Shotë Galica
Qerime Halil Radisheva
(1895 – 1927)

-Nëna,bija Shqipëtare,n’shëkuj,kudo dhe në çdo kohë,ishin dhe janë,shtylla kryesore e kombit.
Ruajtjen e vlerave,kultivimin e forcimin e kulturës sonë të lashtë,përcjellja tek brezat e ri.
Përplasja e ballafaqimi i saj me armikun,edhe me shpat e pushkë,ne kushte aspak të lehta!
bënë të jetë-NËNA Shqipëtare-,shembulli më unik në gjithë Globin.
Unë biri ytë…NËNË Shqipëtare -KRENOHEM-.

Diçka çfare une akoma kujtoj…!
Isha fare i ri në mosh,kur pata lexuar librin (nuk më kujtohet autori,ndjes) mbi jetën dhe vepren e Shotë e Azem Galices!
Një libër të cilin në atë kohë,e ndanim sa te njëri e tek tjetri!
Përveç heroizmit të pa shoqe,betejave pa pushim,sakrificave të panumerta,kujtoj një ngjarje të drenicakeve, i 27-vajzave,fati i tyre i t’merrshëm, tek i ashtuquajturi (nëse nuk gaboj) “Guri i vajzave”!
Ato bija Shqiptare,kishin rënë nga një lartësi…i tëri guror,nga një shkëmb,për të mos rënë në duar të armiqve turk,të cilët ishin vënë në ndjekje të vajzave (arsyeja përse i ndiçnin,kuptohet)!
Dhe ngjarje si kjo ka pasur vazhdimishtë, gjithandej ku kan shkelur pushtuesit primitiv osman.
“Pikërishtë mbi atë Shkëmb ishte ulur Shota,po çantë për fatin e atyre vjzave,dhe të tjerave si ato,që nuk kishin arritur të bëheshin NUSE”!
Pastaj vrasja e krypolicit sërb në zyren e tij,nga vet dora e Shotës,si dhe lirimi nga burgu i bashkëluftetarëve, po në të njejtën ditë! Të gjitha këto i bënë pa dijen e bshkëshortit,njëherësh kamandantit të çetës Azem Bejta.
E dhimshme dhe e pafalshme është trajtimi që i bëhet vet Shotës nga pushtetarët Zogist të kohës!
Lënja jashtë institucineve shëndetësore (qëllimishtë,me kërkesë të autoriteteve sërbe) në atë gjëndje,kur plagët e saja të marra gjatë luftës për liri e bashkim kombëtarë,kishin filluar të infektoheshin,dhe si pasoj e këtyre plagëve,Shota, Heroina e kombit, ndrronë jetë, me 03.07.1927 në Fushë Krujë, ku edhe prehen eshtrat e saj.
Forca,zemra e një luftëtarëje të vërtet,përkushtimi i saj, është nje rast unik! Shota edhe pse e rënduar nga shëndeti,ajo deri në minutat e fundit të jetës ,gjithë energjinë tashmë të kufizuar, e shpenzoi për fëmijët e mbetur jetim,fëmijë të bashkëluftëtarëve të rënë në luftë.
Kerkoj ndjes nese diku jam i gabuar,eshte gjithcka nga kujtimet e mia!

Pal
I.Idrizi 03.07.2019

Shperndaje ne
Updated: 7 Korrik, 2019 — 17:27

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.