THIRRJE: Mos turpëroni historinë tonë të përbashkët, porosinë e të parëve për bashkim!

-THIRRJE-
Të lutem o popull,me përulje!
Drejtuar shqipëtarëve,qytetarëve të Shqipërise,gjithë (jo) votuesëve!
Jam një Shqiptarë i thjeshtë,me halle,po,si ju!
E di,a do të kishte mundësi të ishim më mirë,POOO…!
Se a ka padrejtësi,ç’rregullime,paftyrësi etj.,nga njerëzit që janë në krye të vendit! PO ka,dhe shumë!
Por,më të fortë se sot nuk kemi qenë kurrnjëherë,që nga koha e Gjergj Kastriotit e deri sot.
Mos të kthehemi prap nga fillimi.
Rruga për të ardhur deri këtu,ku jemi sot,do të jetë shumë herë më e vështirë!
Dhe nëse është e thënë, të bëhen zgjedhjet edhe të ndara,një palë-me 30.06.2019, kurse pala tjetër me 13.10.2019! Le të jetë ashtu!
Për mendimin tim, nuk ka të keqe,ose është e keqja më e vogël kjo si ide,nëse krahasojmë, thirrjet që bëhen! Për “Luftë civile”-grushtshtet.djegëje apo konfrontim fizik të palëve!
Unë,sinqërishtë ju lutem shumë,gjunjëzohem para cilit do nga ju,të mos provoni tu përgjigjeni këtyre thirrjeve.
Mos turpëroni historinë tonë të përbashkët,porosinë e të parëve për bashkim!
Shqipëtarin, kudo ndodhet,mos e bëjë të eci me kokë ulur, e të turpëruar,vetëm pse politikanët duan,krijojnë dhe përfitojnë me inskenime situatash!
Shqipërinë tonë të dashur, ta ruani dhe ta duani më shumë se vetvetën,ajo “përkohesishtë” është e jona,ajo u përket trashigimtarëve që ne do të lëm pas,prandaj,mos shkatërro të ardhmen.
Mos lëndo zemrat,gjakun e vërtet të Shqipëtarit.
Mos plotëso kërkesat,dëshiren e armiqeve për ta djegur e vrarë Shqipërinë, sepse i vë flakën vetes,ti do të jesh ai që do vuash sa të jesh gjallë pasojat e saj.
Fundi i fundit ç’faj ka Shqipëria (më i bukuri vend),faje kanë njerëzit që udhëheqin,pozitë dhe opozitë,ata meritojnë një ndëshkim,pa dyshim që po,por jo Shqipëria.
Mbetem me shpresë se ne prap, bashkë do të komunikojmë,e ta gëzojmë Shqipërinë,ta duam e ta zhvillojmë për së mbari.

Nga unë Pal Islam Idrizi 28.06.2019
Rroftë kombi Shqipëtar.

Shperndaje ne
Updated: 7 Korrik, 2019 — 17:58

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.