KOHA S’KA VARRE


KOHA S’KA VARRE

Ulqin e Tivar e Kotorr jemi tërësi e jona
Ulqin e Tivar e Kotorr e kemi një emër
Tallazet e detit tonë nuk i prishin brigjet
Jemi gjaku e zemra dhe shpirti i arbërit
Jemi deti dhe kujtesa e të gjithë lumnjve…
Jemi të natyrshëm në qytete dhe fshatra

Hijet e mollës sot ndjehet të vetmuara
Shumë valë të detit llapuqitin tek brigjet
Ulqini ndihmon vëllain e vet Tivarin
Teutë e Kotorrit në Kotorr ka ca shkrime
Në faqe gurësh të të folmes së shqipes

Zemërim-miri Ulqin, e nderuara kohë
Ky qytet me det dhe me flatra epokash
Do të duhej të ishte qytet i të lumturve
Do të duhej të ishte qytet më krijues
Do të duhej të ishte qytet i dashurisë
Do të duhej të ishte më Ulqin s’e është!…

Dielli, koha dhe ajri nuk kanë varre
Flet Teutë e Kotorrit, i shtrin dorën e tij
Qytetit t’Ulqinit! Teutë Kotorrit ligjëron
Luftat e Romës i kam parë se si vdiqën
Para paqes dhe para çmendurisë së saj!

Koha deri tek unë dhe deri tek ti, dhe
deri tek e nesërmja, është një përudhë,
një hapësirë dhe një gjerësi e gjerë,
është një thëllimë e zbrazëti e pafund
që s’matet me vogëlima të së voglës
dhe as me madhësi të së madhes botë.

Të panumrueshëm në dëshirat tona
në dashuri të ditës, të natës, yejtes
por, të rrallë dhe shumë të rrallë
në çështje të humbur me vetveten…
Mikja e ime e zemëruar më thotë:
lavdi askushëve dhe kurkushëve,
lavdi gjithëkushëve e mjerkushëve,
lavdi zbrazkushëve e asgjëkushëve
do ishte loti im që mua më dhemb!

Unë e Ajo u njohëm në Ulqin, në
një pasdite të qershorit me vetima
ne i morëm çastit ç’ jep dashuria
i dhamë njëri- tjetrit puthje,qafime
fjalët i shndërruam në ëndërra, në
tregime, në shpresërima kohërash
Por, ndodhi e kundërta, e vërteta,
në Ulqin, Tivar, Kotorr e n’Malësi
koha s’ ka varre në asnjë shkronjë
konfirmoi deti dhe Qyteti i Ulqinit!…

Atdhe Geci – Prishtinë, 15. 06. 2019

Shperndaje ne
Updated: 21 Qershor, 2019 — 06:11

The Author

Rrustem Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. TË LUMTË ATDHE GECI-ZË KUMTË ATKRE ECI;KOHA S’KA VARRE-MOHA MËSA MARRE;OJ,
    EPOPE PAS
    EPOPEJË,MOJ TROPE PLAS TROPEJË;MË TROFE PAS TROFEJË;EPOKA E LIRISË-QE KOKA
    E ILIRISË;
    VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA-PËLLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;ZOTI ORE,PREJ
    ZOTIT-MOTI MORE,PREJ MOTIT;SHTRIRJA TRE DETËRA-SHKRIRJA NGRE MË VJETËRA;NA
    GADISHULL
    ILIRIE-AH ISHULLI RIHIRIE,RITRIMËRIE,RISHQIPËRIE;ME ALPET BJESHKË-QE ALBËT RRESHKË;OUH,
    KLATËRI QIELLORE-VATËRI DIELLORE,SHTJELLORE;KËSHTJELLA SHEKULLORE-RRËSHTJELLA
    MORE-OREEE,
    SHEMBULLORE;BRIGJE RRËMBORE-SHTIGJE SHKËMBORE;LISI BUNG SHEKULLORI-PRISI TRUNG SHEMBULLORI,
    PLISI CUNG HERKULLORI,MREKULLORI;PLIS PLISI I BARDHI;LIS LISI SI GARDHI;O,PRIS
    PRISI I MADHI;
    MADHESHTORI-MADHESHTORJA;BARDHËLORI-BARDHELORJA-GARDHEPRORI-GARDHËPRORJA;OUUU,
    RILNDJA DHE,
    RINGRITJA,RISHNDRITJA;SI PËRJETËMOT EDHE SOT,HYREGJENDA KREJ MOTIT,KRYLEGJENDA
    PREJ ZOTIT;ZOTI
    KËTI DHEU;GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU;BASHKA,DASHKA;HYREGJEDARIN,MU NË KRYE ME
    UÇK+USA+NATO E,TERË
    BOTA DEMOKRATIKE;T’BJERË SQOTA DEMONKRATIKE;SESPE-QEPSE;NA PËRGJEGJAK N’TANEDMA
    HYREGJENDARE OREEE,
    KRYLEGJENDARE;GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA,OUUU-HEEEJ-OH,GJERGJA MË ADEMA!
    SHUMË TË FALA,NJË
    REFUGJAT LUFTË,PËRZEN ME DHUNË,NGA FASHIZMI SERBË;O,PREJ KOSOVË NEW JERCEY-USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.