FËMIJËVE TË SANDOKANIT (Letës dhe Sokolit)

FËMIJËVE TË SANDOKANIT
(Letës dhe Sokolit)

Të patrembur pëllumba
Nga rafale e plumba
Jeni t’ Sandokanit
Të zemërluanit

Ju lindi nëna Sanije
Shqipe Shqipërie
Me juve n’krah’ror
Dhe me armë në dorë

U rritët n’ shtrëngatë
Kur qielli bubullonte
E ujku dhëmbëprehtë
Atdheun po e kafshonte

Babë e nënë ushtarë
Dajë e xhaxhallarë
Për ta mundë skëterrën
Atë mynxyrë t’ paparë

Ju, vogëlushë, mitarë
Me bashkëmoshatarë
Në krisma rafalesh
Rriteshit si lastarë

Në atdheun e përflakur
N’këtë truall t’përgjakur
Ju rriteshit pa lodra
Në male dhe kodra

Sandokani trim
Ju pat ju gëzim
Nëna sy-shqiponjë
Për ju u bë mburojë

Pas tmerrit nga rrebeshi
Liria ju buzëqeshi
Në paqe u rritët
Për atdhe u gatitët

Jeni sot dy shqipe
Gjak i Sandokanit
Jeta e lumtur ju qoftë
Zoti ju bekoftë!…

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2019 — 03:21

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.