Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik si nxitëse të akteve terroriste islamike kundër personave të caktuar në Republikë të Kosovës

Ky fenomen është vërejtur që në vitet 2003 e këndej. Propaganduesit e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik kanë kuptuar që mediet, rrjetet sociale janë një pushtet në vete, përmes të cilëve mund t’ia imponojnë bindjet dhe mentalitetin e tyre një mase më të gjerë. Kisha vërejtur edhe unë personalisht, por edhe disa miq, që një radio lokale që thirrej ende në emër të Luftës së UÇK-së, në Kosovë, i jepte hapësirë disa programeve ekstreme që propagandonin radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik. Për fat të keq, ende sot shohim medie por edhe rrjetet sociale që keqpërdoren, derisa Institucionet relevante heshtin.
Linçimet, akuzat, fyerjet, kërcënimet e disa medieve që propagandojnë radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, por edhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të tilla, kanë bërë tashmë në Kosovë, që ndaj disa dhjetëra personave radikalist, ekstremist a terrorist islamik të kryejnë akte konkrete terroriste, ndaj individëve të caktuar-disa raste tashmë njihen botërisht. P.sh: shkrimet e tilla kundër një gazetareje hulumtuese, ka nxitur akt terrorist kundër saj- e kanë rrahur rëndë dhe kërcënuar me jetë; shkrimet e tilla kundër një këshilltari të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur akt terrorist kundër tij- është ndjekur nga terrorist islamik dhe kërcënuar me jetë!
Andaj shkaku i shkrimeve të ngjajshme edhe kundër personave të tjerë, kanë qenë shkas që kanë nxitur akte konkrete terroriste kundër tyre. Prandaj Institucionet e ndjekjes obligohen ligjërisht të vepronin për çdo rast kur në medie, rrjete sociale shpifen, fyejnë, linçojnë, akuzojnë, kërcënojnë a etiketojnë persona të tjerë mbi bazë të dallimeve fetare, etnike a politike.
Shkrimet e shpifura, fyese, akuzuese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike kundër meje, shihen e dallohen qartë:
1. Gazeta Impakt, publikon një shkrim fyes, kërcënues dhe nxitës të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj 2019, me titull:”Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”
2. Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës të terrorizmit islamik, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” të publikuar më 06.07.2019.
3. Gazeta Impakt, kopjon shkrimin që ka bërë Koha Islame, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!”, të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar në shpërndarjen edhe më shumë të shpifjes që ishte bërë kundër Skender Jasharit.
4. Gazeta Impakt, kah fundi i muajit gusht 2019, publikon një tjetër shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves”
5. Gazeta Impakt, publikon një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, më 09.09.2019, me titull:” Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!”

Në koherencë dhe bashkëveprim me mediet e sipërthëna, nga adresa false në rrjetin social facebook, kanë krijuar fotografi fyese dhe kërcënuese, me qëllim që edhe më shumë të nxiten aktet terroriste kundër meje.
6. Adresa false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta Saiti” nga postimet e saj, shohim që poston kundër Ramush Haradinaj( duke e akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër një gazetareje hulumtuese, kunder një mesueseje të Prizrenit, si dhe kundër meje. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese, shpifëse dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, me mbishkrimin :” Ky është islamofobi Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e Zelandës së Re” ndërsa poshtë fotos është shkruar:”Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.” Madje shihet që janë bërë 43 shpërndarje, në bashkëveprim me një adresë tjetër false të facebookut të emërtuar “Ari Ari Zhitia”.

Po ashtu disa faqe dhe grupe në facebook, të cilat postimet-shkrimet fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike të Koha Islame, Gazetës Impakt dhe fotografisë fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike kundër meje, të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë të grupës dhe në formë të qëllimshme-të organizuar. Derisa indirekt në shpërndarjen e materialit të tillë, ndikojnë edhe terroristët islamik të dënuar( p.sh: B. B. etj) apo hoxhallarë radikal si A. A etj.
1. Lajmi Islam në 09.07.2019, në faqen e saj të facebookut, shpërndan lajmin e Koha Islame, postim i cili është shpërndarë 19 herë nga mbështetës të radikalizmit islamik, është komentuar 48 herë kryesisht komente fyese dhe kërcënuese. Shumica e kërcënimeve janë nga radikalist të cilët janë frekuentues të islamit radikal politik, që predikohet nga disa hoxhallarë të cilët tashmë kanë kaluar nëpër duart e Drejtësisë. Kërcënues të tillë, nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, nga vendet e Bashkimit Europian( kryesisht nga Zvicëra dhe Gjermania etj), disa prej tyre edhe të komuniteteve RAE, komunitetit boshnjak dhe turk, mesin e tyre edhe polic shqipfolës të policisë serbe në Luginë të Preshevës dhe të policisë në Maqedoninë e Veriut. Situatë e njejtë është edhe me faqet dhe grupet tjera!
2. Koha Islame në 06.07.2019, në faqen e saj të facebookut, shpërndan lajmin e Koha Islame, i cili është shpërndarë 9 herë nga mbështetës të radikalizmit islamik, është komentuar 6 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
3. Medicine Q&A, faqe në facebook, në 06.07.2019, shpërndan lajmin e Koha Islame, i cili postim është shpërndarë 6 herë nga mbështetës të radikalizmit islamik, është komentuar 14 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
4. Orientohu Press, faqe në facebook, në 30.05.2019, shpërndan lajmin e Gazetës Impakt, i cili është shpërndarë 1 herë nga mbështetës të radikalizmit islamik( faqe facebooku me emrin Ligjeruesi Islam).
5. Ligjerusi Islam faqe në facebook, më 30 maj 2019, shpërndan nga Orientohu Press, shkrimin fyes dhe kërcënues të Gazetës Impakt.

Institucionet respektive të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, në çastin që janë publikuar shkrimet e tilla fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër personave të caktuar, kanë qenë të obliguara sipas ligjit, që të vepronin ex officio. Por sërish dëshmohet që institucionet e ndjekjes ende janë neglizhente, duke lejuar që lirshëm të propagandojnë radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm islamik, madje që propaganda e tillë të drejtohet kundër një personi, si mënyrë për të nxitur terrorist islamik potencial që të kryejnë akte terroriste kundër individëve të tillë, apo që shkrimet e tilla fyese përcjellur edhe me kërcënimet e radikalistëve islamik, të përdoren si mbulesë për kryerje të akteve terroriste nga agjentët e Serbisë. Ka disa muaj, që prokurorë të caktuar padisin madje Shqipëtar të cilët reagojnë dhe shprehin bindjet e tyre politike dhe fetare kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik- mënyrë kjo perfide e mbrojtjes së radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik( rasti ështe Gjykatën Themelore Prizren është një rast i tillë!).
Kishim reaguar me kohë, disa nga ne që e studionim antiterrorizmin islamik, ku denonconim mos veprimin e duhur në parandalimin, luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik dhe më pas rehabilitimin e radikalisteve, ekstremisteve dhe terroristëve islamik- gjë e cila u vërtetu edhe nga studimet ushtarake amerikane.
Më 04 dhe 12.09.2019, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë, dorëzohet kallëzim penal, shkaku që Portali Koha Islame, Gazeta Impakt dhe disa adresa të facebookut, kanë publikuar akuza, shpifje, fyerje dhe kërcënime publike, kundër meje. Shkaku i këtyre shkrimeve akuzave, shpifjeve, fyerjeve, kërcënimeve, të cilat janë bërë qëllimisht, me të cilat kanë patur qëllim keqinformimin e besimtarëve musliman në Trojet Shqipëtare, prej të cilëve pastaj të manipulohet ndonjë person, për të kryer a tentuar të kryej akt terrorist kundër meje, apo sipas gjitha dyshimeve, që të kryejnë akt terrorist agjentët e Serbisë duke i’a mveshur aktin e tillë gjoja Shqipëtarëve të besimit islam. Siç kishin tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë t’më kidnaponin e që për pasojë tentuan t’më vrisnin, por që pastaj polic hetues të caktuar të policisë së Kosovës, të cilët janë identifikuar si agjent të Serbisë, kanë kërcënuar që të heshtej rasti, të mos akuzohej terrorizmi islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së Pashkëve të 2012, ndaj meje, ku organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë se “do ia heqnin kokën” etj. Edhe në këta muaj( nga fundi i majit 2019, deri më sot), si pjesë e kërcënuesëve drejtëpërdrejt dhe tërthorazi janë identifikuar edhe dy persona:
1. Një polic hetues i rajonit të Prishtinës, i cili ka qenë i njejti i dyshuar edhe për mbrojtje dhe ndihmesë agjentëve islamik të Serbisë gjatë 2004, pastaj në rastin e 27.05.2009 etj; apo i njohur edhe nga disa të burgosur dhe paraburgosur për terrorizëm( luftëtarë të huaj terrorist) si polic hetues që i ka ndihmuar ata si dhe i përfshirë edhe në veprimtari të krimit të organizuar( në detaje është përfshirë në Kallëzimin penal).
2. Një zyrtarë korrektues në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i cili veproi si grup në kërcënime kundër Skender Jasharit, në rastin e fundit( në detaje është përfshirë në Kallëzimin penal). Po ky zyrtarë korrektues, është i njohur për propagandues i islamit radikal dhe kërcënues i atyre që janë kundërshtarë të radikalizmit islamik edhe në raste të tjera.
Qëllimisht i bëjë publike, për arsye që Prokuroritë vendore dhe ndërkombëtare( të përbërë nga zyrtarë të Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), në çastin që akuzohen njerëzit e Serbisë a të lidhur me Serbinë-terrorizmin islamik të Serbisë, automatikisht rastet e tilla i selektojnë, i prolongojnë dhe fare nuk i hetojnë, zbulojnë, gjykojnë. Nga përvoja personale( si në rastin e tentimvrasjes time të 27.05.2009, ashtu edhe në rastin e Grupit të Dobrosinit) dhe përvoja e miqëve të mi, kam pa që vetëm pushteti i publikut, ia imponon veprimin këtyre. Për këtë rast, janë njoftuar tashmë të gjitha ambasadat në Republikë të Kosovës; të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare kompetente në Republikë të Kosovës, si dhe institucionet relevante në Republikë të Shqipërisë; po ashtu është ushtruar kallëzim penal dhe padi për shpifje dhe fyerje.
Shkaku i këtyre shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, kanë ardhur qindëra kërcënime me jetë, më është rrezikuar siguria dhe jeta, pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra ndaj meje. Më shqetësuese janë kërcënuesit në formë të organizuar në disa grupe, mes tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të ngjajshëm me ISIS-in; kërcënime nga njerëz dhe mes tyre në formë të grupës, që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit.

Më:17.09.2019

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 20 Shtator, 2019 — 02:07

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.