NGA SFIDA NË SFIDË

NGA SFIDA NË SFIDË
(Vështrim për librin autobiografik “Persekutim-përndjekje” të Dashamir Alliut)

Shkruan Zymer Mehani

Libri autobiografik “Persekutim-përndjekje” i atdhetarit, shkrimtarit dhe publicistit Dashamir Alliu, lexuesit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë i ofron dromca jetësore, historinë e tij të jetës, me ngjarje, fakte, ide, me sukseset dhe arritjet, dështimet dhe zhgënjimet e tij, me përndjekjet, akuzat dhe shantazhet nga më të ndryshmet, që i ka përjetuar padrejtësisht nga individë e institucione pseudoshtetërore dhe pseudodemokratike, sidomos gjatë viteve ’90, në Shqipëri, kryesisht në Rrethin e Librazhdit.
Dashamir Alliu është një qytetar që shquhet për atdhedashurinë dhe humanizmin, veteran i luftës së UÇK-së, por edhe një penë tanimë e njohur për lexuesin shqiptar, sidomos në fushë të publicistikës. Ai është autor i tre librave publicistikë, e autobiografia “Persekutim-përndjekje” është libri i katërt me radhë, që shumë shpejt do të jetë në duar të lexuesve dhe në vitrinat e bibliotekave tona.
Libri më i fundit i publicistit Dashamir Alliu pasqyron shumë shembuj, padrejtësi, presione, një realitet të hidhur, që ai e përjetoi në Shqipëri nga autoritete të korruptuara dhe jonjerëzore, siç ishin disa punonjës policie, hetues e gjyqtarë. Ky libër mund të nxisë kërshërinë e lexuesit dhe të frymëzojë përkrahjen morale për vetë autorin, për sakrificën e tij, por edhe të miqve e familjarëve të tij.

Në faqe të këtij libri lexuesi do ta njohë karakterin e fuqishëm të Dashamir Alliut, atdhetarizmin, fisnikërinë, sinqeritetin dhe dashurinë për vendin dhe njerëzit.
Unë Zymer Mehani, jam shumë i nderuar që pata rast t’i lexoj nga të parët këto faqe të kësaj autobiografie të zotëri Alliut. Unë madje jam edhe redaktor gjuhësor i këtij libri kaq interesant. Me këtë rast, dua të theksoj se ndihma ime modeste për realizim të këtij libri më bën të ndihem i vlerësuar dhe shumë i nderuar, ngase është fjala për një autor, për një publicist me vlera të larta kombëtare dhe intelektuale, siç është Dashamir Alliu, bashkëpunimi me të cilin më bën të ndiej ngrohtësinë, vlerësimin, respektin që ai ka për mua me aq seriozitet, përkushtim dhe dinjitet.
Gjithmonë kam admiruar punën e atdhetarëve shqiptarë që kanë bërë gjatë historisë për Shqipërinë, për Kosovën dhe viset tjera, ku banojnë shqiptarët, që përherë ishin në mbrojtje të interesave kombëtare, në mbrojtje të Kosovës, në momente të veçanta të historisë së saj. E zotëri Dashamir Alliu, autori i kësaj monografie, ishte ndër të parët, që iu përgjigj vullnetarisht kushtrimit të Adem Jasharit e të Zahir Pajazitit, në momentin e shpërthimit të luftës së Kosovës, duke ardhur nga Shqipëria nënë për të lënë gjurmë me trimërinë e tij (në ZOLL) në luftë kundër okupatorit serb.
Gjatë redakturës gjuhësore mësova se ky material shkrimor është një pjesë e mirë e librit real të jetës së Dashamir Alliut. Personi që gjeni në faqet e librit, pra është vetë autori, me forcën dhe moralin, me durimin dhe maturinë e tij, me njerëzit dhe të panjerëzishmit, ne miqtë dhe shokët e tij, madje dhe me armiqtë e tij. E shohim z. Dashamirin në faqet e kësaj monografie me veprat e tij, fatmirësisht të mira, me sukseset e tij, me idetë dhe vizionin e tij. Ai është shkrimtar, është edhe publicist, prandaj edhe di të flasë shumë mirë me gjuhën e shpirtit dhe ata që do ta dëgjojnë (lexojnë) do të përfitojnë shumë nga ai.
Ky libër është një dëshmi e fortë e autorit Dashamir Alliu, që flet më shumë se qindra fakte e dokumente zyrtare. Këtu do të njihemi me një karakter të pathyeshëm dhe me një qëndrim burrëror ndaj shumë akuzave, komploteve, kompromitimeve etj. etj. dhe me përballje me shumë sfida, gati të përditshme.
Në faqe të librit krahas Dashamirit, qëndrojnë paraardhësit, por edhe familja e tij e re, që është burimi i forcës, i formësimit të tij. Prandaj autori u detyrohet shumë atyre, veçanërisht babait dhe gjyshit të tij Zyber dhe Aqif Alliu.
Libri është ndërtuar mbi bazën e ngjarjeve dhe situatave të shpeshta me disa zyrtarë (policë, hetues, përmbarues) dhe autoritete të korruptuara. Ata kanë ditur të lëndojnë sedrën e atdhetarit Dashamir Alliut me këso punësh apo intrigash të pakuptimta, duke rrëmuar në shumë anë të jetës së tij, në shumë kthina të shpirtit të tij. Ndaj ata kanë bërë një mëkat të madh.
Dua të falënderoj autorin Dashamir Alliu për punën e tij përkushtuese që ka bërë për realizimin e këtij libri, duke na njohur me probleme dhe sfida që nga viti 1993 e më herët. Pa evidencimet dhe punën e tij të shkëlqyer, nuk do të bëhej interesant dhe as i mundur realizimi i këtij libri.
Në fund mendoj se duke e lexuar librin autobiografik “Persekutim-përndjekje” të autorit Dashamir Alliu ne dhe lexuesi ynë, do ta kuptojmë më mirë shpirtin, sinqeritetin e tij, atë që ai e shkruajti dhe e evidentoi me sinqeritet dhe korrektësi, ngase ato vijnë prej një personaliteti të shquar të kombit shqiptar, njëri ndër ushtarët vullnetarë të UÇK-së në vitet 1998-99. Fjalët e këtij autori janë fjalët e njeriut që e ka të skalitur emrin me gërma të arta në historinë e afërt të Kosovës, njeriut që luftoi me armë në dorë okupatorin serb.
Shpresojmë dhe besojmë fuqimisht se ky jetëshkrim i sinqertë do t’i mbijetojë provës së publikut, që do ta lexojë me interes. “E dimë se jeta do të mbetet si një skicë e pambaruar. Kur shohim zbrazëtinë e saj, duam të kompletojmë tablonë, të vëmë ngjyrat e duhura, atje ku mungojnë. Por zëmë të shohim se vilari i jetës nuk duron qortime.” Kështu na porosiste dikur Mithat Frashëri. Prandaj edhe Dashamir Alliu disa herë pas çdo kapitulli të përfunduar, ndoshta ka patur dyshime, se mos dikush po krijon përshtypje tjetër për të, apo dikush ndihet keq për të, por në vazhdimësi i ka mbyllur mendimet se në këtë libër, gjithçka duhet evidentuar, sepse në fund të fundit kjo është jeta e tij, e mbushur përplot mundime e sfida, por edhe kënaqësi, që për autorin prodhonin motive për t’ia filluar një sfide të re. Pra, prej sfide në sfidë, pa u hidhëruar me askënd, pa paragjykime, me plot shpirt dhe energji pozitive! Kjo është jeta e tij! Ky është shpirti i dëlirë i Dashamir Alliut!
Zymer Mehani, më 20 prill 2019, Podujevë

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2019 — 18:13

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Disa fjalë rrjeshta nderus vlersusë falenderus kundrejt patriotit atdhetarit mësuesit publicistit poetit shkrimtarit redaktusit lektorusit Zymer Mehanit.

    I nderuari lexusë, edhe ky libër i imi i radhës Autobiografik i 5-sti rendor nga Krijimtarija librat botimet e mija letrare publicistike opinioniste analitike reaguse sensibilizuse denoncuse tregimtare gjografike historike patriotiko atdhetar dedikuar kryesisht edhe tri luftrave më të fundit që i zhvilluam si komb shqiptare nën uniformat emblemat e të trijave ishë uçk- ve ‘Skënderbenjane’’ të lavdishme të kombit shqiptare kundrejt pushtusve serbo malazezo maqedonas te teritorëve tona komtare shqiptare.

    Libra monografik-historik që i kam botuar në këto vitet e pasë 90-tave, në nr tirazh simbolik ,ku ky si libër botim i imi më i fundit për shkak të tematikës që kam shkruar trajtuar sensibilizuar denoncuar,e kamë titulluar Persekutim Përndjekje,dhe me nëntitull të cilin e kam selektuar si nëntitull nga parathënja e shkrimtarit Redaktusit Lektorusit të librit tim Zymer Mehani ,dhe nëntitulli i këtij libri Autobiografik është (Nga Sfida në Sfidë).

    Pra i nderuar lexus ,edhe ky libër i imi Autobiografik identik sikurse libri përmbledhja publicistike e titulluar (Shqipërija me bija Kosova Ilirida Çamërija) u bë i mundur të shohë dritën e botimit,të jetë në duart e lexusit biblotekat e Tiranës – Prishtinës etjer,duke ju falenderuar të nderuarit mësuesit gazetarit publicistit poetit shkrimtarit redaktusit lektorusit Zymer Mehanit, i cili këta dy librat e mi më të fundit mi ka redaktuar lektoruar pa as një lloj interesi apo përfitimi materjalo financiar.

    Gjithashtu i nderuari lexus,për mua ka qën nderë privilegj që redaktus lektorus i këtyre dy librave të mi është i nderuari Zymer Mehani,dhe emri i tij është në faqen ballore si (Redaktus Lektorus) i këtyre dy librave të mi më të të fundit .

    Sepse unë personalisht ,nga sa kamë parë mundurë të shfletoj lexuar analizuar nga kijimtarija mendja pena gazeta-reske publicistike letrare poetike,nga shkrimet opinionet analizat reagimet komentet citatet fjalët e urta poezit librat e shkruar botuar ,por edhe nga redaktimet lektorimet të autorve shkrimtarve poetve të ndryshëm të panumurta që i ka bërë redaktuar-lektoruar në të kaluarën ,dhe me një vullnet pasion energjik vazhdon të redaktoj lektoroj.

    Dhe nga këndvështrimi im i nderuari poeti shkrimtari redaktusi lektorusit Zymer Mehani , ka qënë është do të jetë një uragan – vullkan – vlus(në personalitetetin fisnikërin formimin integritetin krijimtarin e tij letrare publicistike poetike redaktuse lektoruse) -shperthyse eksploduse, një gurrë -burim i pashtershëm universal nga çdo sferë lami tematik e jetës ,ku i nderuari me mendjen larg-pamsin identifikimin selektimin e fenomenëve pozitive apo negative në mbarë shtrirjen tonë gjografike etnike komtare shqiptare ,me kthjelltësin intelektin e tij analitike fine për të gjitha rrymat shtresat e popullsisë ,shpirtmadhsin humanizmin intilegjencën intelektualitetin penën e art të tijë ,ka trajtuar elaboruar prekur sensibilizuar denoncuar (qitur në pahë,ka pasuruar fonotekën – thesarin e gjuhëzës sonë shqipe,me shprehjet citatet artikulimet formulimet e tijë nektarjane letrare poetike ), konkretisht me shkrimet opinionet analizat reagimet publicistike , krijimet vargjet strofat poetike të tijë ,nektarin e Atdhe-Dashuris.

    Por ka trajtuar sensibilizuar edhe fenomenet dukuri negative – pozitive nga jeta perditshmerija ,fenomene pamarë parasysh në qofshin (Pozitive apo Negative)të cilat si dukuri fenomene i ka sensibilizuar denoncuar jua ka çjerr maskën kamufluse lajkatare antikomtare shqipfolse , me shkrimet reagimet komentet poezit artikuluse të cilat ja kanë shpalosur për lexusit televizione ku ka qën i ftuar në intervista televizive ,ja kanë botuar shpalosur për lexusit gazetat portalet faqet e internetit ,por edhe i ka postuar herë pasë here në rrjetet socjale, edhe në citate artikulusë shumë domethenes kuptim -plotë.

    Sa i përket rrethë përkushtimit krijimtaris letrare poetike formimit botkuptimit shpirtin të tij revulucjonar luftarak kryengritës Patriotiko -Atdhetar ,nuk mund të përmblidhen përkufizohen në një (Ese)apo shkrim përmbledhje vlersuse kundrejt personalitetit fisnikëris atdhetaris humanizmit krijimtaris së tij letrare poetike.

    Porë për të nxjerrë në pahë punën përkushtimin impejimin e tij fisnik energjik këmngulës sensibilizus patriotiko atdhetar konkretisht sa i perket në veçanti kundrejt krijimtaris së tij letrare poetike,nga këndvështrimi im .

    Për sa kamë lexuar analizuar kuptuar nga krijimtarija e tijë publicistike analitike letrare poetike , edhe një libër goxha vuluminoz dedikuar krijimtaris së tij ,do ishte e pamundur të përmblidheshin dokumentoheshin arkivoheshin në një libër të vetem ,sepse për çdo orë dit javë muaj vit-pas -viti ,me krijimtarin shkrimet nektarin e tijë publicistik opinionist analitik reagus letrar poetik ,botimet e tij të herë pasë hershme, i nderuari shkrimtari poeti Zymer Mehani,na suprizon -befason me krijimtarin e tijë publicistike letrare poetike ,dhe ne i urojmë suksese të mëtejme në krijimtarin e tij.

    Me respekte nderime falenderime pa fund nga autori i këtij libri Autobiografik Dashamir Alliu ,libër i redaktuar lektoruar nga profesori shkrimtari redaktusi lektorusi Zymer Mehani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.