj fatkeqësisë së popullit armen.                    

     Ja çfarë na mëson në lidhje me këtë gjeniu i letrave shqipe, Ismail KADARE :  

“Ne vuajmë nga kompleksi i vogëlsisë dhe harojmë se shtati i popullit shqiptar, pavarësisht nga prerja e trojeve të tij nuk është aspak i vogël në këtë gadishull, se ai është përafërsisht i barabartë me shtatin e grekëve, të serbëve e të bullgarëve. Përsëritja gjer lodhje e shprehjes “Shqipëri e vockël”, “popull i vogël”, s’është veçse shprehje e një dëshire për të fshehur përtkurrjen e mëtejshme të këtij populli. 

     Ndërkaq, porsa diku del në pah ndonjë mendim, ndonjë program ose ndonjë pyetje: përse shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë duhet të jetojnë të ndarë, aty për aty harohet përçmimi për vogëlsinë dhe buis shprehja “Shqipëri e Madhe”. Kjo shprehje përsëritet me një farë tmeri, si diçka e rrezikshme, thua se vetëm në këtë botë vetëm 8 ose 9 milion shqiptarët po të jetojnë bashkë bëhen të rrezikshëm për botën! E ndërkaq, askush nuk thotë, sepse sipas kësaj llogjike, se 90 milion gjermanët e bashkuar janë të rrezikshëm, e aq më pak askush nuk thotë se 250 milion rusët, bashkë me bombat e tyre bërthamore janë kërcënim për të tjerët… 

     Ky QËLLIM  MADHOR (bashkimi i kombit) është aspiratë më e ligjshme për një popull. Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh, apo organizmash ndërkombëtarë nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Europës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer: BASHKIMIN e TIJ. 

     Me këtë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë e nuk kërkon asgjë të veçantë: ai kërkon veç NORMALITETIN e vetKy normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të QORTOHET…Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizëm i pashëmbullt në botën e sotme… 

     Populli shqiptar as ka kryer krime, e as ka faje për  larë përpara botës. Ndonëse ka dymijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as ka sulmuar kënd, as ka zhdukur kënd e as ka pjellë doktrina pë zhdukjen e të tjerëve. 

     Si organizmi që kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtërorPengimi i tij është thjesht një KRIM. Ndihma që mund t’i jepet është detyrë humane dhe historike”15 

Kjo pjesë është shkëputur nga libri:  

EPIRI NGA LASHTËSIA DERI MË SOT 

E përgaditi për botim: Mehmet Selimi

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2019 — 12:02

The Author

Besnik Imeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.