Hero i kombit: Harun Beka

E kisha në çdo kohë,krah të fortë.
Largësia mes nesh,qe mbi 600 kilomtra!
Megjithatë, për Harunin, kjo nuk thoshte asgjë.
Në çdo rast e kohë,e kisha pran.
Më shfaqej tek dera,ashtu si ai dinte evepronte, gjithmonë, i gatshëm për shokët.
-Dimri i fundvitit 1998-
Hera e fundit kur u ndamë me Harunin,ishte kështu, si në foto, i qeshur,sypatrembur e krenar për rrugën që kishte përpara.
Sepse po rikthehej në atdhe,tashmë si Ushtarë.
Kujtoj nga ai takim,shumë gjëra,vështirë të përshkruhen me fjalë.
Haruni kishte blerë gjithë pajisjet e duhura,gjerë edhe ato imtime për vete!
Uniformën ushtarake,nga më të shtrenjtat, në Dortmund ku edhe jetonte.
“Nuk dua ti bëhem barrë askujt,gjithçka kam bërë,ishte një nder,një detyrë për mëmëdheun.
Mbase kjo do të jetë, një nga shpenzimet e mia më të vogla ndaj atdheut”.
Nuk jam unë,një ushtar dosido,fliste Haruni duke qeshur,pastaj gjithë këto vite mërgim,kam ndar anash pak Lek pikërishtë, për këtë ditë.
Ishte me të,edhe një tjeter,nga veriu i Shqipërisë.
Biseduam gjër e gjatë,edhe për disa “shokë” që kishin ndjer erën e barotit e ishin zbrapsur nga qëllimi,por edhe për shumë e shumë të tjerë,edhe për ata që para kohe,ishin bërë burra e po e nderonin vetën,familjën e mbarë kombin.
Qëndruam gjithë natën,pothuajse pa fjetur fare.Të nesërmen,pas mëngjesit,më kërkuan leje,gjithë ajo rrugë…!
Padyshim dëshiroja të rrinin akoma,por anija në Bari të Italisë s’priste.
Në fund i dhash si dhurat, nje thikë dhe një pal dylbi,i thash me të qeshur: Edhe unë kam bërë diçka për vete,por jo si ty.
Vendosëm edhe disa gjëra tjera,diku nëpër qoshe,sepse nuk kishte vend,një W-bus i s’tërngarkuar,të gjitha në adres të luftës për liri.
Me një përqafim,shtërngim duarsh,dhe me shumë shpresë që do të takoheshim prap,u ndava,”përgjithmonë” me trimin Harun Beka,por jo nga rruga,kurrë nga qëllimi i ynë i përbashkët,çlirimin e bashkimin e Shqipërisë.
Eshtë një përshkrim i shkurtër i takimit të fundit që pata me dëshmorin e atdheu,mikun,shokun,vëllaun tonë,dëshmorin e lirisë,patriotin Harun Beka.

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2019 — 18:42

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.