REPUBLIKA E ÇAMËRISË: Komunikatë

Republika e Çamërisë

Komunikatë

Presidenti i Republikës së Çamërisë, z Ali Aliu, sot pati një sërë takimesh në BE-së në UNPO. Me këtë rast u bisedua gjerësisht rreth çështjes çame, e në veçanti në shkeljen e vazhdueshme të të drejtave çame nga ana e Greqisë në Krahinën Shqiptare të Çamërisë, si dhe rreth zhvillimeve të fundit pas vrasjes të ish Presidentit të Republikës së Çamërisë, Festim Lato në Holandë. Presidenti i Republikës së Çamërisë, Ali Aliu, kërkoi sot nga “Miqtë e Çamërisë” që në BE të organizohet një Konferencë, “Përse Çamëria Kërkon Statusin e Republikës”. Republika e Çamërisë u shpreh presidenti, Ali Aliu, do angazhohet maksimalisht për hapjen e shkollave dhe të univerziteteve në gjuhën shqipe në Krahinën e Çamërisë, njohjen e gjenocidit grekë ndaj çamëve të Çamërisë, kthimin e çamëve në pronat e tyre, si dhe legalizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, lejimin e simboleve kombëtare dhe lejimin e kremtimit të flamurit kombëtar, si dhe marrëdhëniet kulturore me Shqipërinë dhe me pjesët e tjera të atdheut. Të gjitha këto kërkesa sot i diskutuam dhe i parashtruam. Njëherit unë sot kërkova përshpejtimin e Dosjes Çame të dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës në Holandë për Krime Lufte kundër Njerëzimit ndaj gjenocidit të Greqisë, mbi çamët e Çamërisë. Dosja çame e dorëzuar nga i ndjeri Festim Lato, dhe politologu Koço Danaj, si dhe bashkëpatriot të tjerë me 11 shkurt, 2016, dhe të konfirmuar për pranimin e dosjes nga Gjykata e Hagës, me 17 maj, 2016. Janë lajmë i mirë për lëvzjen përpara të çështjes çame. Unë kujtoj u shpreh presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu, se Çështja çame do zgjidhet aq sa ne sot punojmë e veprojmë. Mund të them se Pavarësia e Çamërisë është proces tejet i ndërlikuar, por, realizimi i saj nuk ka kthim prapa.

Presidenti i Republikës së Çamërisë

Ali Aliu, Bruksel, 13. 11. 2019

Shperndaje ne
Updated: 14 Nëntor, 2019 — 02:36

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.