DËSHMORI I KOMBIT XHEVAT B. QERIMI – TRIMI I MIRË ME SHOKË SHUMË

DËSHMORI I KOMBIT XHEVAT B. QERIMI –
TRIMI I MIRË ME SHOKË SHUMË

Me një pjesëmarrje masovike nga të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Natyrale me nderimet m ë të larta edhe ushtarake me 10 Janar 2020 në 27 vjetorin e përjetësisë së tij, rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan shoku ynë i idealit dhe i veprimtatisë Xhevat B Qerimi .

-Të gjithë ishim si Xhevat Qerimi, por edhe Ai ishte si të gjithë Ne.
Kjo ishte kështu sepse ne dinim ,respektonim, vepronim krahë me njëri tjetrin, për lirinë e Atdheut, ruanim e kultivonim më tej dashurinë ndaj tij, që ishte ngulitur në zemrat e mendjet tona.
Karakteri, qëndrimi i tij prej një patrioti të vërtet , bënte të veçuar edhe pse ishte shumë e vështirë ta dallosh nga të tjerët,them për gjithë djemtë e vajzat që ishin në atë kohë të rreshtuar për krahë tij.
-Nëse duhet me patjetër të flasësh-reagosh, gjithmonë duhet të jesh i përpiktë në kohën dhe momentin, përpara ( pas ) kohe, nuk do ta ketë kurrë efektin e duhur“.
-„Nuk është e thënë të jemi gjithmonë vetëm me fjalë , ato duhet të jenë të pakta, janë krejtësisht të pavlerë nëse veprimet e tua bien ndesh me atë çfarë themi“.
-„Janë sjelljet, veprimet tona ato që populli duhet të i shoh dhe të i ndëgjoj , zëri ynë duhet të depërtoj thellë në popull, e ne duhet të jemi shembulli më i mirë për bashkëkombasit tonë”. Këto ishin, disa nga qëndrimet tona, që vinin pikërisht nga goja e Xhevatit dhe shokëve që kishim në krye të lëvizjes sonë.
Për tu theksuar, ishte komunikimi dhe mirëkuptimi ynë me njeri-tjetrin! Pasi lexonim një libër, gazetë apo revistë ilegale apo shkrime të ndryshme, ato pastaj shpërndaheshin dora-dorës dhe na i shte bërë rregull gjithmonë, që ne të çfaqnim mendimet mbi përmbajtjen, çfarë ishte përpjekur të paraqiste autori tek lexuesit, këndi në të cilin e shihnim gjithsecili nga ne, pra, çdo vepër që lexohej, në fund komentohej, kjo nuk bëhej rastësisht, pothuajse „testohej“ aftësia e secilit nga ne, në bazë të kësaj edhe shpërndaheshin detyrat dhe përgjegjësitë.
Sot, kur mendoj e kthej kokën pas, nxjerr disa kujtime të asaj kohe(që unë i mbajë,gjithmonë nëkujtesë), bisedat rreth luftës për liri të kohës së largët, rrugën që ne duhej ndjekur, atë të paraardhësve tanë. Ne nxirrnim figura të ndritura të kohës, bisedonim për vështërsit që ata kishin kaluar, për trimëritë e tyre, guximin e pathyeshëm, etjen për liri e ribashkim kombëtarë etj që , gjithë atë përkushtim për të njohur dhe kuptuar më shumë nga jeta e vepra e heronjve të atdheut, siç ishin: Azem e Shotë Galica, Ded Gjo Luli, Tringë Smajli, Hasan Prishtina e shumë e shumë të tjerë, për të ja përshtatur kohës në të cilën vepronim. Flismim për luftëtarët e lirisë dhe mirë bënim, por, si ata, unë i kisha përballë gati çdo ditë bisedoja e qaja hallet e mëmëdheut, pra, isha i radhitur krahë tyre. Xhevati dhe jo vetëm ai, ishte vet Hasan Prishtina, ishte, vet Ded Gjo Luli etj. Të tjera gra e vajza, që ishin si Shotë Galica apo Tringa Smajli etj. Sot nga kujtimet e mia, ndaj këtë vlerësim e konsideratë për Xhevatin, shokët, shoqet dhe gjithë ata që ishin krah i Xhevatit dhe familjet e tyre atdhetare.
Xhevat Qerimin njoha diku kah mesi i vitit 1986, falë shokut ton të përbashkët, Irfan Musmurati, i cili ishte njeriu-shoku më i afërt i tij, kudo, çoftë edhe në mendime, ishin një e të pandarë, pra nëpërmes tij dhe besimit që kisha fituar tek shokët drejtues ilegales , unë pata fatin që të i njihja nga afër edhe shokët tjerë bashkëveprimtarë si Qemajl e Teuta Qerimin, Bajram Kadriun-Kocin, Isa e Azemine Musmuratin, Fikrie, Kadishe e Nezir Berisha, Nustret e Skënder Hajdarin, Sabit Mushinca etj.Të gjithë të lartpërmendurit qe unë njihja,i përkisnin këtij rrjeti organizativ pra unë u njoha me gjithë këtë strukturë të hekurt e të mirorganizuar dhe jo vetëm me këta, por edhe familjet tyre , që gjithëçka të tyren e kishin vënë në shërbim të luftës për liri pa kursyer asgjë për veprimtarinë kundër pushtuesit dhe shërbëtorëve të tyre, që për të gjithë neve edhe familjet tona ishin bërë frymzim për forcimin e idealit dhe luftës tonë për çlirim .
Në vitin 1989, saktësisht me 27.03.1989 u mbajt demonstrata më e madhja, për nga pesha e historisë dhe pjesëmarrjes masive të të gjitha shtresave, që nga ajo e vitit 1981.
Ishte ditë enjëte 23.03.1989 në mbrëmje, diku rreth orës 19.00, më takojnë, Xhevati e Irfani në qendër të Prishtinës, që i bie shumë pak ditë para fillimit të demostrstave popullore. Pas një diskutimi të gjatë më konfirmuan për vendimin që kishin marr shokët për Demostratën që duhet të organizohej domosdoshmërisht, në Prishtinë mënyrën se si duhej organizuar, unë në një krah bashkë me shokët Isa Musmurati e Sabit Mushica bashk me shokët e tjerë, ndërsa në krahun tjetër, Irfani e Xhevati me shokëte tyre, u vumë menjëherë në lëvizje, pa humbur çoftë edhe një çast të vetëm.
Ishte momenti të vepronim, shpejtë e saktë, të ishim një hap me kohën, e cila ishte në favorin tonë.
Momenti që ne po flisnim, fytyra e Xhevatit ishte e qeshur, është i papërshkrueshëm ai çast sepse fytyrën e tij të qeshur e shihje në shumë pak raste, gjithçka ai e merrte me seriozitetin më të madh prandaj, ajo mbrëmje ishte e veçantë për të dhe jo vetëm….
Pas kësaj mbrëmje, neve bashkë u takuam edhe të shtunën me 25.03.1989. Ishte një nga kohët më të mira, lajmi që ishte përhapur gjithandej për demonstratën që kishte marr dhenë, aq shpejtë saqë, nga njerëzit e „rëndomtë“ na bëhej thirrje për të qenë pjesë e saj! Nganjëherë edhe „dyshonim“ se mos vallë kishte ndonjë organizim tjetër dhe ne nuk „dinim gjë“!
Ishte krijuar një atmosferë vërtet e jashtëzakonshme. Pothuajse në të gjithë Prishtinën, temë bisede, ishte pikërisht e hëna e 27.03.1989, edhe në qytetet tjera ishte po e njëjta situatë.
Pas një shkëmbimi mendimesh, bisedave u erdhi fundi, ndamë detyrat, përgjegjësitë me porosinë :Sytë katër shokë, e mendjen në kokë dhe na priftë e mbara e dalshim faqe bardhë!
Krejt në fund, Irfani e Xhevati, më thanë, ne nuk do të jemi në Prishtinë, do jemi në një qytet tjetër, por ti, bashkë me Sabitin e Isën do të keni afër shokët tjerë, sapo desha të thosha ose kërkoja akoma sqarime , ata ma pritën , ti shoku Islam s’ke pse të shqetësohesh, gjithëçka është e mirë menduar dhe e organizuar, për rreth do të keni edhe shokë të tjerë, ju nuk jeni të vetëm, pra mirupafshim e dalshim faqebardhë !
Unë në atë kohë nuk e dija që Xhevati e Irfani ishin caktuar ti prinin Demonstratës në Gjilan, këtë mësova shumë javë më pas. Me sa kuptova më vonë Xhevati i përkiste grupit të Gjilanit. Ate unë e kam njohur gjithmonë më pseudonimin „Ylber“, shumë vonë kam mësuar për emrin e vërtet të tij. Edhe pse unë njihja gjithë familjen e tij, Qemajlin të vëllanë e Xhevatit,i cili ishte dikund në strukturat udhëheqëse, të paktën ky ishte konkluzioni im, sepse në ate kohë, ishte vështirë të dallohej se kush çfarë përfaqësonte, ishim të gjithë njësoj, të barabartë në të gjitha fushat.
Unë do ndaj edhe një kujtim tjetër me Xhevat Qerimin:
Pak para se të nisej më disa grupe për në Shqipëri, për stërvitje Ushtarake, Xhevati, të cilin e kishin caktuar shokët që të ishte pjesë e këtyre grupeve, bashkë me të ishte caktuar edhe Bajram Kadriu (Kocin)po ashtu shok i yni. Saktësisht nuk kujtoj datën, por di se ky ishte hapi tjetër drejtë luftës se armatosur, ku ne si popull, i pamë e i ndjemë rezultatet e saja, fale sakrificës e përkushtimit të shokëve siç ishte Xhevat Qerimi me shokë. Ne ram dakord, që një pjesë e vogël të ishte pjesë dhe ne krye të rekrutëve, kurse pjesa tjetër të vazhdonte, po me të njëjtin ritëm organizimin në të gjithë Kosovën.
Të paktë ishin- e janë si shokët e asaj kohe. Unë pata fatin ti njihja nga afër dhe të jem krahë i lëvizjes për liri e ribashkim kombëtarë (rrugë e cila ende vazhdon). Ndoshta vërtet do duhej një dorë e “fortë” për të përshkruar të gjitha zhvillimet e asaj kohe nga një njeri i cili nuk ishte brenda gjithë këtyre zhvillimeve, të jetë i lirë emocionalisht, ndryshe nga neve që vërtetë e kemi të vështirë, shumë të vështirë, formulimin, rreshtimin e ngjarjeve, sepse në çdo kohë ato ndryshonin e pasuroheshin me veprimtari aktive dhe konkrete, falë shokëve e shoqeve që na prinin, nderta edhe i ndrituri, shoku ynë i paharrueshëm, Heroi i Heshtur- Xhevat Qerimi.
Kujtim e nderë për trimin Xhevat Qerimin dhe të gjithë trimat si ai !
Suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët drejtë realizimit të qëllimit kryesor! E cila edhe është, porosi nga vet Xhevat Qerimi me shokë pra Bashkimi Kombëtarë.

Paçim përjetë kujtimin e tij!
Lavdi gjithë dëshmorve të atdheut
Islam Idrizi 09.01.2020 –

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2020 — 02:09

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.