Nga Mato Labi : EPOPEJA E “RILINDJES” KOMBËTARE

 EPOPEJA  E  “RILINDJES”  KOMBËTARE 

Nga Mato Labi 

Telegramet venë e vinë  

Nga Parisi në Athinë 

E terezitëm Shqipërinë 

Se vumë mbret Edvinë. 

 

E nderuam dhe me kryqe 

Mbi të cilat këndon qyqe. 

Këndon qyqe për Shqiprinë 

Gaz hare për Sërbinë. 

Për Sërbinë dhe Greqinë: 

Rroftë e qoftë ki horri inë. 

Nga Franca kryqi si Toptani, 

Greqia nga kriemitropolitani. 

Kjo i pëlqen dhe Gjermanisë, 

Kur ki i fërkohet Sërbisë. 

 

Tek rrepet në Vlorë 

foli Edi me gojë. 

Pse ankohi o vlonjatë 

që u lash barkëthatë 

se u bëra goxha pjacë 

me shqop, drizë dhe lofatë. 

Peshqesh ju prura prej Evrope 

Lungomare si gjuhë lope. 

 

Vlonjatët shajnë perëndinë: 

Kur bëre derr dhe arrinë 

Ç’deshe që bëre Edvinë! 

Se na prishi terezinë. 

 

Mbushi Vlorën me beton 

që të djeg dhe përvëlon. 

Në korrik bëhet hataja 

Pleqve u bie damllaja. 

Në Skelë në të madhin shesh 

Betoni është bërë përshesh. 

Nuk gjen një pikë hije 

Si në mest Arabije. 

Plasin fëmijë dhe gra 

Sikur janë në Sahara. 

 

Longomare moj virane 

E bukur nga aropllani 

Ujdisur nga dorë jarane 

atje poshtë të plas xhani. 

 

Evropa shkruajnë e thonë 

Ç’bënet kështu në Vlorë 

Mbushur gurë dhe beton 

Vënt të unjim avionë. 

 

Pse ankohi o vlonjatë 

Për vapë në të thatë 

U kam zgjedh kryebashkiak 

Kryeinfermier për merak. 

Ju kam zgjedhur për arësim 

Infermiere me testim. 

Shendeti juaj aferim. 

 

Ju vlonjatë denbabaden 

Pse nuk e doni mbrenë? 

Do ju bëj fushë aropllani 

Po dha pare Erdogani. 

 

Ki krieministri inë 

Na ka shtuar miqësinë 

Me Sërbinë dhe Greqinë 

Pa haruar dhe Turqinë. 

 

Këtu brenda si doli fati 

Ja prishi Lul harakati 

Lë Tiranën luleborë 

vrapin e ndal në Vlorë. 

Me çitjanet në dorë 

prapa i vjen taborë.  

Prapa vjen qeveria 

e mbështetur nga partia 

pastaj nis zallamahia. 

Më tutje administrata 

Me sejmenë dhe qafira 

S’di ç’të bëjë e ngrata 

Lanë punët, lanë zira. 

Kanë dalë për tefteriçë 

Në zirë nuk ka punë hiçë 

Qejf o qejf o pasha 

Populli me bukë na mba. 

Bridh o bir, hu më hu 

Se kemi të madhin këtu 

Gjashtë vjet në qeveri 

Në zirë nuk i pa njeri. 

Sa në Vlorë, Fier dhe Lesh, 

Korçë, Berat e Bradashesh. 

 

Në Skelë lier me bojë 

Karamanjollë kam ngrerë 

Kush s’më do, o ta pësojë 

Mos të ndihet tjatër herë. 

 

Rrofsh o mbreti inë 

Na e ngreve ekonominë 

Pa bukë le vegjëlinë, 

Lëron plazhet, po gjë s’mbinë 

Anë e mbanë mbolle zinë. 

Për vete shtove babëzinë, 

lumturinë dhe pasurinë. 

 

Më 23 kanë Kongres 

Përtej urës së Qabesë 

Do venë të marrin avdes 

Të palyrë dhe të pabesë. 

Ata që s’kanë din e iman 

S’njonë nënën dhe babanë, 

halldupër dhe rrufjanë, 

për pesë grosh shesin vatanë. 

 

Pa do flasë dhe kryetari 

Në zullume është i pari. 

I pabesë në miqësi 

Hajdut në qinosi. 

I zoti në llogje e paravolira,  

prapaskena dhe fëlliqësira, 

I çkëthët, pelivan nga natira 

Në dallavere dhe akrobacira. 

 

Do thotë nonjëri nashtinë 

Qysh e harove Salinë 

Krushkn e parë të Sërbisë 

E mbrojte rrezikzinë 

Që i vu flakn Shqipërisë 

Nga Vlora donte vetëm hinë. 

 

Jo, se e harova mavrinë 

Po në trembëdhjetën ja nximë 

Dhe prumë Edvinë mavinë. 

Salinë s’ka lumë që e lan 

As në xhehnem, as në hapsanë. 

 

Vlorë  mars 19 

Mato  Labi 

 

Publikuar: 

http://news-start.info/wordpress/2019/03/22/epopeja-e rilindjes-kombetare/  

 

E DERGOI: MEHMET SELIMI (VLORE)

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2019 — 12:38

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. POLITIKO POLITIK-GJOLIFIKO GJOLIFIK-RROLIPIKO RROLIPIK;POLITIKA SI KRAHTHERRA-RROLIFIKA
    TI KRRATERRA-DROLIFIKA GRI
    RRAHFERRA;HEU,MOS TA ÇOFTË ZOTI KAH DERA-SOS TA BROFTË MOTI KRATERA-PROS NA COFTË ORDI KALËGRËRA;GJARPËRIE QELBËJ
    KOKA-KRATERIE SHKEPËJ KRROKA-VALTERIE THEKËJ TOKA;BAKCILI INFEKTOI FRYMARRJEN-KRAKCILI
    INJEKTOI KRYMMARRJEN,OUUH,
    NE,ANASTEZIONE TOTALË-GRE,DRANAKREZIANE GLOBALË;FSHIRJA TRURIT-SHKRIRJA PRURIT-SHQIRJA
    SHTHURIT;SHTHURJA FATALË-
    SHPURJA BANALË;PËR INETRESA PËRSONALË-NXËR INTERPRESSA TËRSOSHKALË-VRER GRINTEBESA THERZO-
    GALE-DJERËZO IDEALË,AHIII,
    Q’NA PRISHI POLITIKA-NA TRISHI RROLIFIKA-NA GRISHI HOLIPIKA;HEU,FATKQEËSI,KU KE UZDAJËN OH,
    VU RE MURTAJËN-PRUTË GRE
    GURRËVAJËN;MALLKIMI LOTIT-KALLKRIMI MOTIT-KALLÇFRIMI ZOTIT;OU,KUSH DO SHKELË GJAK LIRIE-AH,
    KUSH ZO NGELË PRAG HIRIE-
    PRUSH NGRELË LARG QIRIE;XHIXHA STRALLI TUND TUNELI-MIXHA MALLI KUND GURELI-INXHA KALLI MUND
    TRUNGELI;THIRRJE-SHTRIRJE;
    SHTATË PALË TOKË-SHTATË PALË QIELLI;SHTATË VALË OOOJ NËNË LOKË-SHTATË VALË DIELLI;RREZATON,
    BREZATON,OUUU,NA BESATON;
    RIGUFON TRUKREJA-TRIUMFON RRUFEJA;TRIUMFE-RIGUFË;DUKE SHPËRTHYER-KUKE MBRËTHYER;O,SKEQIN MË
    TË MALLKUAR-NDREQIN MË TË
    SHKALLMUAR-DREQIN PËR TË PRANGUAR;QË MOS TË KOLAPSOJË EKLIPSI-SOS TË NA PËSOJË VRER PISI;A,
    SI VULLKAN-SHI,KULLGJAN,
    QË NGA IDEALI ZOT-SE NA FALI EDHE SOT;GJEGJI I ZOTI KËTI DHEU-GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËEBEU-
    DASHKË-BASHKË OUUU-OREEE,
    ME HYREGEJNDARIN HEEEJ,ME ADEM KRYLEGJENDARIN;DUKE RIBASHKUAR SHEKUJ SHEKULLORË-O,DUKE NA
    RITRASHËGUAR TEMPUJ OUUUH,
    TEMPULLORË;QË NA GJEGJKA NË TANDEMA;GJERGJA MË ADEMA,GJERGJA MË ADEMA;OREEE,GJERGJA ADEMA!.
    SHUMË TË FALA,MU NGA NJË
    REFUGJAT I LUFTËS,PËRZENË MË DHUNË-NGA FASHIZMI SERBË;OUUUH,PREJ KOSOVË NË NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.