POLITIKANËT SHQIPTARË PAS VITEVE NËNTËDHJETË: QEVERITARË APO GRABITQARË DHE VRASTARË TË POPULLIT TË VET?

NA NXINË FAQEN” PARA BOTËS  

(POLITIKANËT SHQIPTARË PAS VITEVE NËNTËDHJETË QEVERITARË  APO  GRABITQARË  DHE VRASTARË  TË  POPULLIT TË  VET?)  

Autor: Besnik Imeri

 Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ndër dy mendjet më të ndritura të kombit tonë, Shqipërinë Demokratike e përfytyronin dhe mendonin ta realizonin nëpërmjet një shteti demokratiko-borgjez, duke pasur si shëmbëlltyrë demokracitë perëndimore.  

        Shqiptarët prisnin që edhe qeveria e parë demokratike pas 1990-ës, e cila për demagogji dhe ardhjen sa më shpejt në pushtet, doli me parrullën: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa; të realizohej kjo ide e rilindasve tanë të ndritur dhe Shqipëria bashkë me shqiptarët të ecte në rrugën e zhvillimit dhe përparimit. Baza ishte. Shteti ishte. Mjafton t’i ndryshohej ngjyra, apo boja. Njerzit ishin po ata, dhe sot e kësaj dite janë po ata, pasi nuk do të vinin nga Marsi. Shqipëria kishte një industri dhe bujqësi, që nuk mund t’i quaje të prapambetura, por që kërkonin të zhvilloheshin dhe modernizoheshin në kushtet e reja. Shqipëria kishte një bazë energjitike, që duhej zhvilluar më tej. Shqipëria kishte një brez të ri të mirëarësimuar dhe kuadro të aftë që barabiteshin me botën e qytetëruar. Shqipëria kishte një plejadë të ndritur intelektualësh dhe akademikësh në të gjitha fushat e shkencave. Duhej vetëm një frymë e re perëndimore për t’i orientuar, drejtuar dhe kanalizuar këto energji jetëdhënëse. Por duhej gjithashtu, që Perëndimit t’i shtrihej dora dhe t’i kërkohej ndihmë për t’u futur në rrugën e kombeve të qytetëruar. 

        Kjo nuk u bë. Pse nuk u bë, do të flasim më poshtë. Me të drejtë mund të thuhet, që tani nuk do të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë se çfarë kemi bërë mirë  dhe çfarë kemi bërë keq. Por unë jam i mendimit, që trajtimi i qartë dhe objektiv i çdo fenomeni historik apo shoqëror duhet analizuar që në zanafillë të tij. Në të kundërt,  gjykimet dhe përfundimet që do të  arrihen do të jenë detyrimisht të gabuara, pa rrugëdalje dhe të çojnë në qorrsokak. 

        Fatkeqësitë e një kombi vijnë nga udha që ai zë në fillimet e një epoke, apo periudhe historike. Kombi ynë, pas 1990-ës, megjithëse pati shansin historik për një fillim të ri, për të keqen e tij, ai zuri një rrugë të gabuar. Po trajtojmë këtë periudhë të afërt dhe nuk po shkojmë më thellë; pas 1912-ës, pas 1920-ës dhe pas 1945-ës. Shqiptarët filluan të “hanë vetveten”, ose të gërmojnë në sterenë ku kishin vendosur këmbët. Ata në rradhë të  parë dhe për fatkeqësi të tyre, filluan të rrënojnë shtetin, i cili është strukutura betonarme, koraca apo guaska mbrojtëse që siguron imunitetin dhe shëndetin e një kombi.  

        Po pse duhej ruajtur shteti? Popujt, qysh në antikitet, kur u futën në rrugën e qytetërimit ndjen nevojën e shtetit. Sokrati, Platoni dhe Aristoteli na kanë lënë mësime të çmuara për ngritjen, fuqizimin. demokratizimin dhe reformimin civilizues të shtetit. Për shtetin, në kohët e reja ka folur edhe Hegeli. Shteti, në fund të fundit, është një e keqe e domosdoshme. Për të ngritur një shtet duhen me dhjetra vjet, mbase edhe qindra. Por për ta rrënuar, mjafton pak kohë. Shqiptarët kanë përvojën e paraardhësve të tyre në ngritjen e shtetit: Shteti i Filipit të II, shteti i Pirros së Epirit; shteti i Bardhylit, Monunit dhe ai i Teutës; Shteti i Arbërit dhe Despotati i Epirit. Në kohë të mëvonshme shteti i Gjergj Kastriotit, dhe së fundmi shteti i Ismail Qemalit. Të gjitha këto kanë qënë guaska mbrojtëse e kombit tonë në shekuj. Pushtuesit, për të na vënë nën këmbë, ju desh që t’i shkatërrojnë këto struktura të fuqishme. Në fillim këtë gjë e bënë romakët dhe më pas bizantinët dhe në fund turqit osmanë. Ka politikanë, madje dhe historianë, që kur flasin për shtetin e kombit tonë, i gjejnë fillesat e tij pas 1912-ës. Kjo është një përpjekje, në mos paditurore, djallëzore, për të mohur historinë dhe trashëgiminë tonë civilizuese dhe që shkojnë në unison me propagandën antishqiptare të fiqnjëve tanë.  

         Por pas 1990-ës, këtë punë që më parë e bënin pushtuesit dhe barbarët, e bënë vetë shqiptarët. U goditën, shkatërruan dhe rrënuan strukturat që e mbajnë në këmbë godinën e një shteti: Në mënyrë të përgjithshme administratën e tij, dhe pas saj institucionet ligjzbatuese përfshirë dhe strukturat e mbrojtjes kombëtare sëbashku me logjistikën e tyre; U rrënua arësimi, shëndetësia dhe ajka shpirtërore e një kombi, kultura. U shkatërrua ekonomia dhe sidomos baza e saj bujqësia; dhe shqiptarët, duke mbetur pa punë, bazën e jetës, pra pa mjete të jetesës; të detyruar, u shpërndanë nëpër botë si zogjtë  e korbit. Në të gjitha këto fusha, për një periudhë gati dhjetë-njëzetvjeçare, në vend që të ecnim përpara, u kthyem prapa për dhjetra vjet. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët ju rikthyen analfabetizmit. Pas dhjetravjetësh shqiptarëve ju rishfaqën sëmundjet ngjitëse si malarja, tuberkulozi etj. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët patën administratën më të dobët në historinë e tyre, me njerëz të paaftë dhe të pazotë për drejtimin e shtetit. Populli thotë se në kohë shtrëngatash dhe rrebeshesh shiu, lumenjtë fryhen dhe sipër tyre dalin kërcunjtë. Dhe tek ne, pas kësaj shtërngate “demokratike” kaotike, me emrin e bukur demagogjik ‘tranzitcion’, në drejtim të administratës, në drejtim të institucioneve dhe në vet drejtimin e shtetit dolën “kërcunjtë”. 

        Drejtimin e shtetit e morën njerzit e paaftë, ambiciozë dhe të etur për të vënë pasuri në mënyrë të paligjshme. Interesat kombëtare dhe sovraniteti i vendit u shkelën me këmbë. U lejua, u nxit dhe u propagandua lëvizja kaotike e popullsisë në emër të lirisë së lëvizjes duke u krijuar një kaos urbanistik. U lejua zaptimi i hapësirave publike dhe i pronës private. U nxit dhe stimulua, apo u lejua, duke bërë “një vesh shurdh dhe një sy qorr” zaptimi dhe dhunimi i tokës bujqësore me ndërtime. Ajo fushë bregdetare, që nga Shkodra deri në Berat e Vlorë, u zu nga ndërtimet. Fshatari ynë nikoqir i tokës, që e ndërtonte shtëpinë në mal ose në kodër, zuri gjithë fushat e vendit. Madje ndërtuan edhe buzë përrenjve dhe lumenjve, madje, madje dhe në këneta. Ish kënetat e kthyera në toka buke para dhjetra vjetësh: Karavastaja, Vurgu, Maliqi, Thumana, Lezha etj, u kthyen në sheshe ndërtimi. Shqipet e malit braktisën foletë e tyre dhe erdhën të banojnë atje ku më parë banonin zhabat. Kaosi i lëvizjes sjell tronditjet krahinore dhe strukturore të një kombi; braktisjen e territoreve të banuara më parë dhe braktisjen e vendit. Zbrazja e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga shqiptarët ka qënë vazhdimit strategjia e armiqve tanë shekullorë, të cilët për këtë qëllim kanë hartuar edhe programe. Por pas 1990-ës, ata nuk kishin më nevojë që të ushtronin genocid ndaj shqiptarëve për të braktisur trojet që u kishin lënë amanet të parët e tyre. Shqiptarët po e bënin vetë këtë, madje të nxitur dhe stimuluar, në një mënyrë ose një tjetër,  nga vetë qeveritë e tyre. Veriu dhe Jugu i Shqipërisë u shpopulluan. Gjithë shqiptarët pothuajse u mblodhën në një fushim të madh përreth Tiranës dhe Durrësit, duke na kujtuar kampet famëkeqe të sulltan Muratit dhe sulltan Mehmetit. 

        Pasi i shpërndanë shqiptarët si zogjtë e korbit nëpër botë, duke ringjallur edhe njëherë plagën e rëndë të kurbetit, nuk kaloi shumë kohë, dhe ata në mënyrë djallëzore, për t’u grabitur kursimet e tyre, që i kishin me gjak, shpikën firmat piramidale. Dhe kur populli, me të drejtë, u ngrit në revoltë për të kërkuar paratë e tij, që ja kishin vjedhur, kundër tij ndërsyen shtetin. Atë shtet që më parë duhej ta kishin përdorur në interes të tij.  

        Po krahu tjetër i politikës çfarë bëri? A kishte ai përgjegjësi për katrahurën që u krijua më 1997? Apo i lau duart si Ponc Pilati. Të majtët, siç do të vërtetohej edhe më pas, kishin dhe kanë pasur pothuaj të njëjtën përgjegjësi, në çorbat që gatuanin të djathtët kur ishin në pushtet. Për të qënë më bindës po them se të majtët, që nuk vuanin nga kapacitetet intelektuale në fushën e ekonomisë dhe të financave; megjithëse firmat rentiere, apo piramidale, u krijuan qysh në vitin 1994 dhe lulëzuan për pothuajse tre vjet; nuk i denoncuan, nuk i kundërshtuan; madje, nuk bënë as më të thjeshtën, të dilnin dhe t’i tregonin popullit, se këto firma do t’i çonin në katastrofë financiare, prandaj të mos i fusnin paratë në to. Ata këtë nuk e bënë dhe kjo, pa dyshim, që i ngarkon me përgjegjësi historike, pasi kjo heshtje e tyre, kjo lënie e popullit në dorë të ushunjzave piramidale, shkaktoi tragjedinë e 97-ës, me humbje të mëdha ekonomike për popullin, por edhe për vetë shtetin; si dhe me mijra jetë të humbura. Prandaj, edhe post 97-ës, ata nuk vunë drejtësi, pasi ishin të pëgërë. Madje, pasi të djathtët rrëmbyen “pjesën e luanit” nga paratë e popullit; të majtët, me një shpikje të re demagogjike, të quajtur ‘transparencë’, vodhën atë që kishte mbetur. Dhe populli si gjithmonë, mbeti me gisht në gojë. Vetë i pari i të majtëve deklaroi: Se nga unë nuk do të dëgjoni fjalët dënime dhe burgje. Pra të dashur shqiptarë, besoj se më kuptoni drejt; dënimet dhe burgjet nuk janë për politikanët, por për popullin. Gjeniu Viktor Hygo na ka mësuar qysh më parë, se burgu është për Zhan Valzhanët, që kur janë të urritur, rrëmbejnë një franxhollë bukë dhe dënohen përjetë. Ky është mësimi i historisë. Ju lutem tani. A më jepni leje që këta politikanë, të djathtë dhe të majtë, t’i quaj vrastarë të popullit të vet. 

        Për ata që tregohen mosbesues ecim më tutje. Kur ndodhi tragjedia e Gërdecit dhe populli u vra nga pangopësia e pushtetit, kryeministri që është tani, për ta ngushëlluar kryeministrin e atëhershëm në detyrë, i rahu shpatullat. Ecim më tej. Tragjedia e 21 janarit kurrësesi nuk mund t’i faturohet njërës palë, pavarësisht se njëra palë vrau. Por të mos harojmë, që pala tjetër, tinzisht dhe djallëzisht, ja nxorri në shteg ose në pritë popullin palës tjetër për ta vrarë. Pra epshi shtazarak politik i njërës palë, për të mbajtur pushtetin dhe ruajtur sundimin mbi popullin; u shoqërua nga epshi shtazarak politik i palës tjetër, për ta marrë pushtetin dhe për të sunduar mbi popullin, ashtu siç edhe po sundon edhe sot e kësaj dite, mizorisht. Prandaj edhe pse kaluan tetë vjet dhe po vjen i nënti, ndërkohë që pala që akuzonte po bën shtatë vjet në pushtet, drejtësia për 21 janarin nuk ka vajtur në vend. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi të dyja palët janë të molepsura me faj, pavarësisht masës së tij për secilën palë. Këta, popullit të vrarë në 21 janar, thjesht po i bëjnë të shtatat dhe të nëntat. Kuptohet jo në ditë, por në vite. 

        Tani me të drejtë të zotit,  kushdo nga ne, ka të drejtën legjitime të shtrojë një pyetje? Në të gjithë këtë katrahurë, shkatërrimin e shtetit, ekonomisë, kulturës, strukturës sociale të banorëve të këtij vendi; a ka pasur ndonjë qëllim djallëzor? A ka pasur forca antishqiptare të nëndheshme dhe nënujshme, që nëpërmjet filove të tyre në politikë dhe shtet e kanë nxitur dhe sponsorizuar këtë? Apo kjo ka rrjedhur si rezultat i paaftësisë, mediokritetit, syleshllëkut dhe të një inteligjence nën mesataren të politikanëve dhe qeveritarëve tanë?!!! Dhe tani na lind e drejta të shtrojmë pyetjen e dytë: a ka ndonjë politikan dhe qeveritar që e ka drejtuar këtë vend këto tridhjetë vjet, që të pranojë që është sylesh, “gjindje pa shkollë”, apo me një inteligjencë nën mesataren, dhe ja kanë hedhur?!!! Nuk besoj. Të jinni të sigurtë, që e vetmja gjë që nuk do të pranojnë, do të jetë kjo; padituria e tyre. Madje këta, gjithë këto kohë, na janë shitur si më të diturit dhe më të zotët e këtij vendi, që i dinë që të gjitha vetë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, këshilla, apo sugjerime. Pra po ta shikosh këtë racën e politikanëve tanë ndër vite, ata e mbajnë veten për të gjithëditur. Po njëra nga këto të dyja, duhet pranuar me domosdo. 

        Tani pa dashur të bëjë rolin e Kasandrës (Qes-Andrrës), apo ta Laokontit, nisur edhe nga tragjedia e tërmetit të fundit, mund të shtrojë një pyetje të tretë. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në grumbullimin e më shumë se gjysmës së popullit shqiptar në një fushim gjigand përreth Tiranës dhe Durrësit?!!! Më tej akoma. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në lejimin e ndërtimeve pa leje dhe jashtë kushteve teknike të ndërtimit?!! Në vazhdim të kësaj pyetje: Pse shteti lejoi ndërtime në rërë të plazheve dhe në këneta? Pse ai politikan që u tha shqiptarëve: shkoni dhe ndërtoni ku të doni dhe i drejtoi drejt kënetave të bregdetit; duke krijuar “geto ndërtimore” si këneta e Durrësit, Bathorja, Paskuqani etj; këto ditët e tragjedisë nuk u duk gjëkundi, të paktën të ngushëllonte popullin e vet që e ka qeverisur për rreth 13 vjet?  

        Jemi në një situate të tillë, ku, me të drejtë, “Koriere De la Sera” tallet me ne shqiptarët, lidhur me ndërtimet tona këto 30 vjet, duke thënë, se  shqiptarët kanë një fjalë të urtë: “shto ujë dhe shto miell”. NA NXITË FAQEN! Në të vërtetë fjala e urtë në Jug të vendit është: “shto ujë dhe shto miell, vete arapashi në qiell”. Ky është “arapashi” i ndërtimeve që  qeveritarët tanë “gatuan” këto 30 vjet për shqiptarët, të cilin mund ta quash edhe “Çorbë derri”. Ai “arapash” që tani përfundoi me tragjedi, dhe larg qoftë, në ndonjë tërmet tjetër, mund të jetë edhe më i rëndë. 

        Pse shteti hoqi dorë nga kontrolli apo supervizioni i ndërtimeve të pallateve shumëkatësh dhe e la në dorë të privatit, ndërkohë që çertifikimin e godinave që ndërtoheshin duhet ta bënte shteti me ekspertët e vet? Institucionet e shtetit, pas tërmetit të 21 shtatorit, deklaruan se ndërtimet e reja post 90-ës e kaluan provën dhe u kolauduan. Sa kaluan dy muaj pas këtyre deklaratave dhe ndodhi tragjedia nga tërmeti i rradhës. Ku është përgjegjësia e institucioneve të shtetit? A mos këto deklarata kanë qënë të qëllimta për të mbuluar dhe fshehur realitetin e trishtë? Këtë e bëri nëpërmjet dy përfaqësuesve të tij; drejtorit të Institutit të ndërtimit dhe zv.ministrit të ministrisë përkatëse. Këto deklarata të kujtojnë ato para 22 vjetësh të firmave piramidale: që “paratë e shqiptarëve janë të pastra”. Sot pas 22 vjetësh, shqiptarët ndodhen para të së njëjtës situatë, kur gjithë mundimin e jetës së tyre, shtëpitë me gjithë plaçka “i ka marrë lumi”. Ata i kanë humbur të gjitha, jo për faj të vet, por për faj të shtetit që nuk di të qeverisë, madje që i mashtron me gjoja, se ndërtimet e reja janë të sigurta. A mund të ndodhemi para një revolte mbarëpopullore? 

        Tani kryeministri thotë se për ekspertimin e godinave të dëmtuara do të sjellë ekspertë dhe specialistë nga jashtë. Me të drejtë mund ta pyesim kryeministrin: Nuk ka ekspertë dhe specialist ndërtimi Shqipëria, që ju doni t’i sillni nga jashtë? Ndërkohë që të tillë ka shumë, dhe mendoj, se shumica e tyre janë lënë prej jush dhe paraardhësit tuaj jashtë institucioneve të specializuara të kësaj fushe. A mos kjo është një alibi e kryeministrit për të mbuluar paaftësinë e qeverisë së tij dhe për të justifikuar tragjedinë me slloganin e zakonshëm të këtyre situatave; jemi “gjindje pa shkollë zotni hetues”? Nëqoftëse specialistët që ai ka rekrutuar në Institutin e Ndërtimit janë të paaftë, atëhere Ai ta shkrijë atë. A mos vallë pas këtyre “specialistëve të huaj” fshihet ndonjë gjë tjetër? Sepse “gojët e liga” thonë që këta specialistë do të jenë hebrenj, ndërkohë që po të duheshin, mund të gjëndeshin me shumicë në Perëndin, duke filluar që nga Italia fqinjë. Çfarë duan hebrenjtë në Shqipëri? 

        Atëhere, a mund të themi, se në rastin e tërmetit të fundit politikanët që na kanë qeverisur janë vrastarë të popullit të vet. Shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadha kërkon drejtësi, njësoj si shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadhat e Gërdecit. A ka pasur ndonjë mendim djallëzor për shuarjen e kësaj popullsie nga tërmetet, apo përmbytjet?!!! A ka akoma ndonjë mendim, ide, apo platformë djallëzore për zëvëndësimin e shqiptarëve, që duan t’i shuajnë, apo t’i degdisin “prapa diellit”, me kombe të tjerë; sirianë, egjyptianë, arabë, pakistanezë, hebrenj, apo raca të tjera?!!! 

        Të gjitha këto pyetje kanë të drejtën e qytetarisë, pasi aktualisht ne jemi në majë të Ajzbergut dhe nuk dimë çfarë është kurdisur dhe mund të kurdiset nën të. Me të drejtë mund të pyesë ndonjë, se si mund të përmbytet dhe të zhduket e gjithë kjo popullsi për pak orë?  Shumë thjesht.  Komani dhe Fierza po të dëmtohen digat e tyre e rrjedhimisht të shkatërrohen, mund të përmbytin të gjithë fushat bregdetare të Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Vlorë. Kësaj po t’i shtojmë edhe një fakt interesant, të publikuar në një portal (Pamfleti) më datë 27 nëntor të këtij viti, dhe do zoti nuk është i vërtetë, apo që nuk do  të realizohet; që kjo qeveri, e tanishmja, ka rreth një vit e gjysëm që mban në sirtar një projektligj për të dhënë me konçesion, apo si quhet me PPP-të, HC e Fierzës dhe të Komanit një firme private.  

        Por e keqja nuk mbaron këtu. Kjo firmë, është një firmë sërbe me kallauz shqiptar. Madje kjo shitet si një risi në kuadrin e minishengenit ballkanik, i cili nuk është gjë tjetër veç krijimi i një Jugosllavie të re, apo më saktë të një Sërbie të Madhe, e cila do të ketë nën thundër shqiptarët e  Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Gjithashtu, kjo bëhet me bekimin e Francës, por, ndoshta edhe të shteteve të tjera europiane. Gojët e liga thonë që ky kallauz është një farë Baton Haxhiu (nuk e di sa e vërtetë është) ish, apo këshilltar i kryeministrit. Tani sërbët, me ndihmën e pakursyer të kryeministrit babëzitës, mund t’i zhdukin shqiptarët, kur t’ju dojë kokra e qejfit, madje pa çak pa bam. Mjafton sajesa e gjoja një difekti teknik, apo pakujdesie njerëzore, dhe gjysma e shqiptarëve, pa diskutim, që janë të shuar. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur kryeministri ynë i “var ujkut mëlçitë në qafë”. Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe shqiptarët. Sepse vetëm kur e mendon, të zë tmerri dhe duket si një tragjedi biblike, e ngjashme me përmbytjen e Noes. Shqiptarë ju dua, tregohuni vigjilentë. 

        Po ju pyes. Nuk ju ka bërë përshtypje fakti, që asnjë vend perëndimor (përjashto Austrinë me një shumë simbolike) dhe sidomos ato të BE-së nuk dhanë ndihma në para për qeverinë shqiptare?!!! Pse? Nuk kanë para! Nuk e duan popullin shqiptar! Apo nuk duan që t’i japin para qeverisë shqiptare, pasi e dinë më mirë  se ne shqiptarët e ‘leshtë’, që qeveritarët shqiptarë janë kusarë dhe kanë për t’i ‘zhgrapsur’ ato para. Apo ka enigma të tjera rreth këtij tërmeti, që ata i dinë dhe ne nuk i dimë?!!! 

        Vazhdojmë me tërmetin dhe mund të bëjmë edhe ndonjë pyetje tjetër. Kuptohet, se ato i kemi pa para. Duket mjaft interesante dhe e çuditshme që zoti, apo robi, dy ditë para festës kombëtare, u çoi shqiptarëve lëkundjet e tokës. Rrimë që rrimë dhe na lind dyshimi: Kush e sajoi tërmetin zoti apo robi?!!! Kësaj po t’i shtojmë edhe faktin, që ka popuj që jetojnë në shkretëtirat arabike, të cilëve u “lëshon goja lëng” kur shikojnë trojet tona të bukura dhe plot ujë, gjelbërim dhe jetë. Mjafton të fillosh me nimfat dhe nymfejtë në Toskëri, dhe të vazhdosh me zanat dhe shtojzovallet në Gegëri, përrenjtë, burimet, lëndinat dhe bjeshkët; të cilat edhe vetë zotat i kanë lakmi. Nuk është rastësi, që “Syri i Kaltër” dëshirohet të jepet me PPP nga bandat në pushtet. Kush ja ka vënë syrin Shqipërisë, që xhambazët tanë të politikës e kanë nxjerrë në Pazar?!!! 

        Prandaj populli, me votë të lirë, duhet t’i largojë nga skena politike shqiptare këta politikanë, të ‘majtë’ dhe të ‘djathtë’, që për tridhjetë vjet e shkatërrun këtë vend dhe këtë popull, dhe me një fshesë të hekurt t’i hedhë në koshin e historisë së Shqipërisë. Vetëm kështu ne do të mundim të parandalojmë tradhëtitë e gjysmagjelave  të politikës shqiptare. Atyre do t’u priten duart për të tradhëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vetëm kështu do të bëhen të pavlefshme dekoratat, kryqet dhe medaljet ( si ato që ka marrë në dhjetor të vitit 2015 kryeministri në detyrë nga kryedhespoti i Greqisë brenda në Patriarkanën ortodokse të Izraelit) që ata kanë marrë për tradhëtitë e tyre nga shtete armike të vjetra të shqiptarëve. 

        Të dashur shqiptarë! Duhet të dini se Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre (protoplazma etnike e shqiptarëve sipas Sami Frashërit) janë në mbrojtje të zotave. Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre, kur nuk u shuan në shekujt e errësirës otomane, nuk kanë për t’u shuar kurrë! Por kundër nesh janë djajtë. Ëngjëjt janë në Perëndim. Djajtë janë në Lindje. Prandaj shqiptarë jini syçelët. Prandaj të mbrojmë veten tonë duke jua bërë më të lehtë luftën zotave kundër djajve. Gjej rastin që t’i bëj thirrje Perëndimit të ndriçuar, që t’i ndihmojë shqiptarët. Gjej rastin që t’i bëj thirrje ‘kryqit katolik’ që të na mbrojë nga ‘kryqi ortodoks’. 

        Dhe tani në fund më lejoni të perifrazojë vargjet e të madhit Ali Asllani, poetit dhe shtetarit atdhedashës:  

         Grand cordon i zotris’ sate, që në gji të kanë vendosur, 

        Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut veremosur; 

        Dhe kolltuku ku ke hipur, duke e hequr nderin zvarr’ 

        ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! 

 

 

         Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve, 

        Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!… 

 

Besnik Imeri,  1 dhjetor 2019 

       

Shperndaje ne
Updated: 8 Dhjetor, 2019 — 09:51

The Author

Besnik Imeri

1 Comment

Add a Comment
  1. QEVERI QEVERITARË;NEVERI NEVERITARË;GRABITË GRABITQARË;TAPITË TAPITZVARË:VRASJE
    VRASTRAË;PLASJE BARBARË;PUSHTET PUSHTETARI;KUSHTET KUSHTETVRARI;UDHË UDHËHEQJE;
    KURTHË KURTHËDREQJE;KRUSHQËËRI SA DJALL BIR DJALLIN;TRUQEGRI Q’NA KALLË OU,NXIR
    STRALLIN;PADREJTËSI SHEKULLORE;A KREJTËZI FERRSKURRORE;O,THIRRJA E NDËRGJEGJËS;
    SHQIRRJA E PËRGJEGJËS:SHTAT PALË QIELLI;SHTAT PALË TOKË;SHTAT VALË RREZEDIELLI;
    SHTAT VALË OOOJ,NËNËLOKË;PALË E PALË LIQEJ O LUMEJ GJAKU,SHTRESES NËNËTOKËSORE;
    VALË E VALË HIQEJ O TRUHEJ PRAGU,SHPRESES KRENË PRONËSORE;BATAKRIZMA TRADHËTIE;
    KOBËTARE;NGA KATAKLIZMA PARTIE KORBËTARE;NUK MUNDË TA MBAJNË,KËTE TRAGJEDI;TUK TUNDË TA NDAJNË,KËTË PRAGJEGRI;SINJALË GJENËS TOKËS;SINJALË OUH,MOJ NENË LOKËS;
    SHKUNDULLON PLLAKA TEKTONIKE,TROJE SHQIPTARE;SHUNGULLON FLAKA EKOEPIKE;OH,DUKE
    SINJALIZUAR;KUKE STIGMTIZUAR;SHQIPE SHQIP SHQIPTARE;SHKRIPE SHKRIP SHKRIPFARE;
    SOVRANI POPULLKOMB;KOPRANI RROKULLGLOB;NGA MBRENDA EDHE JASHTA,MË E RENDA OH,QË
    STËRLASHTA;NJË GJAKU,NJË PRAGU;NJË GJENË,NJË NENË;NJË BABË,NJË SHKABË;NJË ATDHE NJË ATKRE;NJË FLAMUR NJË HIMNE;NJË PRAGUR NJË TRIMNE;O,PËRJETËMOT,DHE SOT;QË NA
    PËRGJGJË;O,NA NDËRGJEGJË;PËRGJEGJI ZOTI KËTI DHEU;GJERGJI KASTRIOTI SKENDËRBEU;
    KRYLEGJENDA,HYREGJENDA;HYREGJENDARI UÇK+USA+NATO+DIASPORA+PRI KRYLEGJENDARI;OU,
    PËRGJEGJJA NË TANDEMA;OUUU,GJERGJA MË ADEMA;HEEEJ,GJERGJA MË ADEMA!!!.MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.