GURI TË VRET NGA AFËR

 

TA ShESIN FJALËN

Ty s’të zbulonte armiku
po të mos ishte miku…!
sepse ti, vetë u zbulove?
atëherë kur dhe mikun
në sofrën tënde e ftove
atë bujarisht e shtrove
dhe aty në sofrën tënde
ia dhe peshqesh fjalën
a ti për vete?
mbajte sekretin,
futur thellë në gji!
ndërsa ai, e shiti amanetin,
e shiti bile nën dorë
fare lirë..!
shpirtin e ngarkoi
me peshën e rëndë
sa një mal me borë
dhe, e shiti fjalën!
si t’ishte një lëkurë
prej dhie, madje
e bëri tupan,
e bëri daulle
që t’i ndihet larg e
më larg zëri, kur
të tjerët ta daullojnë
apo ta tupanisin..!?
shiko, më askujt
mos i ze besë!
as këmishës sate
që mban erën tënde
ditë e natë
sepse edhe ajo
kur futet në lavatriçe
nga centrifuga
i del era e jote
që e duron vetë
por s’ta durojnë të tjerët
asaj vendin ia zë
një aromë e këndshme
që e shkakton një
detergjent i importuar
i cili pastron mirë…
madje ti mos haro!
kur të flasësh
me veten tënde,
ki kujdes!
mos i lëviz buzët
andej këndej,
sepse rrethi
është i elektrizuar
po të bëjnë “selfije”
“xhuxhmaxhët”,
po ta lexojnë
mendimin e pathënë!
pretekst për të t’bërë gjyq!
ti pastaj ec e mos e prano?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2019 — 12:09

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. GURI TË VRET NGA AFËR-MURI E PRET NA VATËR;FJALËN E SHESIN-IDEALËN E PRESIN;ÇELË GURI GOJËN
    NGELË MURI PLOJËN-
    SHKELË SHPURI LOJËN;KORBA O SORRA-VORRBA O HORRA;SORRANA O KORRBANA-HORRZGANA O VORRVRANA;
    MUNGESË TË SHQIPES-
    CUNGPRESË ZË SHTIPES;HUTIN ZGJODHËN MBRET SHPENIE-SKUTIN DRODHËN VRET KRENIE;HUTA HUTANA-A
    MORE,FUTA FUTANA;
    URDHËRESË MBRET HUTA-KURTHËPRESË PRET FUTA;MËNGJES PËRMENGJES,NGA NJË ZOG BILBILI-PREN BESË
    BREN SHPRESË,OH,
    SËPARI DHUNON POSALINDURIN,E TANI GLLABERON KOSAVRITURIN;ALARMË BJESHKËVRRIA-RRAHTHARMË OUU
    KRESHKËMRRIA;AHI,
    URGJENTË KTHEHËJ SHQIP SHQIPJA-KURGJENTË VREHËJ,MPREHËJ,SHKRIP SHKRIPJA:UH,HUT HUTA HUTAQIN
    FUT FUTA FUTAQIN,
    SYTË U PLAQIN-MBYTË GUGAQIN-FYTË GURKAQIN;MALLKIM GJAKU-KALLKRIM PRAGU-MALLGJIM VARGU;OUUU,
    DHUNOHEJ BILBILI-
    GLLABROHEJ ZOG BILBILI;ZOG RIGJALLËRIM PRANVERË-LOG RIMALLËRIM KRAHERË;RIZGJIMI MALËVRIE-
    RIHIMNI MALËSIE;
    OU,HUTA HUTAQA-OR,FUTA FUTAQA-SKUTA SKUTAQA,MOS SHIJOFSHI AS DRITËN DIELLIT-MOS NJOFSHI,OU,
    AS DITEN QIELLIT;
    KUKATËSHI-HUKATËSHI;VETËM,VETËM,TERRIT TË NATËS-FERRIT QARTËS;KUKU PËR KOKËN TUAJ-HUHU VRËR
    KRROKËN VUAJ;AH,
    SHUAJ,SHUAJ,PËR TRAGJEDINË KOBËTARE,KORBËTARE;OUUUH,VUAJ,VUAJ,TERË TRADHËTINË KOMBËTARE!!.
    SHUMË TË FALA,
    NJË REFUGJAT LUFTË,OH,I PËRZENË MË DHUNË NGA FASHIZMI SERB;PREJ KOSOVË NË NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.