Petro Dangëllia: SOFIZMAT DHE SOFISTËT ANTISHQIPTARË

SOFIZMAT DHE SOFISTËT ANTISHQIPTARË

(NJË ÇORBË GREKO-SËRBE GATUAR NË TENXHERE ANTISHQIPTARE)

Kohët e fundit nëpër televizionet shqiptare po propagandohet një teori e re, sipas së cilës shqiptarët nëpërmjet një “analize”, mostre të ADN-së së tyre u del origjina në se janë shqiptarë, sllavë apo grekë. Përhapësit e kësaj teorie, tellallët e paguar, kanë infektuar edhe mjaft persona publikë naivë, “të leshtë” siç i quan populli, apo “të genjyer” nga bukuria e saj. Kryetellalli i saj është një farë Gj.Bojaxhi, i cili pasi nuk bëri hajr në politikë, i është future një rruge tjetër, asaj të nomatisjes dhe magjistarit.

E ndoqa këtë “teoricien” tek TVSH-ja, ku gazetarja kishte mbetur “gojë hapur” dhe “syshqyer” nga çuditë e Bojaxhiut. “Bojrat” e bukura të kësaj teorie nuk kanë mahnitur vetëm gazetarët e mediave, por edhe shumë njerëz që janë turrur të dërgojnë mostrat e veta tek “kompania” e Bojaxhiut. Bojaxhiu deklaroi se deri më tani “u ka prishur mëndjen” 700 personave, të cilët të marrosur, e paguajnë edhe me para marrinë e tyre. Mua, thotë Bojaxhiu, më duhen edhe 300 mostra të “mostrave”, që t’i bëj ato 1000. Me 1000 “mostra” unë do të bëj thagmën, atë që se ka bërë njeri deri më sot. Do t’u tregoj shqiptarëve nënën e babanë, gjyshin dhe gjyshen, katragjyshërit dhe katragjyshet deri në 300 breza. Do t’u provojë shkencërisht që ata nuk janë shqiptarë, por sllavë, grekë, arixhinj dhe çifutë.

Po çfarë thotë Bojaxhiu? Ai thotë se deri më tani, nga 700 mostra, rezulton se 20 për qind e shqiptarëve janë me gjak grek, 20 për qind të tjerë me gjak sllav, nja 30 përqind me gjak ilir, nja 30 për qind me gjak trak; dhe më e bukura dhe më shkencorja,1-2 përqind janë me origjinë pellazgë, ku këtu, si për çudi, futen babai i Bojaxhit dhe dora vetë Bojaxhiu. Pra, vetëm ky vllah ka origjinë nga pellazgët, shqiptarët jo!!!

Po çfarë do të ndodhë kur të plotësohet numri 1000? Bojaxhiu do dal dhe do të bëjë “dekllaratën zyrtare” dhe pas tij, në korr, në të gjitha mediat, do të turren sahanlëpirësit sllavo-grekë dhe do të dëgjojmë krakitje korbash dhe sorrash të stërvitura në “kotecet” greko-sërbe, të ushqyer, mësuar, stërvitur dhe paguar prej tyre.

Ku bëhen këto analiza mund të pyesë ndonjëri nga ju? Bojaxhiu na thotë se “kompania” e tij ndodhet në Zvicër, është kompani serioze dhe kompetente, madje, siç thotë ai, është institut. Me këtë i jep “kompanisë’ edhe disa gradë shkencore më lart dhe çertifikatë sigurie, që shqiptarët të mos dyshojnë se analizat e tyre nuk dalin “sagllam”.

Mirëpo kjo Zvicra sikur të fut frikën. Po pse, do thoni ju? Po atje ka qënë një farë Dik Marti që i nxorri shqiptarët, madje kosovarët, si kirurgët më të mirë në botë për trasplantin e organeve. Dhe për më tepër, këtë nuk e realizuan në spitale moderne, siç i ka gjithë bota. Por në një kullë fshati, ku ishin vetëm “të katër muret”! Dhe për këtë, shqiptarët tani e dinë mirë, i ndihmuan “skifterat” sërbo-hollandezë, që tani krakavitin në politikën shqiptare, për “të mirën” e shqiptarëve. Mos o zot! Mos vallë edhe ky DIK Marti punon në këtë “institut”?!!!

Gj.Bojaxhiu, ky sofist i sofistikuar edhe nga instituti i tij në Zvicër, kur dëftente rezultatet e teorisë së tij nënqeshte nën buzë. Kjo nënqeshja sa e hidhur, cinike, përbuzëse dhe djallëzore, dukej sikur thoshte: Mbahuni me të madh ju shqiptarët për racën tuaj të pastër, por unë ju nxorra larashë.

Në Greqinë e Lashtë sofistët ishin nga më të urryerit (kujtojmë këtu mitin e Sizifit dhe ndëshkimin e tij nga perënditë pellazge), ashtu si janë për ne shqiptarët sot, mashtruesit dhe demagogët. Praktika e sofistit është e thjeshtë: gënje nëpërmjet së vërtetës. Sofisti e merr gënjeshtrën e lyen, apo e bojatis, me pak të vërtetë, dhe ta shet si të vërtetë, ashtu siç po bën sot Bojaxhiu, që po na bojatis dhe rokanis kokën me analiza AND-je. Kjo AND-ja është si ajo shprehja: Qaj ai kosi po ma prish mendjen.

Me thënë të vërtetën, Gjenetika sot në botë, është një nga shkencat me moderne, nga më të suksesshmet dhe me rezultate brilante. Me këtë dhe pas kësaj fshihen këta myteberë. Këtu i ngjyejnë gënjeshtrat e tyre këta mashtrues.

Ku qëndron gënjeshtra do të thoni ju? Po. Do t’ua tregoj. Tek etalonet. Unë shtroj pyetjen. P.sh. Ku e di Bojaxhiu, që ajo mostra e eshtrave e gjetur në Kroaci para 3500 vjetësh, ta zemë, tregon eshtrat e një iliri?!!! Kur na i nxjerr një të tretën e shqiptarëve me origjinë trake, si e vërteton ai, ose miqtë e tij, që mostra e përdorur është e një traku?!!! Pse mos të jetë e një frigjiani, dardani, trojani, lidiani, likjani, kimeriani, apo skithjani?!!!

Po ashtu, edhe ajo që një të pestën e shqiptarëve i nxjerr me origjinë sllave, ku u gjend ky model dhe etalon sllav?!!! Më tej akoma, në sqarim të lexuesit dhe demaskim të mashtruesit: A e dini që sllavë sot në Europë mund të jenë rreth 400 milion, apo shumë njerëz. Sllavë janë polakët, sllavë janë çekët, sllovakët, sllavë janë rusët, ukrainasit, biellorusët, sllavë janë bullgarët, sllave janë kroatët, sllovenët, malazezët. Sllavë janë edhe sërbët. Mos Bojaxhiu për këta të fundit e ka dhe na sjellë vërdallë e vërdallë duke na toroisur kokën më sllavët. Atëhere me të drejtë unë shtroj pyetjen: Cilin nga këta sllavë, të përmendur më lart, kemi ngjarë ne shqiptarët?!!! Aman na e trego o Bojaxhi, se vdiqa nga kurioziteti.

Por për hir të së vërtetës, duhet thënë se këtë myteberë e trajtojnë problemin për së prapthi, ose e thënë më shqip, me kokë poshtë. Pasi nuk jemi ne shqiptarët që jemi me gjak sllav,ose sërb; përkundrazi, janë sërbët me gjak ilir (nënkupto shqiptar).Pse? I drejtohemi historisë si mësuesja më e madhe. Kur hordhitë sllave, po marrim si shëmbull sërbët, kaluan Danubin dhe zbritën në trojet ilire erdhën në masa të mëdha fisesh nomade me “kuç dhe me maç”. Tani, kuptohet që si mundësi e parë, ata kanë ardhur me luftë dhe territoret që kanë zënë, i kanë marrë me forcë. Por kjo nuk përjashton edhe mundësinë tjetër (opsionin), që duke qënë masa të mëdha njerëzore, dhjetra e qindra mijëshe, me gra, pleq dhe fëmijë, janë dyndur në mënyrë paqësore, ashtu si janë refugjatët sot. Historia i njeh dyndjet biblike si ato të Antenorit me rreth 500.000 njerëz. Duke qënë në një pozitë të tillë, ata, për mëshirë, janë vendosur në toka djerrë, të pafrytshme, buzë përrenjve dhe lumenjve, kënetave dhe moçalishteve, si dhe në zona të rrëpirta dhe të varfëra malore. Kuptohet që në një situatë të tillë, ata ose kanë punuar si skllevër (kujtojmë këtu se mjaft autorë e nxjerrin etimologjinë e emrit sllav nga fjala sklav) në tokat e princave ilirë, ose kanë qëndruar si blegtorë nomadë në toka të pafrytshme.

Në rastin e ardhjes në mënyrë paqësore, kuptohet që shkrirja gjenetike, përzierja e popullsisë në sajë të martesave, është e vështirë dhe shumë e ngadaltë dhe gadi e papërfillshme. Këtë na e sqaron mjaft mirë autori i mirënjohur Luigi Luca Cavalli- Sforza në veprën e vet “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”. Pasi ardhësit kanë qënë në një pozitë inferiore dhe të përbuzur, dhe vendësit nuk kanë bërë martesa me ta. Kjo gjëndje ka vazhduar deri në ditët e sotme ku kemi shëmbullin e kosovarëve me sërbët. Madje shëmbulli më sinjifikativ është ai që jep Edith Durham para 100 vjetësh për sërbët e Kosovës, të cilët ajo i përshkruan si njerëz të urtë, pa fjalë, më tepër se paqësorë. Kjo kuptohet. Kështu veprojnë të gjithë muhaxhirët. Sërbët në Kosovë gjatë perandorisë osmane kanë qënë muhaxhirë, ashtu siç kanë qënë vllaho-grekët e Dropullit dhe të Vurgut në Shqipëri, bujq ose hyzmeqarë të bejlerëve të Gjirokastrës dhe Delvinës. Që sot presidenti vllaho-grek i Greqisë, Prokopi, na i tund si “kokën e Ali Pashait”. Në romanin e vet “Kronikë në Gurë”, Ismail Kadare me gojën e gjyshes së tij shprehet për fshatarët vllaho-grekë, të cilët gjyshja e tij i quante “me nder Koçi”.

Në rastin e ardhjes me dhunë, kuptohet, ata janë përpjekur të zënë tokat më të mira dhe më pjellore. Madje një pjesë të popullsisë vëndase, me përjashtim të atyre që kanë vrarë, e kanë zhvendosur me dhunë. Ndërsa një pjesë e kanë skllavëruar. Por asnjëherë nuk duhet të mendojmë se popullsia ilire në territoret e zëna nga sërbët u zhduk. Përkundrazi, për qindra vjet ata u tretën dhe u shkrinë me njeri tjetrin. Por kanë qënë edhe të ndarë. Kjo ka ndodhur deri në mesjetë. Kështu ushtria e Nemanjes dhe Stefan Dushanit në përbërjen e saj ka pasur më shumë arbër se sa sërbë. Pasi arbërit ishin më luftarakë dhe më të zotë, dhe ky është një fakt që përmendet nga mjaft historianë.

Këtu tani vijmë tek pjesa më interesante e problemit. Historianët seriozë kur trajtojnë marrëdhëniet midis pushtuesit dhe të pushtuarit, si parësore vendosin kulturën e palëve dhe na mësojnë, se në fund të fundit triumfon ai, i cili zotëron kulturën më të lartë, pavarësisht faktit, se është pushtues, apo i pushtuar. Pra asimilohet, ose merr kulturën e të pushtuarit, pushtuesi me një nivel zhvillimi kulturor më të ulët. Në rastin tonë me sërbët dhe sllavët në përgjithësi, kultura e tyre njihet dhe historianët dhe gjuhëtarët e kanë quajtur atë kulturë stepike, pasi këta vinin nga stepat dhe ishin popullsi nomade. Të gjitha popullsitë nomade në botë shkenca e historisë i njeh me një kulturë mjaft më të ulët se popullsitë e urbanizuara. Madje, sllavët në përgjithësi, janë pa parahistori. Sllavët në memorien e tyre historike nuk kanë lashtësi dhe antikitet. Ky është një fakt që dihet në histori.

Në rastin tonë me sërbët, kuptohet, që ata kanë marrë shumë nga kultura e vendasve. Ata kanë marrë nga zakonet, traditat dhe ritet. Fakti, që sot ata i pretendojnë si të tyret: lahutën, shqiponjën, eposin e kreshnikëve, etj etj, shpjegohet kështu dhe vetëm kështu. Ata i kanë marrë nga vendasit ilirë dhe më pas arbër e shqiptarë. Çdo arësyetim tjetër është i pabazë, antishkencor dhe antihistorik.

Madje, e fundit, por jo nga rëndësia, ata marrin edhe nga gjuha e vendasve, si një gjuhë me një nivel kulturor më të lartë, imponuese dhe asimiluese. Ky është rregulli në shkencë dhe në histori. Të vjen keq që i madhi Çabej, në mënyrë antihistorike dhe antishkencore, na tregon se gjuha shqipe ka marrë shumë huazime nga sllavishtja, me argumentin naiv shkencor, se mjaft fjalë të sllavishtes ndodhen tek shqipja. I dashur Çabej është e kundërta: Shumë fjalë të shqipes (pellazgjishtes, apo ilireshtes) janë huazuar nga sllavishtja, pavarësisht se ju thoni fjalët sllave ndodhen tek shqipja; ndërkohë që duhet thënë se fjalët shqipe ndodhen tek sllavishtja. Ata janë borxhlinjtë për gjithëshka. Ne jemi gjithmonë “huadhënësit”; në territore, tradita, zakone, epos, etnografi dhe në kulturë e dituri në përgjithësi.

Madje, meqënësë jemi tek rasti “Çabej”, të themi edhe dy fjalë të tjera. Të gjithë këta ithtarët e kësaj teorie na nxjerrin përpara si mburojë Çabejin. Interesant. Por jo vetëm këta. Por edhe gjithë antishqiptarët në shkencë, kulturë, histori dhe gjuhësi nxjerrin si mburojë Çabejin. Por jo vetëm, por bëhen edhe dalëzotësit më të zellshëm të teorive të tij antishkencore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.

Këtu është rasti të themi, se këta “gjene-etnolog” deklarojnë me të madh se teoria e tyre vërtetoi gjenialitetin e Çabejit, i cili në mënyrë të shkëlqyer pati parashikuar origjinën ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Për të qartësuar lexuesit po tregojmë edhe anën tjetër të medaljes. Mbrojtësit më të mëdhenj të origjinës ilire të shqiptarëve jane studiuesit helenë. Pse? Sepse kjo teori mohon origjinën e shqiptarëve nga pellazgët dhe Epiri pellazg-arbëror dhe më pas shqiptar.

Robert d’Anzhely na tregon, se çfarë thonë studiuesit helenë lidhur me origjinën e shqiptarëve:

“…Shqiptarët kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ato kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik, as edhe një tjetër, as edhe një emër

Helenizmi shtrihej deri në Orik në gjirin e Vlorës. Banorët e Epirit të Veriut, Kaonët, Antitanët, Perrebët etj ka shumë të ngjarë që të ishin helenë…

Nisur nga këto vrejtje të përgjithshme, të cilat na ndihmojnë për të gjetur origjinën e shqiptarëve të sotëm, shumica e kërkuesve janë të mendimit që shqiptarët e sotëm, edhe në se janë përzier me popuj të tjerë (këtë thonë edhe këta myteberët tanë teoricienë për përzierjen), doemos kanë ardhur, të paktën në pjesën më të madhe (tëpkë siç thonë këta teoricienët tanë 30 përqind), nga banorët e lashtë të vendit, Ilirët…Doket e zakonet shumë të lashta dhe patriarkale dhe e gjithë jeta e e malësorëve shqiptarë flet në favor të mendimit, se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë…

Çështja e banorëve të brigjeve të detit, të fushave dhe të Epirit në raport me atë të malësorëve ndryshon. Atje ka pasur një popullsi të shumtë helene…por ka marrë një karakter shqiptar ( a nuk thonë edhe këta teoricienët tanë se 20 për qind e shqiptarëve janë me origjinë helene, por kanë mësuar shqip dhe janë bërë shqiptarë) si rezultat zbritjes së malësorëve drejt bregdetit e qyteteve…Më konkretisht, banorët e Epirit të Veriut në mënyrë absolute, formuan një popullsi helene autentike…” 1

Pra, siç e shihni, teoria e Çabejit vetëm për origjinën ilire të shqiptarëve, duke mohuar atë pellazgjike dhe atë nga Epiri, është në sinkron me atë të studiuesve helenë. Ato shkojnë paralel dhe mbështesin njëra tjetrën.

Prandaj kemi edhe dy raste mjaft treguese për dy antishqiptarë dalëzotës të Çabejit, njeri na vjen nga jugu dhe tjetri nga veriu, njeri punon për grekun dhe tjetri për sërbin. I pari është vllaho-greku Panajot Barka dhe i dyti shqiptaro-malazezi Kapllan Resuli.

Por që shqiptarët të mësojnë se ku “fshihet lepuri”, të dëgjojmë se çfarë na thotë një nga “dishepujt” e kësaj teorie, Alban Lauka: “Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elementë të gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashëm, por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtetë ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymën e identitetit kombëtarë shqiptarë, me gjuhën dhe traditat tona”.

Në këtë mëndje të Laukës është edhe Bojaxhiu. Ne jemi shqiptarë thotë ai, pasi flasim shqip, pavarësisht nga prejardhja e jonë nga raca të ndryshme, pra nga “përzierja”. I dashur lexues nuk janë “përzier” shqiptarët, por këta teoricienë kanë ngrënë një çorbë sllavo-helene që u ka përzier keq stomakun dhe mendjen. Mjaft e hidhur. Mjaft djallëzore. Tamam si thika e “Ndrios” tek “Buka dhe Thika”.

Por ne shqiptarët, siç dihet botërisht, kemi trashëguar brez pas brezi, si gjakun, etninë, ashtu dhe gjuhën. Rrjedhimisht, kemi një etni, atë shqiptare, dhe kemi një gjuhë, gjuhën shqipe, të cilat janë të lidhura në një unitet të pashkëputshëm si “mishi me kockën”. Duke mbrojtur gjuhën tonë, ne kemi mbrojtur edhe racën dhe etninë tonë të pastër dhe të papërzier.

Ja se çfarë na thotë në një paralele inteligjente Luigi Luca Cavalli-Sforza : “…Baskët, si rezultat i ruajtjes së gjuhës së tyre, që është shumë e ndryshme nga gjuhët indo-europiane (ashtu si dhe shqipja, do të shtoja unë, që në pemën gjuhësore indoeuropiane trajtohet si një gjuhë e veçantë), ata arritën të kenë një dallim gjenetik ndaj popullsive të afërta ( njësoj si shqiptarët do të shtoja unë), që duhet të pasqyrojë strukturën e tyre të origjinës (atë pellazgjike, njësoj si shqiptarët që e kanë këtë origjinë pellazgjike)…” 2. Doni më për Behlulin.

Ky Lauka më kujton një ish kryeministër të Greqisë në vitet 30-të të shekullit të kaluar, Lefter Venizellosi, i cili ishte arvanitas, pra me gjak shqiptar. Venizellosi thoshte: Nuk ka rëndësi se çfarë gjaku kam në deje, e rëndësishme është se si e ndiej unë veten. Pavarësisht se në dejet e mi rrjedh gjak shqiptari, por unë e ndiej veten si grek, pasi unë flas greqisht dhe kam një kulturë greke.

Pra ky Lauka së bashku me Bojaxhiun na thonë: Pse shqetësoheni ju shqiptarët qe ne të “mençmit” ju nxjerrim ju “budallenjtë” (shqiptarët) me gjak sërb, apo me gjak grek; mjafton që ju ta ndieni që jeni shqiptar dhe të flisni shqip. Për të tjerat mendojmë ne, të “mençmit”. Ju “budallenjtë” vazhdoni të hani në grazhd tagjinë që ju hedhim ne, atë sllavo-helene ortodokse të helmuar. Ju bëftë mirë! Deri në kockë na e ngulët thikën ju “murgjërit” e Janullatosit dhe të Ireneit!

Pse e them këtë. Ka kohë që sllavo-helenët propagandojnë në Europë dhe më gjërë, se ne shqiptarët e Shqipërisë Londineze jemi një shtet multietnik, pra jemi të “përzier”, ku në përbërje kemi: sërbë, grekë, maqedonas, bullgarë etj. Kësaj i shërben edhe ajo që në Libofsh të Fierit, një komuniteti shumë të vogël të fshatit, të cilët janë boshnjakë të ardhur nga Novi-Pazari si rrjedhojë e persekutimeve sërbe para njëqind e kusur vjetësh; ku për ironi të fatit dhe historisë, të emërtohen dhe vetëquhen sërbë. Madje t’u hapet edhe një shkollë sërbe me libra që u vijnë nga Beogradi. Dhe këtë e kemi peshqesh nga kryeministrat tanë të shitur tek sërbi dhe tek greku. Edhe ky kryeministër që kemi tani njohu minoritetin bullgar në fshatrat në veri-lindje të Shqipërisë. Në kuadër të së ashtuquajturës “Reformë Administrative” krijoi minibashkitë monoetnike të maqedonasve në Prespë dhe të vllaho-grekëve në Finiq. Rezultati. De jure dhe de facto, kryebashkiaku vllaho-grek i Finiqit, nëpërmjet tabelave në gjuhën greke, ka shpallur Autonominë, e në të njëjtën kohë, duke i quajtur grekë edhe shqiptarët që banojnë në atë farë bashkie, që edhe komunë nuk e quan dot.

Shumë nga shtetet e Europës “rospi”, siç e quante Ismail Qemali, dhe “kurva e motit”, siç e quante Gjergj Fishta, e pranojnë dhe e nxisin këtë, që ta pranojmë edhe ne shqiptarët. Po e pranuam edhe ne, atëhere Europa do të na thotë: Pse ju shqiptarët doni të bashkoheni me trojet e tjera që ju shkëputëm në 1913? Ju vetë, kaq sa jeni dhe jeni të përzier. Apo doni të na shtoni përzierjen dhe ngatëresat. Kësaj i shërben edhe ajo që në Kosovë u janë dhënë 20 vende deputetëve sërbë në parlament. Ata synojnë, që ne shqiptarët të mos bashkohemi në të katër vilajetet. Po të ngelemi kështu çika-çika, që të na bëjnë përshesh dhe të na hanë sllavo-helenët.

Vazhdojmë më tutje. Na thua zotrote Bojaxhi, se 18 përqind e shqiptarëve kanë gjak grek, apo Helen, siç kanë qejf ata, apo homogjen, siç thotë politika shoviniste greke (duke i futur edhe pak gjenetikë brenda nga ajo që ka qejf Bojaxhiu). Mirë. Po ku është etaloni i grekut, apo helenit? Grekë apo helenë të pastër si racë, apo si etni, nuk ka pasur as në antikitet dhe as sot. Bojaxhiu mbase nuk e di, por këtë e ka thënë Isokrati në shekullin e IV para krishtit.

Isokrati, gojtari athinas, u drejtohej athinasve dhe spartanëve: “…Deri këtu qyteti ynë, Athina, është distancuar nga pjesa tjetër e njerëzimit në mendim dhe ligjërim, sa nxënësit e saj u bënë mësuesit e pjesës tjetër të botës. Athina ka bërë që emri ‘Helenë’ nuk hamendson më një racë, por një inteligjencë dhe se titulli ‘Helenë’ përdoret deri diku për ata që kanë një kulturë me ne, se sa për ata që kanë të njëjtin gjak me ne…”3

Pra, helenët, apo grekët, siç i quan Bojaxhiu, në antikitet nuk përbënin një racë që kishte të njëjtin gjak apo etni. Ata thjesht kishin të njëjtin kulturë. Kjo është njësoj sikur avokat Ngjelën ta quajmë sot dhe ta marrim për një njeri të racës anglo-saksone; ndërkohë që nga raca, gjaku, etnia ai është shqiptar. Por nga kultura, inteligjenca, ai është një anglo-sakson.

Po sot a kemi grekë të pastër? Sot racat, që përbëjnë pjesën dërmuese të popullsisë së Greqisë, apo të Helladës, janë: shqiptarët, vllehët dhe bullgarët, të tjerët janë ata që përmend D’Anzhely: “…Kryqëzimi midis sllavëve, çifutëve, armenëve, arabëve, persianëve, egjyptianëve, arrixhinjve etj, që pasi u kristjanizuan dhe u përzien, morën emrin HELENË…”4

Pra, ku ta gjejmë etalonin e grekut mor aman?!!! Ai nuk ka ekzistuar asnjëherë, as sot dhe as mot, në antikitet. Aaaa, nëqoftëse z.Bojaxhi quan grekë vllehët, këtu ndryshon puna. Se, sot e tridhjetë vjet, politikanët dhe shteti grek i quajnë vllehët e Shqipërisë, grekë. Madje në dokumentet zyrtare për shtetësinë greke që ua japin të gjithë vllehëve, i quajnë edhe ‘homogjenë’.

Demagogjia, mashtrimi dhe mungesa e seriozitetit shkencor, duket në faktin që këta farë teoricienësh deklarojnë: Ne e kemi hedhur poshtë historinë. Ne kemi bërë zbulime të tilla që i kanë kthyer përmbys shumë teza të historisë. Ne kemi sjellë një dritë të re në historinë e shqiptarëve, etj, etj, profka të tilla. Këta donkishotë të historisë harojnë se historia është një shkencë, ku të dhënat kryesore të saj janë të patundëshme nga faktet, dokumentet, të dhëna të tjera për ngjarje dhe persona; si dhe për popujt, origjinat e tyre, etj. Këta donkishotë të historisë harojnë se historia, në të dhënat e saj, shkon dorë për dorë me një duzinë shkencash, dhe veçanërisht me gjuhësinë, të cilat verifikojnë, saktësojnë dhe vërtetojnë njera tjetrën. Janë në lidhje dialektike të pashkëputshme, që në gjuhë popullore mund të thoshim, si mishi me kockën. Pra, që të ndryshosh historinë, duhet të ndryshosh edhe shkencat e tjera, që janë të lidhura me të.

Por ajo që është më interesantja në këto sofizma, këta myteberë, megjithëse pretendojnë se po shpjegojnë historinë me AND-të e tyre; Kur vjen puna e shpjegimit të rezultateve dhe të “zbulimeve” të tyre “gjenetike”; përsëri, për ironi të tyre, për tallje të teorisë së tyre, në mënyrën më servile i drejtohen historisë. Pra, si ata lypsarët, i luten historisë t’u japë fakte për të shpjeguar “gjenetikën” e tyre të famshme. Por kuptohet, historisë i drejtohen, atëhere dhe atje ku mbeten keq, si peshku në zall dhe nuk dinë si ta vërtisin muhabetin.

Si përfundim, mund të themi se pika më e dobët e këtyre teoricienëve janë etalonet e pabesueshëm dhe të pavërtetë. Po marrim p.sh. etalonin pellazg. Ku e gjetën miqtë e Bojaxhiut etalonin e një pellazgu të vërtetë? Në rradhë të parë, në cilin territor? Dhe në rradhë të dytë, nga e dalluan që është i një pellazgu dhe nuk është i ndonjë tjetri? Në cilën shenjë antropologjike që i dallonte katërcipërisht pellazgët nga të tjerët, u mbështetën këta? Pasi, pellazgët, për mendimin tim, nga pikëpamja antropologjike dhe geneve nuk kanë pasur asnjë dallim nga përfaqësuesit e tjerë të racës së bardhë. Dallimi i vetëm i tyre ka qënë ana social-kulturore, traditat, zakonet. Ka qënë njerëz të ditur, punëtor, paqedashës dhe me një kulture të jashtëzakonshme për kohën; dhe mbi bazën e këtyre virtyteve arritën të na lënë si trashëgim mrekullitë e parahistorisë.

Por vazhdojmë më tej, për dijeni të lexuesit dhe demaskim të mashtruesit, pellazgët në kohën e tyre kanë qënë ashtu si janë sot europianët, një racë e bardhë. Pra sot europian quhet një spanjoll, një italian, një britanik, një gjerman, një francez etj, përjashto këtu njerzit e racave të tjera të ardhur në Europë si aziatikët e verdhë dhe negrit e Afrikës.

Shtyhemi më tutje, për dijeni të lexuesit dhe demaskim të mashtruesit. Pellazgët në lashtësi kanë banuar në një territor aq të gjërë, sa sot për të gjetur një etalon të tyre duhet të kërkonim në tri kontinente: Europë, Azi dhe Afrikë. Pellazgët, në kohën e tyre më të mirë, kanë luzmuar në të gjitha brigjet e Pellgut të Mesdheut, në ato të Detit të Zi, në brigjet e Detit Kaspik dhe atij të Vdekur, në brigjet e Nilit e deri tek ato të Tigrit dhe Eufratit. Pra, që të jem më i qartë, origjinën pellazgjike, me të drejtë të zotit, mund ta mëtojë sot: Një francez, një italian, një kroat, një boshnjak, një malazez, një spanjoll, një zviceran, një gjerman, një danez, një belgjian, një norvegjez, nje skocez, një uellsian, një anglez, një portugez, një maroken, një tunizian, një algjerian, një libian, një egjiptian i bardhë, një libanez, një sirian, një palestinez, një iraken, një turk, një kurd, një armen, një dagestanez, të gjithë popujt rreth Kaukazit dhe Detit Kaspik, një grek, një shqiptar etj, etj. Tani po i bëj një pyetje zotit Bojaxhi: Në cilin nga këta popuj e fut veten ai dhe babai i tij, që na paskërkan dalë me origjinë pellazgjike?!!!

Meqënëse këta demagogë na thonë se në teorinë e tyre i referohen gjenetikës, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Po i referohemi Luigi Luca Cavalli-Sforza, që na thotë se gjeni RH negativ është shumë i përhapur tek popullsia Baske, popullsi e cila është pranuar unanimisht si popullsi me prejardhje pellazge. Por ky gjen, RH negativ, na thotë Sforza, në parahistori, para dhjetë mijë vjetësh ka qënë 100 për qind në Lindjen e Mesme5. Madje më tej ai shtron idenë e përhapjes së qytetërimeve me origjinë Lindjen e Mesme, Kaukazin dhe Anatolinë, gjë që vërteton teorinë tonë të pellazgëve të pellgjeve ujore ( si Mesdheu, Kaspiku, Deti i Zi, Egjeu, Joni, Tirreni, Liguri etj); qytetërimin pellazg Hitit (ose Anatolian) i cili shtrihej deri në Lindjen e Mesme tek Jebusianët, Peleshtët, Kananitët, Girgashitët, etj (të gjithë popuj pellazgë) dhe i afërt me atë Kaukazian.

Sforza na thotë : “…Ekspansioni (demografik) ishte i ngadaltë dhe i rregullt. I nisur nga Lindja e Mesme dhe Anadolli, rreth 9500 vjet më parë, atij i janë dashur më shumë se 3500 vjet për të arritur në Angli (kujtojmë Stonhenxhin)…Por gjatë brigjeve të Mesdheut ka qënë më i shpejtë…Ekspansioni gjatë brigjeve të Mesdheut, i nisur nga Maqedonia dhe nga Greqia mbrriti në Italinë Jugore, për të vazhduar më pas drejt Mesdheut perëndimor. Por më parë ai kishte pushtuar ishujt midis Turqisë dhe Greqisë…Në detin Tirren minierat më të pasura të oksidianës ishin në Lipari…”6

Por të nisesh nga Maqedonia për të shkuar në perëndim me domosdo duhet të kalosh nëpërmjet Shqipërisë. Pra edhe trojet shqipfolëse (pellazgjishtfolëse) në lashtësi janë prekur nga kultura pellazgjike e ardhur nga Anadolli dhe Lindja e Mesme, vendet e lindjes së qytetërimeve dhe atij pellazg në veçanti.

Shumë para harxhon greku dhe sërbi për të na shkatëruar ne shqiptarët, dhjetra dhe qindra milionë Euro. Mos vallë një pjesë e tyre ka shkuar për “institutin” në Zvicër dhe për “tellallët” e tyre në Shqipëri?!!!

 

Petro Dangellia, 10 maj 2019.

1 Robert D’Angely, Enigma, f, 308-309

2 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”,Bot.Shqip-2012,f,144

3 Martin Bernal, Athina e Zezë, f, 138

4 Robert D’Angely, Enigma, f, 284-285

5 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”,Bot.Shqip-2012,f,31,136-137

6 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”,Bot.Shqip-2012,f,127-128

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2019 — 17:52

The Author

Petro Dangellia

1 Comment

Add a Comment
  1. SOFISTËT DHE SOFIZMAT ANTISHQIPTARË(NJË ÇORBË GREKO SERBË GATUAR NË TENXHERË OH
    ANTISHQIPTARE)-GROPISTËT
    GRE GROKRIZMAT ANTISHTIPFARE-ANTISHKIPZARE;FOBIA,RROSPIA-FOBITË PËR TË GJOBITË
    DREJTSINË-KREJTËZINË;MOS
    TË DALI E VERTETA-SOS TË FALI TERË JETA;TË PËRSERITET ODISEJA-ILIADA-TEK TËRSE
    VRITËT,PRITËT KODIKREJA;
    FALLCE MBI TË VËRTETËN-KALLCE GRI TËRJETEN;GRINDJA NGA BRËNDA-VRITJA RËNDA;MOS
    HAPEJ KUTIA PANDORËS,OH,
    SOS KAPEJ HUTIA TRANDHORËS,VRANTKORËS;SI KORBA QË VËRBOI DY SYTË HOMERIT-O SHI,
    KORBA HELMOI DRY MBYTË
    KOMBNDERIT;KUR ODISEU MË ODISERJADA PLLAKOSUAR,NJËZET VJETË,TRANKOSUR O NDIZET
    KREJTË,TRAGJEDIA TROJËS-
    PRAGJEGRIA PLOJËS;DUKE U FUTUR NË LOJËN GLLABËRUESË TË KATALLAJT-KUKE ZU SKUTUR
    NË GREMINËN E VDEKJES,OU,
    NGREHINËN E PREKJES,HEKJES;QE PSE-SE PSE;KËSHTU QENKA DËSHIRA E MIZORËVE-DËSHTU
    KENKA MËSHIRA E KRIZORËVE;
    T’PËRSERITËN ODISEJADAT-TË TËRSENGRITEN HORRZIGREJADAT;RASTI KOSOVËS E QAMËRISË
    BASTI HORPROVËS VLLAMËRISË;
    PAS NJËZETË VJETË-PLAS NDIZET KREJTË;SHTRIGA LUBI-SHLLIGA UDBI;PRAP KËRKON T’NA
    PËRBI-VRAP TENTON T’KAPËRDI;
    ME GJYKATË SPECIALË TË DENOHEJ VIKTIMA-MË PYKATË NGECSHKALË T’DËRRRMOHEJ JETIMA
    TË MBULOHEJ E VERTETA OUH,
    TË TRULLOHEJ TERË JETA;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA-VËLLAZËRO RIHIRO OH,FARË
    SHKRIPKA VËRRIA;QË MOS TË
    RIBASHKOHEJ MBARË SHQIPTARIA-SOS T’RIGJALLËROHEJ FARË SHKRIPKA VRRIA;AFRO SHTAT
    SHEKUJ-VATRO ZHVAT TEMPUJ;
    TEMPUJ TEMPULLORE-SHËMBUJ SHËMBULLORE;RINLINDI,RINGRITI-HYREGJENDË,KRYLEGJENDË;
    SI PËRJETËMOT,OUH,EDHE SOT;
    DO NA GJEGJI NGA I MADHI ZOT;PËRGJEGJI ZOTI I KËTI DHEU-GJERGJI KASTRIOTI OUUUH
    SKENDËERBEU;BASHKA,O,DASHKA;
    HYREGJENDARIN KRYE UÇK+USA+NATO ADEM KRYLEGJENDARIN;ZANAFILLE-DRANAFILLE;ÇDO NA
    PËRGJEGJKA OOOH,NË TANDEMA;
    SE E VERTETA QE TERË JETA;DO T’RIGUFOJË-DO TË TRIUMFOJË;SHQIP SHQIPE SHQIPTARIA
    SHKRIP SHKRIPE SHKRIPKAVRRIA;
    SHTATË PALË QIELLI-SHTATË VALË RREZE,BREZE DIELLI;SHTATË PALË MBI O,MË NËNTOKË
    OUUU,SHTATË VALË PRI NËNËLOKË;
    SE NGA SHËNGJERGJKA-QË NA PËRGJEGJKA;RIFILLIMIN,RITFLLIMIN;RIFLIJIME,RIKRIJIME;
    HYREGJENDARE OU,KRYLEGJENDARE;
    RIGJALLËRIME:GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;OUUU-HEJ-OREEE,GJERGJA MË ADEMA!
    SHUMË TË FALA,REFUGJAT LUFTË,
    PËRZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI-DRAZHIZMI SERBË;PREJ KOSOVË GJËR NEW JERCEY-USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.