Disa kokëtrashë, s’kuptojnë akoma edhe sot!!!

Si ka mundësi?
Disa kokëtrashë, t’mos e kuptojnë akoma edhe sot!!!
Nëse u’a thau, apo, edhe kur lexojnë, nuk arrijnë të ballafaqohen, pranojnë të vërtetën, përse janë aq të shpërqëndruar, kur bëhet fjal, për të ashtuquajturit „vëllezërit e tyre turk“!
Këta “shqipfolës” arrijnë deri aty sa të promovojnë kulturën-fenë “turkut vlla”, e cila në perendim shihet si një rrezik serioz, bile edhe vet turqit janë shumë të rezervuar, kurse shqipfolsëit, këtë gjë e bëjnë (falas) me mburrje!
-Më 10 qërshor të vitit 1878-të, u mbajtë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (për ne një datë historike) pak pas saj,Lidhja u shpërbë,u vranë,u burgosën,u përndjekën të gjithë, pjesmarrësit e edhe mbeshtetësit e kësaj ngjarëje historike.
Arsyeja ishte kjo! Lufta turko-ruse, kishte bërë që pjesa dërmuese e shqiptarëve, ti përgjigjet thirrjës së perandorisë osmane! Pa hezituar ( si sot) rreshtohen krah osmanve një numër i konsiderueshëm i tyre, e disa të tjerë të detyruar. Kështu që, kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hodhi themelet e saja, nuk kishte kush ta mbronte, sepse ata të pushkës, ishin (të pakt) në luftë për interesa (siç ndodh edhe sot) të “babaturkut”!
Kështu që Traktati i Shën Stefanit (marveshja turko-ruse) arriti të zbatohet pik për pik. Të shtrihet, sidomos në trevat shqiptare, pa pasur forcën, për ta kundërshtuar këtë marveshje që rëndon (akoma edhe sot) mbi kurrizin e shqiptarëve.
-E njëjta gjë ndodh edhe sot!
Përderisa shqiptarët përballën me sfida aspak të lehta që na sjell koha,dhe armiqëve gjithmonë e në rritje, numrit të tyre,mbrapa shpine, na bien fanatikët e “fesë-kulturës” turke apo…???
Kjo “kultur”-fe përqarëse e fyese për kohën, ka arritur deri aty sa ti ndaj vëllezërit e vërtet të një gjaku, e të fusi në familjën e çdo shqiptari, ç’orjentin,një ç’thurrje të pakuptimt.

Ky eshte vetem nje fakt,e te tille ka mjafte ne faqe te historise.

Sot ashtu si dje!
Po e nesërmja, si do të jet ???

Pal Islam Idrizi- 27.01.2020- Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2020 — 02:14

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.