-Shpërthimi i madh

 

Të dashur motra e vëllezër,gjithë juve,gjak nga gjaku i Arbërit-Shqipëtarë!
-Unë nuk shkruaj e flas çfarë më thot “mendja”, por çfarë më thot zemra.
-E di “ndoshta dikush” edhe mundet të ketë paragjykime dhe…!
Arsyejet pse unë shkruaj dhe bëjë gjithë këto foto janë të shumta!
Por,do të veçoja një!
Përherë të parë kur pashë filmin “Balada e Kurbinit”( besoj se keni parë edhe ju) që atëher,
kur isha fare i ri në moshë,më mbeti…si një pik në zemër,siq thot një fjalë e urtë!
Disa fjal nga aktori ynë i madh,Reshat Arbana kur po përpiqej ti shpjegonte një gazetari të huaj,gjithë tragjedinë arbërore,ku mes tjerash thot:
…”prijesi (drejtuar me gisht nga portreti i Gjergj Kastriotit që mbante me njëren dorë) edhe varrin ja zhdukën,edhe kockat ja tretën,por kurrë nuk mundën që ta zhduknin kujtimin e tij”.
-Besoj…mjaftueshum për të kuptuar,pse gjithë ky përkushtim ndaj figurës së Gjergj Kastriotit-kryezotit tonë.
Që atëher unë kam kuptuar si një porosi,prandaj ndaj-përcjell kudo.
-Dhe prap them-pak bëra-por gjithmonë me shpresën se t’nesërmen do t’bëjë akoma më shumë.
Ky për mua(besoj jo vetëm i imi)është një detyrë,-premtim-i dhënë në “heshtje”,e ngulitur thellë në zemër.
-Si çëllim të vetëm kam,nderimin dhe kujtimin e gjithë historisë,t’kaluarës sonë të lavdishme, e në veçanti Epokën e art të Arbërit.
Ne fund ju pershendes te gjithve me nje poezi te cilen e kam…!

-Shpërthimi i madh-

Me qiellin kemi lashtësinë,
shqip,folur e shkruar për lavdinë,
g’zojmë,lutemi për perendinë,
që na fali Gjergjin,
simbolet e tija,historinë.

Unë isha,prap këtu jam,
me qiellin,që atëherë,
kur nga toka yjet u panë,
nga Pellazgë-Ilirë,në Arbër,
e sot,sot Shqipëtarë unë jam.

Askush nuk pa,shkëlqimin e yjeve,
rrezet e diellit tek shëndrinë,
të parë qem ne,kështu thonë dijëtarët,
ata që lan gjurmë,shkruan historinë.

Pal
Islam Idrizi 12.07.2019 Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 25 Korrik, 2019 — 20:48

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.