Letërsi Kombëtare: “Dashuria për vatër e për atdhe nuk shuhet kurrë”-Behram Hoti

“Dashuria për vatër e për atdhe nuk shuhet kurrë”-Behram Hoti

Libri “Dashuria për vatër e për atdhe nuk shuhet kurrë” i autorit. prof. Behram Hoti është libër publicistiko-letrar.

Autor: Zymer Mehani

Ku e gjeti burimin profesori i nderuar, z. Behram Hoti për ta hartuar një libër të tillë? Është pyetja që secili prej nesh, sapo të hasim në faqet e këtij libri, mund t’ia bëjmë vetes, dhe përgjigja s’do mend se është tejet e qartë. Burim frymëzimi për çdo shkrim, qoftë ai letrar, historik a publicistik, i autorit Behram Hoti është ambienti shqiptar, shpirti i kombit i cfilitur e i drobitur, i trazuar e i lënduar, i ndarë e i vrarë shpeshherë gjatë historisë; shpirt ky, kryengritës për liri përgjatë shekujsh, por kurrë i nënshtruar as i mundur nga tufane e rrebeshe armiqsh të pamëshirshëm. Burim frymëzimi i autorit Hoti është pra trualli amtar, gjithshqiptar gjithandej kah shtrihet Shqipëria Natyrale: Kosovë, Iliridë. Luginë e Preshevës, Hot, Grudë, Plavë e Guci dhe Çamëri.
Libri publicistik “Dashuria për vatër e për atdhe nuk shuhet kurrë” i publicistit z. Behram Hoti në strukturë të vet përmban intervista, reportazhe, kronika, rrëfime historike nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë, që nga Epoka e atdhetarit Shaban Palluzha me shokë (1944-45) e te Epoka e Plakut Leshbardhë- Pajtimtarit të Gjaqeve në Kosovë, prof. Anton Çetta (1990), për të ardhur te Epoka Ademjashariane dhe e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës (1997).
Pena e artë e publicistit Behram Hoti, pra na ka dhuruar një libër margaritar, në të cilin kronologjikisht do të gjejmë dromca vuajtjeje, dhembjeje, por edhe heroizmi e krenarie, duke trajtuar tema të ndryshme, si arsimi dhe edukimi i brezave, vështirësitë dhe sakrificat e një armate të tërë nxënësish e mësimdhënësish për arsimim të mirëfilltë shqip, që për asnjë çast, në asnjë rethanë nuk e fikën flakadanin e dijes….
Libri i publicistit Behram Hoti është konceptuar në katër kapituj, të cilët pastaj e përbëjnë tërësinë. Kapitulli i parë: Arsimi dhe edukimi do t’i prijë librit, sepse për profesorin e nderuar z Behram Hoti arsimi dhe edukimi përbëjnë shpirtin e kombit. Këtu me korrektësi dhe me fakte të pakontestueshme z. Hoti ka ravijëzuar figurat emblematike të intelektualëve të denjë të Cecelisë së Vushtrrisë. Është fjala për profesorët Latif Mulaku e Rexhep Vraniqi, të cilët shkrinë gjithçka patën për ndriçimin e mendjeve të brezave të tërë me arsim e dije në gjuhën shqipe.
Në këtë kapitull, prof. Hoti, veç tjerash do të flasë edhe për Shkollën e Likocit të Skënderajt, vatër kjo e arsimit dhe e lëvizjes kombëtare, ku u edukuan dhe u kalitën shumë zemra atdhetare, që më pastaj u vunë në shërbim të atdheut. Më tutje, z. Hoti shkruan edhe për Shkollën “Afrim Shala” të Korroticës së Poshtme, duke na e dhënë një letërnjoftim të këtij mesi drenicas dhe duke përmendur shumë emra mësimdhënësish veteranë, që me përkushtim edukuan breza të tërë.
Portreti i ravijëzuar me vullnet dhe me admirim nga pena e publicistit Behram Hoti është edhe figura e Sulejman Drinit, veteran dhe pishtar i arsimit dhe i kulturës sonë mbarëkombëtare.
Kapitullin e dytë: Vuajtjet dhe tragjeditë e popullit tonë ndër shekuj, autori Hoti e nis me një kronikë historike në Likoc të Skënderajt, kushtuar nënës Sofije, të cilën, siç thotë autori, brezi i burrave të Shaban Palluzhës e quante Nëna e Kombit. Dhe vërtet ajo ishte Nëna e Kombit, ngase kur familje të tëra të fshatrave të Drenicës dhunoheshin sistematikisht nga çetnikët serbë, kjo nënë ua hapi dyert e shtëpisë karvanit me fëmijë dhe gra, me dashamirësi dhe bujari të paparë, duke ua ndërruar rrobat dhe duke i shpërndarë për t’u çlodhur nëpër çilarët (dhomat e nuseve), pastaj në shtëpi të zjarrit (te vatra), në plevicë e gjetkë nëpër plangun e saj.
Pena e artë e prof. Behram Hoti do të na e sjellë të ravijëzuar si është më së miri edhe portretin e dëshmorit të kombit, Isa Kastrati nga Hogoshti i Anamoravës, karakterin atdhetar e luftarak të tij, gjaku i të cilit u ngjit në flamur te shqipja dykrenore. Autori Hoti na ka sjellë të dhëna biografike të bollshme të dëshmorit Isa Kastrati, për veprimtarinë e tij patriotike dhe për humanizmin që ai tregoi ndaj familjeve të Drenicës, kur plasi lufta në Likoshan, e në fund, me dhembje, por krenar prof. Hoti e përshkruan edhe rënien e trimit, më 21 prill 1999, më malet e Marevcit, kur ishte duke deportuar shokët luftëtarë: Sokol Sopin e Afrim Vitinë për në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Llapashticë të Llapit.
Autori Behram Hoti do të shkruajë edhe për kasaphanën në Kullën e Talit në Drenas të Drenicës, që u bë gjatë dhjetorit 1944 dhe në janar 1945, ku u vranë e u masakruan 172 burra shqiptarë nga Drenica, Llapi e nga vise tjera të Kosovës, për të vazhduar më pastaj me shpalimet e krimeve partizano-çetnike mbi shqiptarët, ashtu siç ndodhi edhe në Kafenenë e Sllavojkos, ku u ushtrua kasaphanë e paparë në dhejtor 1944 dhe janar 1945, me ç’rast u sakatosën mbi 500 shqiptarë nga Drenica, Istogu e Llapusha. Viktimat ishin masakruar te Çarri i Madh e kufomat ishin hudhur në lumin Klina e në puse. Këtë masakër e pat ndërprerë Brigada e Shaban Palluzhës.
Autori Behram Hoti vazhdon të rrëfejë edhe për bëmat kobzeza të partizanëve, të cilët, veç tjerash, shqiptarët i prenin dhe i çanin me sopata. Ky kapitull përmban edhe kronika e reportazhe mjaft interesante.
Kapitulli i tretë: Për dëshmorët e kombit përshkohet nga fryma e Epokës Ademjashariane dhe përpjekjet e pareshtuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën çlirimtare. Autori Hoti do t’i ravijëzojë portretet e dëshmorëve, të të burgosurve politikë, dhe të të plagosurve shqiptarë, siç janë Adem Mulaj, epror i UÇK-së; Agim Prokshi ish-i burgosur politik; Hasan Jashar-Hoti nga Likoci i Drenicës, hoxhë Idriz Kosova, urtar dhe pajtimtar i gjaqeve. Pra, s’do mend se kjo kaptinë përshkohet nga figura dëshmorësh, të burgosurish politikë e klerikësh atdhetarë. Autori Hoti do të shkruajë për Pajtimin e Gjaqeve (1990), për Djaloshin e Demonstratave, Shefqet Adem Muslia, për të zhvendosurit nga vatrat e luftës në Drenicë; për viktimat në Burgun e Dubravës; për Pranverën Kryengritëse Shqiptare të vitit 1981; për moralin ushtarak e kombëtar të UÇK-së; për Gjeneralin e gjeneralëve shqiptarë, Shaban Palluzha etj..etj. Po ashtu, autori Hoti në këtë pjesë na ka sjellë edhe vështrimine tij për librin monografik “Vesel Haxha-Galica”të autorit prof. Bedri Tahiri e shumë shkrime tjera.
Libri përmbyllet me një kaptinë të veçantë, në të cilën do të gjejmë shkrimet e të tjerëve për profesorin, publicistin, humanistin, poetin e shkrimtarin z Behram Hoti. Më i angazhuari me shkrimet e veta për prof. Hoti është prof. Nexhat Mustafë Ballanca-Dibra, i cili shkruan për veprimtarinë letrare të Behram Hotit nga koha e luftës dhe e pasluftës, për shkrimet e Hotit pas Pavarësisë së Kosovës etj. Po ky autor do të shkruajë në vazhdime me rastin e 55-vjetorit të veprimtarisë atdhetare të poetit, prozatorit, romancierit e publicistit Behram Hoti në gazetën EPOKA E RE.
Krejt në fund
Tashmë të gjithë e dinë se kudo në botën shqiptare, por edhe në diasporë, emri dhe pena e prof. Behram Hoti është e njohur, ngase ai prore ishte dhe është në kontakt me lexuesit e tij të shumtë përmes gazetave e revistave shqiptare, duke u sjellur atyre xhevahire të mrekullueshme letrare, historike e publicistike me taban kombëtar.
Le t’i përmendim vetëm disa prej gazetave e revistave, ku pena e prof. Behram Hot la dhe po lë gjurmë; “Rilindja,”,”Bujku”,”Bashkimi”,”Zëri”,”Fakti”,”Flaka”,”Nacional”,”Shkëndija”,”Dituria Islame”, “Epoka e Re”, “Kosova Sot”, revista “Kosovarja” etj.
E themi me admirim se prof. Behram Hoti si me laps, por edhe me pushkë dhe me aktivitete të pareshtura ishte dhe është përherë në shërbim të atdheut dhe të kombit. Prandaj ky burrë drenicas i takon mbarë kombit shqiptar, që me krenari e mban emrin profesor Behram Hoti-Mal Drenica i Pamposhtur. Ky uragan i pandërprerë gjatë pëeriudhës 1990- 1997, iu përgjigj kushtrimit të atdheut duke u rreshtuar në radhët e Tri ushtrive Çlirimtare (UÇK, UÇPMB, UÇK) dhe së fundi duke u zgjedhur delegat i Kongresit të Parë të Republikës së Çamërisë.
Jetë të gjatë, o trim!

Shperndaje ne
Updated: 11 Dhjetor, 2019 — 15:52

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. BEHRAM HOTI:DASHURIA PËR VATËR,PËR ATDHE,NUK SHUHET KURRË;NGËRHAM LOTI;AMSHURIA
    TËRË KRATER,PËR ATKRE,TUK SHKRUHET HË,BURRË;NA THËRRET ZEMËR E SHKRIMTARIT;OUUH
    NA THËRRET EMËR E SHQIPTARIT;NA THËRRET VEPËR VEPRIMTARIT;OR,NA THËRRET VEPËR E
    DESHMITARIT;QË ME PENDË E ARMË;ME TRENDË,RENDË,E DRAMË,HË,GJAMË;ME VEPËR DHE ME
    SEDËR,ME DASHURI,AMSHURI;PËR VATËR O,PËR ATDHE;NDËR KRATER,PËR ATKRE;OH,GJASHTË
    DEKADA LUFTË,ME PENDË,ARMË;GJASHTË DEKADA LUFTË,ME TRENDË,DRAMË;PËR PLOTËSIM OU
    TË AMANETIT;PËR RIGJALLËRIM,PËR ZOTËSIM TË TESTAMENDIT;PËR RIBASHKIMI,TË GJITHA
    TROJET MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;GJITHA HOJET FARË LOBËTARE SHQIPTARE;RIKËNDIM
    KËNGË;RIKENDIM BRENGË;PËR RISHERIM,RISHKELQIM;PËR,RIGUFIMIN,TRIUMFIMIN,OUUU ORE
    TË MBARË KOMBËTARËS,MBARË SHQIPTARES;TË GJITHA ETAPAT,TË GJITHA NDER’SHKABAT;OH
    QË DUKE RISJELLË,RIMBJELLË;FARËN E TRADITËS LEGJENDË O,REGJENDË;DUKE RIMBJELLË
    RIKËSHTJELLË;TË MBARËN E AGDITES;SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,NA GJEGJKA NËN TANDEMA
    OUUU,HYREGJENDA NË KRYE UÇK+USA+NATO+DIASPORA SHQIPTARE+KRYLEGJENDA HEEEJ,ADEM
    JASHRIANE;PËR RIBASHKIMIN,RIATDHESIMIN,RITRIUMFIMIN,RIGUFIMIN;MBARË TROJET TONA
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;THIRRËJA,SHTRIRJA;SHTAT PALË TOKË,SHTAT PALË QIELLI;O
    SHTA VALË OJ,NENË LOKË;SHTAT VALË OJ,GJENE TOKË;HYREGJENDA SHQIPTARIT,OUUU OREE
    KRYLEGJENDA SHKRIMTARIT:GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;HEJ,GJERGJA MË ADEMA!
    SHUM T’FALA,REFUGJAT LUFTË PËRZENJE DHUNË,NGA TROJET SHQIPTARE;MU NGA FASHIZMI;
    RUSO GREKO SERBË;PUSO VDEKO GJERBË;PREKJE MOLKOTËS;O,VDEKJE GOLGOTËS!”MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.