Letërsi Kombëtare: PRITJA E NËNËS

NANËS T’LANUN VET

Poezia nga libri poetik sapo i përfunduar që, pret redaktorin a recensentin dhe lektorin e denjë që pastaj të dërgohet në shtyp!

Per ty nanë, e jemja nanë
Po m’bie ndermend
Qishkur t’kam lanë!
Edhe pse gja me gjoj s’tkam than
Po e vras menden si me u ba te tan’
Dhe ransia e vjetve ty t’ka shty
Për njat tamël qi m’ke dhan gji
Veç mos me mallko se vet e di!
S’bana mir qi shpinen ta thkeva
Tana shpresat edhe t’i theva?!
Nuk e pata forcen as me ta rr’fy
T’keqt e madh qi e mbajsha n’xhi
Po, ja njitash, pak me vonesë!
Jam zgju sot e po t’kerkoj
Po du bab’s me ju thky n’besë
Malli madh per ty m’ka shty
Ti qi m’linde edhe m’rrite
Me ninulla e kange burrnie
Për me i ditun te paret e mi
Për me i dalun zot ksaj Shyptarie!
E un s’tu thkeva as dhe njihere
Kaq shum vjet qe ti me prite!
I penduem jam si zog vere
Si lulja e vishkun falje t’kerkoj
Gjak po m’qet nji gjemb ferre
Druhem shum se po t’lendoj!
Dhe përmbi vorrin tand
Moj e ndritshmja nana jemja
Une vet sot po t’pretmtoj
Dhe po te thom pa fare prites
Se amanetin n’fund e kam çue
S’e kam pas kurre ne harresë
Gjuhen tande kurr s’e kam mohue!
N’gjuh t’nanës tash qi kam kendue
I mbushun n’gzime jam perplot
Rranjt Atdheut tue ja kerkue…
Njen ku binte hija e Tatit…
Njen ku ndihej hingllima e Atit
Kam nji mall’ dhe nji deshire
Degt e Lisit t’mi nxhiten shtatit
E te m’rritet Lisi nji her i lire
Siç m’ishte Pellazgu me Ilir..!
Edhe rranjve tona tu dalim zot
Mos me na u thamun për jete e mot
T’i ujntim vet ne qoft nevoja
Me djers’n e ballit dhe me lot..!
T’kujdes’mi per ta në vazhdimsi
T’gjith t’bashkuem si me kan nji
Se tash moj nan, ti nana jeme
Si shum te tjerë napër bot’
Me gjith brengdeshiren…
E t’pervujtmes, zemres teme
Jo i vetem po me t’miret shokë
Edhe un tek Ti jam kthy..!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 18 Prill, 2019 — 20:22

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. PRTITJA E NENËS-NGRITJA E GJENËS-SHNDRITJA E KRENËS;NENË IME-GJENË BIME-KRENE TRIME;PRITJA TË BIRIT-
    NGRITJA ZË GJIRIT-SHNDRITJA E ILIRIT;DASHURI E NENËS-AMSHURI E GJENËS-FARËFURI
    E KRENËS;A LINDJA PREJ
    NËNËS-SA RRITJA RRËNJË GJENËS-AH,NGRITJA VREJ KRENËS;NËNË MADHËORE-OOJ,GJENË
    ARËRORE-KRENË KALTËRORE;
    MALLI I MERGITARIT-STRALLI I SHTËRGIMHALLIT-KALLI KËRKIMGJALLIT;VAJË DHE LOTË MLLËNGJIMI-QAJË MË MOT
    KALLËNSHQIMI-SKAJË E PLOTË SHPALLËNTRIMI;NËNË DENGË ZEMRE-KRENË KENGË EMRË-OH,
    OJ GJENË BRENGË SEDRË;
    RILINDJA DITA O DIELLIT-RISHNDRITJA O RRITA PRILLIT-RINGRITJA PRITA E QIELLIT;
    RREZEDIELLI GJALLËRI
    GJENËTOKËS;BREZEQIELLI STRALLËRI KRENËKOKËS-STREZEPRILLI QE MALLËRI NËNËLOKËS;
    SA KALLI SHLAKË EMËR,
    A SHPALLI PLAKË SEDËR-NGA MALLI FLAKË ZEMËR;KTHIMI I BIRIT NGA MERGIMI-SHFRIMI
    I HIRIT SA SHTERGIMI-
    SHQIMI ILIRIT MËSA SHPËRBLIMI;PËRQAFIMI NENË I BIRI-PËRBASHKIMI KRENË RIHIRI-
    ERËTRASHËGIMI GJENE
    ILIRI;GJENËSHKRIPE SHKRIPKA PRIA-KRENËPIPE PIPKA VRRIA-NËNËSHQIPE SHQIPTARIA!.
    SHUMË T’FALA,REF-
    UGJAT I LUFTËS,PËRZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI SERBË;PREJ KOSOVE-NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.